SHERADIN BERISHA: MENDËSIA NDJELLAKEQE NDAJ MARGATËS SONË!

Pashtriku, 15 tetor 2020: (Reagimi është bërë më 14 tetor 2019) –
“Kokëfortësia në mendime ashtu si gjaknxehtësia është tipar i sigurtë i budallallëkut” – Honore de Balzak (1799 – 1850)!
***
Dje në rrjetin social FB, Halil Òªadraku, duke sjellur në vemendje të lexuesve një shkrim të gazetës ‘Epoka e re”, lidhur me helmimin e 26 zyrtarëve në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve në Prishtinë, ka bërë edhe një koment fyes dhe denigrues për mërgimtarët tanë, të cilët kanë votuar me postë (nga jashtë), në zgjedhjet e 6 tetorit 2019!

Halil Òªadraku duke i paragjykuar votat e mërgimtarëve që kanë ardhur me postë, si vota për LVV-në, shkruan (citoi): “Asnjë votë nga jashtë nuk duhet numëruar, ata që janë në Kosovë votojnë fatin e vet, ose si në këtë rast, me votimin e LVV-së, fatkeqsinë e vet… Koka në gurbet e bythët në Kosovë, dihet se qka del nga to …”
Me këtë rast heshtja i bën shumë dëmë shoqërisë sonë, prandaj vendosa të reagoj! Për faktin sepse mërgata jonë në çdo periudhë historike ka dhënë kontribut të veçantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Dhe njëri prej mërgimtarëve që dha kontribut në këtë drejtim, madje duke iu bashkuar edhe radheve të UÒªK-së është vetë Halil Òªadraku!
Përveç këtij fakti, mërgimtarët tanë, (ashtu si para luftës edhe pas luftës – deri me sot) vazhdojnë të jenë burim i rëndësishëm i të ardhurave në Kosovë përmes bizneseve të tyre, shumave të mëdha të mjeteve financiare që i sjellin për familjet e tyre, dhe të gjitha këto mjete janë burim i rritjes ekonomike në vend! Të dhënat e fundit të Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), tregojnë se mërgata (diaspora) jonë vetëm gjatë vitit 2018 ka sjellur mbi 800 milionë euro në Kosovë!
Prandaj është e padrejtë t’i mohohet mërgimtarëve tanë e drejta për votim!
***
ROLI I MËRGATËS NË HISTORINË TONË!
Qysh në shekullin XIX, gjegjësisht para dhe gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 – 1881) brumi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare është gatuar në mërgim nga rilindasit tanë: vëllezërit Sami, Naim e Abdyl Frashëri, Jeronim De Rada, Pashko Vasa, Konstandin Kristoforidhi, Motrat Qiriazi, Elena Gjika, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Hil Mosi, Faik Konica, Mihal Grameno, A.Z.Cajupi, Ndre Mjeda, Asdreni, Josif Bageri, e shume e shume të tjerë!
Kjo plejadë e rilindasve, me idenë e Kombit u bënë udhërrefyesit dhe frymëzuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për çlirim e shtetndërtim, në periudhat: 1881-1889; 1900-1908; 1908-1912; 1912-1914; 1914-1918; 1919-1929; 1929-1939; 1939-1945; 1945-1948; 1948-1968; 1968-1981; 1981-1989; 1990-1997.
Të gjitha këto periudha me plotë mund e sakrifica u finalizuan me luftën e Ushtrisë Òªlirimtare të Kosovës (1998 – 1999). Në këtë periudhë luftë rolin kryesor në financimin, mobilizimin dhe fuqizimin e UÒªK’së e kishte mërgata jonë e organizuar: në Europë, SHBA, Kanada, Australi, e gjetiu në botë.
Me këtë rast dua të veçoj disa personalitete, të cilët me vite vepruan në mergim, ndërsa gjatë luftës 1998-1999, iu bashkuan radhëve të UÒªK-së dhe në fushëbeteja me forcat armike serbe ranë dëshmorë. Ata janë: Fehmi e Xhevë Lladrovci, Bekim Berisha – AB’ea, Ilaz Kodra, Abedin Rexha, Agim Ramadani, Agim Bajrami, Xhemajl Fetahaj, Sali Çekaj, Safet Peci – Boletini, Shpend Berisha, Selver Maçkaj, Bafti Haxhiu, Gani Saramati, Zejnullah Zejna etj.etj.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

KISHK: MEMORANDUM

Bern, 10 nëntor 2018: -Kombeve të Bashkuara: -Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara; -BE-së dhe Instancave të…