POLITIKA NË SHQIPËRI …

Politika në Shqipëri është mashtrim, korrupsion, zullum, hajni e tradhti

Nga Skënder Sadri KAPITI

 Pse është thënë e thuhet se politika është “lavire”?!

Politika kanë thënë mendimtarë madje, se ajo është si lavire, dhe kjo nuk është thënë kot, sepse lavirja gënjen, mashtron dhe se lavirja është lavire sepse ajo është e pandershme dhe tradhton. Dhe prandaj edhe një filozof i madh ka thënë se politika është aktivitet i cili punon pandershmërisht kundër demokracisë, pra kundër popullit.

Dhe po kështu politika aktuale në Shqipëri a nuk është ajo e cila faktikisht mashtron, gënjen dhe premton për të mashtruar, për të gënjyer e tradhtuar?

Dhe prandaj duke qenë e tillë politika 25 vjecare e derimësotme e tranzicionit si një politikë mashtruese, amorale, korruptive, tradhtare e intersave publike e kombëtare, dhe prandaj kjo politikë nuk pranon individë më dinjitet e me personalitet, të aftë e patriotë. Dhe nëse në politikë angazhohen individët   me moral, me dinjitet, patriotë e kombëtarë ata sapo mësojnë e shohin se politika është e sillet si kundramorale, korruptive, antipublike, hajdute dhe e papërgjegjshme ata largohen nga politika.

Politika shqiptare ne teresi  është politikë antivlerash, është antipatriotike, antidemokratike, amorale, e pabesë, hipokrite, mashtruese e cila promovon servilizëm, egoizëm, korrupsion, hajni, mashtrim, tradhti e papërgjegjshmëri;politikë që vuan nga kompleksi i inferioritetit deri në atë shkallë sa që  politikanët shqiptarë sapo reralizojnë qëllimet dhe interesat e veta, sapo ngjiten lart dhe arrijnë në majat e politikës e të  pushtetit ata  braktisin antarësinë e partisë, braktisin demokracinë dhe punojnë vetëm për interesin personal. Ata harrojnë dhe injorojnë edhe besnikët dhe mbështetësit e vet që e mbështesnin dhe e përkrahnin në ditët kur ata kishin aq shumë nevojë për ta.

Sapo politikani shqiptar realizon egoizmin e tij tinzar për të kapur postin e kryetëparit,kryeministrit, deputetit, drejtorit,kryebashkiakut dhe ndonjë post e detyrë  menjeherë shpëthen dhe i zbulohet atij karakteri i vërtetë i tij që është  MOPSMIRËNJOHJA  (MOHIMI I KONTRIBUTEVE DHE I VLERAVE TË TË TJERËVE, DHE MOSMIRËNJOHJA EDHE PËR VOTUESIT QË E VOTUAN), dhe mosmirenjohja është poshtërsia më e madhe njerëzore.

Zhgënjimi më i madh për moralitetin dhe intelektualitetin e vërtet profesionist, akademik e patriotik; zhgënjimi më i madh per personalitetin dhe dinjitetin njerëzor është injorimi, mohimi dhe tradhtia që atyre u bën politika. Dhe prandaj intelektualët shqiptarë nuk aktivizohen në politikë sepse ata i kërcënon, i përjashton dhe i persekuton injoranca, halabakëria, korrupsioni, servilizmi, paaftësia dhe harbutëria politike kur këto të fundit marrin kompetencat e politikanit, shtetarit, dijetarit, gjyqtarit, profesorit etj. Intelektualët e mirëfilltë shqiptarë nuk aktivizohen në politikë sepse ata e njohin mirë politikën shqiptare dhe prandaj intelektualët e mirëfilltë,kompetenca dhe merita braktisin Shqipërinë dhe  kalojnë në indiferentizëm e heshtje.

Viti 2015, dhe a nuk i verteton koha dhe realiteti i këtyre 25 viteve këto që i citova më lart si karaktere për politikën dhe për politikanët shqiptar?

Kur koha nxjerr në pah, në dritë dhe në publik ato që nuk diheshin dhe nuk kishte informacion; kur koha dhe drejtësia  nxjerrin në dritë fakte dhe argumente që vertetojnë anën tjetër të medaljes,  të vërtetat e padëshiruara dhe të fshehtat korruptive e të pandershmërive, mashtrimet e tradhtitë  e politikës, shtetarit, pushtetarit  e politikanit atëhere edhe opinioni ndryshon  duke  reflektuar, braktisur  dhe  ndëshkuar  politikën,korrupsionin dhe   bartësit, ortakët e ortakërinë me ta.

Edhe ata të cilët heshtin, nuk kundërshtojnë politikën e keqe dhe rrinë indiferent karshi të vërtetave  të dëmshme dhe dëmqarëve, si dhe fanatikët që mbrojnë mekatarët e zullumqarët politikë , atëhere edhe  ata janë fajtorë dhe mëkatarë njolloj si ta.

Ky realitet i rëndë politik kërkon gjithmonë ndryshimin, sepse   ndryshimin është në antitezë me të vjetrën politike penguese, bllokuese, korruptive, egoiste dhe e interesit vetëm personal pasi politika shqiptare, politikanët dhe partitë politike shqiptare nuk kanë apo kanë pak moral, nuk kanë ndjesi humane, nuk kanë sinqeritet me publikun, as për kombin e as atdheun.

Politika në Shqipëri  është e pabesë, intrigante; është politikë e korruptuar dhe e interesuar verbërisht vetëm për përfitime e interesa personale; është politikë egoiste e cila përjashton talentin dhe meritën; është politikë pazaresh e matrapazlleqesh e cila punon korruptivisht dhe pandershmërisht kundër popullit,  ligjit e demokracisë.

Duke qenë e tillë prandaj edhe Shqipëria mbeti në udhëkryq, e zhytur në korrupsion, e pa zhvilluar dhe e paintegruar. Duke qenë këto tiparet e politikës shqiptare,këto janë edhe shkaqet se përse Shqipëria mbeti dhe  është akoma në krizë e udhekryq prej shumë  vitesh tranzicion.

Me politikë dhe prej politikës së vjetër në Shqipëri kanë përfituar hajnat, të korruptuarit, amoralët, të pamerituarit, injorantët, servilët dhe mashtruesit e keqbërësit politik e publik që kanë qenë e janë në krye të politikës dhe që kanë qenë e janë në krye të Partive politike si dhe pushtetarët e shtetarët që kanë kapur e rrëmbyer vulë e poste shtetërore.

Aktualisht Shqipëria dhe shoqëria shqiptare ndodhet në udhëkryq prej korrupsionit. Korrupsioni është shtrirë thëllë e gjërë dhe është vështirë që ai të luftohet, pastrohet e të cmontohet.  

Shoqëria dhe njerëzit  duhet të ndërgjegjsohen , të mos mashtrohen e mos të mbështesin, por të  rrinë gjithmonë vigjilent dhe në rastin kur zbulohet hipokrizia, mashtrimi e djallëzia, korrupsioni dhe qëllimi i mashtruesve politik e publik, demokracia nuk duhet të vonohet por shoqëria duhet të reagojë si antipolitikë, duhet t’i ndëshkojnë e t’i braktisë ata, t’i shfronësojë nga pushteti e autoriteti dhe jo si në Shqipëri që politika ka vite që zhagitet dhe vetëm sa përkeqëson, bllokon e pengon.

Demokracia nuk duhet t’u qëndrojnë besnik mashtruesve politik e publik, por në rastin  sapo t’i mësohen  tradhtitë e pabesitë e politikes, demokracia duhet  t’i tradhtojnë ata, pra duhet që të “tradhtohet” tradhtia.

Opinioni dhe votuesit  gjithmonë  duhet të ndërgjegjsohen dhe të orientohen drejt, duhet   të zgjedhin dhe t’i besojnë një elite të re politike pa vese  dhe pa trashëgimi dhe e pa infektuar nga korrupsioni, hajnija,zullumet,krimi e tradhtia; opinion dhe votuesit  duhet të tregohen vigjilent dhe të mos vazhdojnë të mbeten pre e atyre të cilët i kanë mashtruar dhe që i kanë përdorur si material njerëzor për interesa e për përfitime personale.

Antivlerat e politikës shqiptare janë  korrupsioni, egoizmi dhe inteteresi i verbër personal. Dhe kjo politikë ka infektuar rëndë shoqërinë shqiptare aq sa edhe pjesa më e ndershme, me fisnike, patriotike dhe moralisht e shëndetshme nuk ka më besim, madje nuk ka besim  as te ata elitarët e rinj të politikës sepse i paragjykon sipas praktikës dhe kulturës negative që ka injektruar  politika e keqe  se: ata që merren me politikë  shohin dhe synojnë që me politikë të pasurohen e të bëhen milionerë; me politikë synohet të fitohet vetëm privilegj si shans i artë  për pasurim të shpejtë e te paligjshëm; me politikë fitojnë vetëm politikanët dhe akrabaja familjare e fisnore e tyre; me politikë dhe prej politikës fitojnë të korruptuarit dhe madje prej politikës u jipet shansi që të fitojnë e të korruptohen edhe ata  të cilët sapo të kapin postin e deputetit, ministrit,drejtorit, administratorit e të dikushit brënda dhe pranë oborrit të pushtetit.

Durrës Tetor 2015

Shënim: Kjo është për atë se çfarë është politika. Por nëse populli zgjedh vazhdimisht në krye të vëndit të korruptuarit, hajdutët, tradhtarët, zullumqarët, halabakët, pra nese populli zgjedh në krye të punëve të këtillët, të keqen dhe të këqinjtë, atëhere ai popull nuk është më viktimë që e pëson prej tyre, por është  ortak me ta. Dhe në këtë rast vuajtjet e pësimet i vijnë si meritë. Edhe nëse populli gabon, atëhere ai paguan me meritë për gabimin e vet, ai fiton me merite atë që ai zgjedh e që punon.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura