SHERADIN BERISHA: PAS 8 QERSHORIT NIS ZHGËNJIMI! MISIONI I MASKAVE DO TË JETË: ‘SHITJA – PRIVATIZIMI I PASURISË KOMBËTARE DHE NEGOCIATAT E REJA ME SERBINË!

Pashtriku.org, 01. 06. 2014 – Për 15 vjet rresht pas luftës në Kosovë, kemi parë se si lidershipi i partive “rivale” politike PDK – LDK – AAK – AKR…etj., gjatë zhvillimeve të ndryshme politike, e veçanërisht gjatë fushatave elektorale dhe debateve të shumta televizive (si këto që po zhvillohen këto ditë për zgjedhjet e 8 qershorit), nuk kursyen fjalë për të artikuluar sa më shumë premtime boshe, por edhe akuza dhe kundërakuza ndaj njëri tjetrit, për të joshur elektoratin e varfër. Shikuar nga ky prizëm, “lufta” për pushtet këto parti i bënë të ndryshëm dhe “armiqësorë” në sy të opinionit publik, ndërkohë që në jetën e përditshme shefat e tyre (këta maska/renjë): Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Behgjet Pacolli…, bashkëpunojnë mirë me kompanitë dhe firmat e shumta, të regjistruar në emër të vëllezërve, fëmijëve, të afërmve dhe miqve të tyre, e të cilat përfitojnë tendere shumëmilionëshe (nga paratë publike) për ndërtimin e rrugëve, shkollave, shesheve, qendrave sportive, ndërtesave shumëkatshe etj. Tashmë është bërë i ditur fakti se, kjo garniturë politikanësh me strukturat e sajë kriminale i menaxhon të gjitha kazinot (bixhozet), bastoret etj., në Kosovë, se janë zhvatës të haraqit e përfitues nga kontrabanda me cigare, narkotikë, derivate të naftës etj., duke bashkëpunuar edhe me politikanët e vendeve fqinje, dhe nga të gjitha këto veprimtari të ligjshme e të paligjshme – kanë bërë pasuri përrallore.
Për më tepër ky soj oligarkësh, duke shfrytëzuar fuqinë e pushtetit, kanë ndërtuar hotele e lokale të natës për punë biznesi, shtëpi shumëkatshe e villa superluskoze në vendet më atraktive të Kosovës. Po t’i vizitoni lagjet e Prishtinës: Veternikun, Taslixhen, Arbërinë, Dardaninë, etj., apo Liqenin e Badofcit, Malet në grykën e Rugovës, Malet e Sharrit – Brezovicën, Parkun Kombëtar në Prevallë etj, etj., do të shihni se sa mirë e rahatshëm bashkëjetojnë këta MASKA/renjë, ndërkohë që shumica e popullatës janë të papunë, jetojnë në varfëri dhe përballen çdo ditë me skamjen!

PARTITË POLITIKE SI KOMPANI BIZNESI, SHEFAT MANIPUALTORË DHE ROBOTIZIMI I VOTUESVE!
Nga të gjitha zgjedhjet e pasluftës në Kosovë e deri më sot, kur po zhvillohet fushata e partive politike për zgjedhjet e 8 qershorit 2014, kam mësuar mirëfilli se, politika dhe politikanët nuk kanë asgjë të përbashkët me moralin, ndërsa ata/o politikanë, që i përmbahen parimeve të moralit, kam vënë re se, nuk janë të përshtatshëm nga ky “sistem demokratik” kushtetues (sui generis), që u ndërtua mbi bazën e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare, e të çimentuar me rezolutën 1244…, dhe me pakon e Ahtisaarit.
Gjithashtu, kam mësuar se, një lider partiak që aspiron ta marrë pushtetin, duke përdorur fuqinë e fjalës (si retorik demagogjike) – duhet të dijë të gënjej, të manipulojë, të jetë intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe të shtiret tërë kohën para opinionit publik, se gjoja po punon për mirëqenjen e popullit dhe zhvillimin e vendit. Dhe ata që mashtrohen (nga demagogë e manipulatorë të tillë), janë kryesisht njerëzit e thjeshtë, të cilët fjalët e tyre i përceptojnë si vepra të përkryer, pa e “vrarë” mendjen shumë se po gënjehen vazhdimisht! Në këtë kontekst mund të themë se, ndershmëria dhe sinqeriteti, si dy cilësi substanciale të njeriut, në politik’bërjen e këtij lidershipi maska /renjësh, s’kanë asnjë vlerë!
Tashmë duket qartazi edhe për miopët, se me këtë “sistem demokratik” partitë politike kryesore në Kosovë: PDK-LDK-AAK-AKR, janë shndërruar në kompani e firma biznesi, ndërsa liderët e tyre: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli, janë bërë shefa e bosa të kësaj strukture, ndërkohë që populli “elektorati” është robotizuar në “bagëti të mirëdisiplinuar vetëm për të votuar”!
MISIONI I MASKAVE ËSHTË – PASURIMI I TYRE, SHITJA& PRIVATIZIMI I PASURISË KOMBËTARE DHE NEGOCIATAT E REJA ME SERBINË!
Duke pasur parasysh listën e kandidatëve (të të gjitha partive politike) që garojnë për kryeminstër dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, kam bindjen e thellë se, misioni kryesor i shefave (lexo maskave) në ekzekutivin dhe legjislativin e ri, do të jetë:
– realizimi i agjendave të ndryshme ndërkombëtare,
– shitja dhe privatizimi i pasurisë (aseteve) kombëtare, tek oligarkët (makro-vjedhësit) e huaj,
– dialogu dhe negociatat (marrëveshjet) e reja me Serbinë,
– zhvillimi i korrupsionit dhe nepotizmit në institucione,
– Përfitimi i parasë publike përmes tenderëve milionëshe, nga kompanitë (firmat) e tyre,
– ndërtimi i hoteleve, lokaleve, villave superluksoze…, në vendet më atraktive të Kosovës, etj.etj.

***
Dhe nuk do të ketë realizim të premtimeve:
– “Fondin për punësim,
– 200 000 vende të reja punë,
– 1000 ero rrogë,
– heqja e TVSH’së…,
– rritjen e mirëqenjes sociale”,
e shumë gënjeshtra të tjera, të bëra nën slloganet:
– “Misioni i Ri”,
– “Vetëm ne mundemi”,
– “Drejtimi i Ri”,
– “Ne kryjmë punë”,
– “Ne mbajmë fjalën”… etj.etj.
***

Për të argumentuar këto fakte, me këtë rast po citoj një thënje profetike të publicistit, shkrimtarit dhe politikanit të shquar kroat, Bruno Bushiç (Bruno Bušić 1939 – 1978), i cili më 16 tetor 1978, vritet nga UDB’a jugosllave në Paris të Francës.
B. Bushiç në një publikim të tij, ka shkruar:
“Kur të çlirohemi nga robëria serbe dhe të krijojmë shtetin, do ta shihni se si do të vjedhin këta tanët. Secili gjatë shekujve na ka vjedhur dhe plaçkitur, por më e tmerrshme do të jetë kur të na vjedhin këta tanët dhe kur t’ia shesin pasurinë rrotave të s’amës nga gjithë bota dhe makro-vjedhësve. Do të vërsulen kundër nesh sikur shpendë grabitqarë. Atëherë pyetja më e madhe dhe më e pazgjidhshme do të jetë – si të shpëtojmë nga njerëzit tanë?”.
Dhe vërtet për 15 vjet rresht (pas çlirimit nga robëria serbe) kemi parë e përjetuar, vetëm vjedhje, korrupsion e plaçkitje edhe nga politikanë tanë si dhe shitje të pasurisë kombëtare “rrotave të s’amës nga gjithë bota dhe makro-vjedhësve” – siç ka thënë Bruno Bushiç!
NË EKZEKUTIVIN DHE LEGJISLATIVIN E RI DO TË PËRFAQËSOHET VULLNETI I SHEFAVE, E JO VULLNETI I POPULLIT!
Në të gjitha nivelet e shkollimit mësohet se Demokracia (gr.demo – popull, kraci – qeverisje/rend) është një sistem qeverisjeje nga populli, çka do të thotë se pushteti më i lartë i takon popullit dhe se ushtrohet drejtpërsëdrejti prej përfaqësuesve të zgjedhur (prej tij) sipas një sistemi të lirë elektoral. Edhe presidenti i 16’të i SHBA’ve, Abraham Linkoln (1809 – 1865) ka thënë se demokracia është qeveri «që i përket popullit, del nga populli dhe i shërben atij».
Në rastin konkret, në Kosovë s’bëhet fjalë për një demokraci të tillë!
Pse?!
Sepse të gjithë e dimë, se listat përfundimtare për deputetë në Kuvendin e Kosovës, që i kanë dorëzuar të gjitha partitë politike pa përjashtim, (në minutat e fundit të afatit ligjorë në KQZ), janë përpiluar nga SHEFAT e tyre (duke i ranguar në listë biznismenët dhe servilët e tjerë), dhe në asnjë rrethanë nuk janë marrë parasysh të zgjedhurit e degëve nëpër komuna që përfaqësojnë vullnetin e popullit në bazë. Kjo mënyrë e delegimit tregon qartë, se në Kuvend nuk përfaqësohet vullneti i popullit, por vullneti i Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Behgjet Pacollit, pse jo edhe i Albin Kurtit, Fatmir Limajt …etj., të cilët pas 8 qershorit përmes ndërhyrjeve të shumta, do të punojnë në realizimin e agjendave të ndryshme ndërkombëtare!
ҪFARË QEVERIE DO TË KEMI PAS 8 QERSHORIT 2014?!
Shpeshherë citohet thënia e famshme e filozofit francez Joseph De Maistre (1753 – 1821) se: “çdo popull e ka atë qeveri që e meriton”, por është edhe një thënie e një filozofi tjetër francez Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778), i cili në një vepër të tij shkruan, se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”.
Ҫ’kuptim kanë këto thënie?
– Joseph De Maistre, kur thotë: “çdo popull e ka qeverinë që e meriton”, e bën përgjegjës popullin për atë qeveri që e ka zgjedhur përmes votës, ndërsa Jean-Jacques Rousseau, kur thotë, se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”, e bën përgjegjës qeverinë për mashtrimin dhe tjetërsimin e popullit përmes manipulimit dhe premtimeve boshe, gjatë fushatës elektorale!
Nga ky këndvështrim, natyrshëm shtrohet pyetja:
– Ҫfarë qeverie don populli në Kosovë (?!) qeveri që e meriton apo qeveri të manipuluar nga ky soj politikanësh që nuk zgjedh mjete për të ardhur në pushtet?!
Unë gjykoj se, nga zgjedhjet e 8 qershorit (pavarësisht nga vullneti i votuesit) do të dal një qeveri, e cila më shumë do të punoj në realizimin e agjendave ndërkombëtare, siç janë: dialogu politik me Serbinë, themelimi i gjykatës speciale, shitja e aseteve kombëtare makrofirmave të huaja etj), se sa në realizimin e premtimeve të bëra, për “Fondin për punësim, 200 000 vende të reja punë, 1000 ero paga, heqje të TVSH’së…”, e broçkulla të tjera!
EDHE ZGJEDHJET E PARAKOHSHME TË 8 QERSHORIT 2014, JANË MANIPULIM I RADHËS!
Më 5 dhjetor 2010 (vetëm një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit) kam bërë një APEL “Mos u gëzoni as mos u hidhëroni për fitoren apo humbjen e tyre”, e kisha fjalën për këtë soj politikanësh, që i shihni në foto (Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Ramush Haradinajn dhe Behgjet Pacollin)! Në këtë apel përveç që kam nënvizuar se “zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 – janë manipulim i radhës…! (gjë që ndodhi realisht!!) kam pasqyruar edhe arsyen e shkaktimit të krizës institucionale dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke parashikuar negociatat dhe marrëveshjet e reja me Serbinë, të cilat për fat të keq ndodhën gjatë viteve 2011 – 2014, fillimisht midis Edita Tahirit – me Borko Stefanoviqin (të cilat nuk ishin teknike, por politike) dhe vazhduan me Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiqin…!

LEXONI APELIN ME KUJDES:

 

Prandaj, edhe zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit 2014, do të jenë manipulim i radhës, dhe mos u gëzoni as mos u hidhëroni për fitoren apo humbjen e këtyre maska/renjëve!

 Pas 8 qershorit nis zhgënjimi i Ri, e jo misioni i Ri…! E shohim!

 

================================

NJË FOTO QË FLET MË SHUMË SE 1000 FJALË!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura