SHERADIN BERISHA: NË PREKAZ, TE KULLA E HAMIT JASHARIT!

Pashtriku, 3 mars 2020: Prekazi i Poshtëm shtrihet rreth 2 km në lindje të Skënderajt. Është vendbanim i ndarë në lagje, i shtrirë në kodrina dhe lugina. Para luftës fshati kishte 220 shtëpi, me 1630 banorë shqiptarë. Gjatë luftës janë djegur e shkatërruar 178 shtëpi dhe objekte të shumta ekonomike, ndihmëse dhe të tjera.
Për të shkuar në Prekaz, nuk është shumë vështirë, në kthesën e parë sapo e kalon Skënderajin, në krah të djathtë të rrrugës së asfaltuar, është i vendosur mbishkrimi “Bac u kry!”.
Në hyrje të fshatit, para Kompleksit Memorial “Adem Jashari” ndodhet Kulla Memoriale e Hamit Jasharit (e familjes së Gjeneral Musa Jasharit), e cila në Betejën e Lavdishme të 5 – 7 marsit 1998, ishte fortesa e parë që u përballë me forcat ushtarake-policore serbe! Gjatë kësaj rezistence të fortë ranë dëshmorë 12 anëtarë të familjes së Hamit e Sala Jasharit, dhe 3 anëtarë të familjes Halili & Bazaj.
***
1. Hamit Jashari 1934 – 1998
2. Sala Sheremet Jashari 1943 – 1998
3. Sadik Hysen Jashari 1932 – 1998
4. Afije Hysen Jashari 1938 – 1998
5. Hamdi Sadik Jashari 1960 – 1998
6. Elfije Sadik Jashari 1963 – 1998
7. Fatime Sadik Jashari 1970 – 1998
8. Ramiz Sadik Jashari 1974 – 1998
9. Qerim Hus Jashari 1944 – 1998
10. Hajrije Zymer Jashari 1957 – 1998
11. Shahin Qerim Jashari 1973 – 1998
12. Ukshin Qerim Jashari 1976 – 1998
13. Isak Halili 1934 – 1998
14. Fatime Bazaj 1978 – 1998
15. Smail Bazaj 1980 – 1998

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorët e Kombit!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura