SHERADIN BERISHA: NJË APEL – PËR VOTUESIT NË ZGJEDHJET E 12 DHJETORIT 2010! (NGA ARKIVI I PASHTRIKU.ORG)

Pashtriku.org, 25. 10. 2015: (Një reflektim për këndellje!) – Më 5 dhjetor 2010 (vetëm një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit) u kam bërë një APEL votuesve me Titull: “Mos u gëzoni as mos u hidhëroni për fitoren apo humbjen e tyre”. E kisha fjalën për këtë soj politikanësh, që i shihni në foto (Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Ramush Haradinajn dhe Behgjet Pacollin)! Në këtë apel përveç që kam nënvizuar se, “zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 – janë manipulim i radhës…! (gjë që ndodhi realisht!!) kam pasqyruar edhe arsyen e shkaktimit të krizës institucionale dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke parashikuar njëkohësisht negociatat dhe marrëveshjet e reja me Serbinë. Dhe ato negociata për fat të keq ndodhën gjatë viteve 2011 – 2015, fillimisht midis Edita Tahirit – me Borko Stefanoviqin (të cilat nuk ishin teknike, por politike), për të vazhduar me Hashim Thaçin&Ivica Daçiqin, e pastaj me Isa Mustafën&Aleksandër Vuciçin, dhe rrjedhimisht nga këto negociata tashmë kemi marrëveshjen për “ZAJEDNICËN” e cila nëse jetësohet do ta rrënon përfundimisht sovranitetin dhe integritetin e brendshëm të Kosovës…!!!
***

Në vijim lexoni me kujdes APELIN tim në këtë foto:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura