Pashtriku, 30 dhjetor 2019: Politikanët vijnë në pushtet me premtimin se do të jenë në shërbim të qytetarëve! Por, politika shpeshherë i korrupton ata, sepse shumica prej tyre si njerëz ‘syuritur’ nuk i venë ‘pritë’ lakmisë për fitim pa limit!
Shkrimtari gjenial francezë i shekullit XIX-të, Honore De Balzaku (1799-1850), ka një thënie epokale: “Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh”!
Në Kosovë kemi politikanë super të pasur, të cilët para luftës kanë qenë të varfër, pra ‘nuk kishin’ – siç thotë një fjalë e urtë në Vërri – ‘as kiç as viç’!
Prandaj politikanët milionerë që nuk e arsyetojnë burimin e pasurisë, konkretisht ata që u pasuruan me abuzime të ndryshme, me korrupsion e krim të organizuar (duke u ricikluar për 20 vjet rresht në pushtet), sipas ligjit duhet të ndalohen, të hetohen, të gjykohen dhe në fund të dënohen!
Dhe jo vetëm kaq!
Kësaj klase politike duhet t’i konfiskohet e gjithë pasuria, (e tundshme dhe e patundshme) që e ‘fituan’ me dredhi, kusari e hajni! Pa e pastruar këtë baltë të shtresuar politike, nuk mund të ketë ndryshim për zhvillim e përparim në vendin tim!
Për këtë rrjedhë pa humbur kohë Qeveria e Re duhet ta bëjë:
A. ndryshimin e kushtetutës së Ahtisarit;
B. reformë substanciale në ligjin për zgjedhjet;
C. reformë në administratë dhe agjensitë publike;
D. reformë në gjyqësi;
E. reformë në prokurori;
F. reformë në polici;
G. reformë në AKI.
***
GJENEZA E KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR NË KOSOVËN E PASLUFTËS!
Korrupsioni dhe krimi i organizuar përkufizohet si shpërdorim i pushtetit për përfitime personale, duke filluar nga mitmarrja në administratën e shtetit, për të vazhduar me marrëveshjet e fshehta në prokurimet shtetërore të tenderimeve për veprimtari të ndryshme ndërtimi nga kompanitë e politikanëve dhe firmat e klientëve të tyre, që i financojnë fushatat zgjedhore të partive politike; me përvetësimin dhe abuzimin e fondeve publike në të gjitha nivelet e pushtetit (buxheti i Kosovës dhe ai i komunave), siç është rasti me ndërtimin e autostradës Morinë – Prishtinë dhe Prishtinë – Shkup…; privatizimi dhe shitja e aseteve publike – kombëtare, kazinot, reketimi, kontrabanda me cigare, derivate të naftës, etj.etj.
Rrjedhimisht mund të thuhet se, të gjitha partitë që ishin në pushtet (LDK, PDK, AAK, NISMA, AKR, LISTA SERBE etj), e që abuzuan me këto veprimtari publike, cilësohen si grupime e struktura të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në një dokumentar të përgatitur në vitin 2012 nga organizata “êohu” dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese, me titull: ’KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR NË KOSOVË’, rezulton se, të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë (2001 – 2012) në bashkëveprim me oligarkë të koorporatave të huaja, dhe mentorë të shumtë që veprojnë në kuadër të UNMIK-ut, EULEX-it, UNDP’is, Agjensionit për Privatizim etj.etj., ishin dhe janë bartësit e krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Kosovë!!!
Ky trend i kriminalitetit ka vazhduar edhe në vitet 2012 – 2019, nga partite politike në pushtet:
1. PDK-AKR, 2011-2014;
2. PDK-LDK, 2014 – 2017; dhe
3. PDK-AAK-NISMA/PAN-i … 2017-2019.
***
Shikoni me kujdes shtatë pjesët e dikumentarit: KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGNIZUAR NË KOSOVË! (I – VII)
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 1
https://www.youtube.com/watch?v=KlmtXGlA8g0
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 2
https://www.youtube.com/watch?v=rhv8pnJVMKM
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 3
https://www.youtube.com/watch?v=rw6JNsXXBGk
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 4
https://www.youtube.com/watch?v=eXxfDwTGSQw
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 5
https://www.youtube.com/watch?v=J4mWIoxBuE0
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 6
https://www.youtube.com/watch?v=p9zdLdTQ07E
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 7
https://www.youtube.com/watch?v=1bFAH8QPHPc
———-
Ndërkaq këtu mund ta shikoni dokumentarin në tërësi (1 – 7 pjese)
https://www.youtube.com/watch?v=7o-SLpWkkn0
***
Ambasadori britanik Ruairi O’Connelli ngre alarmin: Punësimet familjare po shkatërrojnë institucionet e Kosovës!
Shqiptarët gjithë andej po sillen njësoj kur vijnë në pushtet… në Shqipëri… në Kosovë… në Maqedoninë Perendimore… përveç që vjedhin … na falni i marrin lekët … eurot… ose denarët nga xhirrollogaritë e dikasterave që udhëheqin…nuk kanë kapacitet intelektual për të udhëhequr me dikasterët që drejtojnë …thjeshtë nuk dijnë …por forca e pushtetit u mundëson që ta përdorin dhe të punsojnë familjarët…dashnoret …dashnorët e grave të tyre … Por edhe më keq ambasadori britanik Ruairi O’Connelli thotë se janë edhe të pakualifikuar…!
Shikoni videon, Ruairi O’Connelli: Punësimet përmes lidhjeve politike!
https://youtu.be/emtjc5sKRHE
***
Në vijim shikoni me kujdes edhe dëshmi të tjera:
Punësimet partiake nëpër institucione!
https://kallxo.com/…/analize/punesimet-partiake-neper-inst…/
***
Shtabi i milionerëve (pjesa e parë)
https://youtu.be/gDTQrM5H2t4
***
Shtabi i milionerëve (pjesa e dytë)
https://youtu.be/11SOKHNpseU
***
Lidhja e terminaleve (Hashim Thaci – Isa Mustafa &Co.)
https://youtu.be/8SL-wLMpdDw
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: NË VEND TË URIMIT 2015!
Pashtriku.org, 09. 01. 2015 – (Ua kushtoj guximtarëvet të gazetës SHARLI EBDO. „Je sius CHARLIE HEBDO“) – Pyetja…
VAXHID SEJDIU: NËNTË MAJI!
Zvicër, 09. 05. 2016: … të burgosurve shqiptarë, ish- ushtarë të UÇK-së, veprimtarë të çështjes kombëtare, luftëtar lirie,…
POLITIKA DHE LUFTA
POLITIKA DHE LUFTA Nga Sheradin Berisha, FB 15.012.2022 – Pashtriku 14.01.2023 “Politika nuk ka lidhje me moralin” –…
GJOKË DABAJ: NJË I RREJSHËM DRITAN I VOGËL, RREJSHËM E “SHPËTON†MALIN E ZI
Durrës, 2 shtator 2020: Në historinë e Malit të Zi është shumë i njohur i Rrejshmi Shqepani i…