Pashtriku, 6 Prill 2020: (Në rrjetin facebook, është publikuar më 2 prill 2020) – Milionerët e politikës: thaçi, veseli, haradinaj, mustafa, limaj, vuçiq me listën serbe etj., më 25 mars 2020 në Kuvendin e Kosovës e rrëzuan qeverinë në krye me Albin Kurtin, një qeveri e cila për 50 ditë u dëshmua se është e vendosur në ndërtimin e infrastrukturës ligjore për luftimin e nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar!
Kjo klasë e korruptuar PLAN, për 20 vjet rresht me një pushtet të ricikluar vendin e ka “bluar” dhe në këtë mënyrë atë e ka shndërruar në plaçkë e leckë – duke u pasuruar, ndërsa popullin e ka varfëruar!
Është anakronike madje dhe jo historike, rikthimi në pushtet i një klase të tillë politike, në këtë situatë kritike!
Rrjedhimisht një rikthim i tillë është i patoleruar, për mendjen e arsimuar, në këtë situatë të rënduar! Për më tepër një prapakthim në këtë drejtim është një dështim në vazhdimin e reformave për konsolidimin e institucioneve për ndryshim!
Tashmë nuk mjafton vetëm demaskimi i aktorëve të nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar! Kërkohet mposhtja e tyre me forcën e ligjit!!
– Si mund të bëhet kjo?!
– Me reforma të thella në ligjin zgjedhor, në drejtësi, prokurori, polici, AKI etj.
– A mjaftojnë këto reforma?
– Jo nuk mjaftojnë?
– êka duhet bërë më shumë se kaq?!
– Të Inicohet një diskutim i gjerë publik për ndryshime të nevojshme në sistemin politik!
– Të cilit sistem?
– Të sistemit që u ndërtua me pakon e Ahtisarit!
Për këtë çështje kam shkruar shumëherë.
Në vijim ju ftojë të lexoni:
SHERADIN BERISHA: KUSHTETUTA E AHTISARIT – GJENERATORI I KRIZAVE QEVERITARE NË KOSOVË! URGJENTISHT TË NDRYSHOHET!
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=9867
***
Në mungesë të reformave të lartpërmendura, klasa e milionerëve të politikës “PLAN” e kanë kapur: drejtësinë, prokurorinë, policinë, AKI-në, etj., ndërsa kushtetutën e Ahtisarit e kanë (keq)përdorur për forcimin e pushtetit të tyre!
Këto dy ditë (pas rrëzimit të qeverisë Kurti) Hashim Thaçi në pozitën e presidentit, në koordinim me partitë politike PLAN + Pakicat, duke e (keq)përdorur kushtetutën e Ahtisarit, po përpiqen të formojnë një qeveri të re, pa shkuar në zgjedhje, pas kalimit të pandemisë Covid-19.
Të gjithë kryemilionerët e PLAN’it, veseli, mustafa, haradinaj, limaj, pakicat, janë deklaruar për formimin e një qeverie të re, kundër shpërndarjes së parlamentit dhe kundër mbajtjes se zgjedhjeve të reja!
Ndërkaq në korrik të vitit 2019, kur kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje, të njejtit milionerë të partive PLAN ishin kundër formimit të një qeverie të re (siç po kërkojnë tani) dhe e shpërndanë kuvendin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, që u mbajtën me 6 tetor 2019! Ramush Haradinaj edhe pse kishte dhënë dorëheqje, pozitën e kryeministrit e ushtroj deri ne shkurt 2020!
Kjo s’do koment!!!
***
Sa per ilustrim në vijim lexoni shkrimet që kanë të bëjnë me deklarimet e kokave të PLAN’it, nga dita e dorëheqjes së Ramushit (me 19 korrik 2019) deri në shpërndarjen e parlamentit nga Hashim Thaçi, më 22 gusht 2019:
***
Haradinaj jep dorëheqje, ftohet nga Gjykata Speciale / 19 korrik, 2019
https://www.evropaelire.org/a/haradinaj-jep-doreheqje/30065096.html?fbclid=IwAR1t2anm7Bdz9F1c6JVvgWKvqnulCmC-Cf2qVn16yneh0C4EOQtVNdAn6Tg
***
LDK kërkon nga presidenti Thaçi t’i nisë konsultimet për datën e zgjedhjeve
19 korrik, 2019
https://www.evropaelire.org/a/30065450.html
***
Kurti fton Thaçin të caktojë datën e zgjedhjeve
20 korrik, 2019
https://www.evropaelire.org/a/30066278.html
***
Përmes një letre, Haradinaj i njofton krerët e institucioneve për dorëheqjen
22 korrik, 2019
https://www.evropaelire.org/a/30069393.html
***
Limaj: Nuk do të jemi pjesë e Qeverisë Teknike, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet
25 korrik 2019
https://zeri.info/aktuale/338453/limaj-presidenti-t-i-shmange-zgjedhjet-e-parakohshme/?fbclid=IwAR3skrI2G9YDt1NXHqe-bJHstGL_Q1pYtgP5MiojgrkKz8fcv6w4G4_L_9c
***
Thaçi kërkon mandatar për kryeministër, Veseli shpërbërjen e Kuvendit
02 gusht, 2019
https://www.evropaelire.org/a/presidenti-pan-kandidati-per-kryeminister/30089045.html?fbclid=IwAR2xQHpwmNJqaRolwx7d-C7Edg1YB26cfledxjnPxVSfJqazJStZxX0IZE4
***
Me 22 gusht 2019 shperndahet Kuvendi i Kosoves:
https://youtu.be/YjANc7t9QJE
***
Kuvendi i Kosovës shpërndahet më 22 gusht 2019
05 gusht, 2019
https://www.evropaelire.org/a/kuvendi-shperberja-seanca/30093092.html?fbclid=IwAR38kEagZhGybKDN5XnsZUK1zWncXai0pzvWUBXeUT3yN_qJANABy3xQ6Os
Postime të Lidhura
RUPERT NEUDECK: SHTETI I KOSOVËS ËSHTË NË DUART E POLITIKANËVE KRIMINALË DHE ATA DUHET TË SILLEN PAS GRILAVE!
Pashtriku.org, 31. 03. 2015- Rupert Neudeck, humanist gjerman, bashkë-themelues i Komitetit Cap Anamur dhe kreu i “Helmetave të…
FAHRI DAHRI: LARG PROVOKIMEVE PËR NXITJE NDËRETNIKE!
Itali, 5 Qershor 2019: Në shkrimin e sotëm do të ndalem në shtjellimin e temës sa të habitshme,…
FAIK SMAJLI: SHQIPTARËZINJTË DHE ÇLIRIMTARËT
(Londër, 14. 02. 2012) – Çdo popull në gjirin e vet ka pasur dhe mbase mund të ketë…
DILAVER GOXHAJ: KUR FJALA DHE PUSHKA BËHEN BASHKË
Tiranë, 13 janar 2018: Me rastin e 19 vjetorit të vënies në funksionim të agjensisë së lajmeve “Kosovapress”…