ELIFE PODVORICA JASHARI: NË KRYQYTET – SHËMTIA QË ‘VRET’!

Prishtinë, 6 mars 2018: Tek po ecja rrugicès sè ngushtè kah Xhamia e madhe nè kryeqytet, vèmendjen mè tèrhoqèn ca shtèpi gjysèm tè rrènuara tè cilat me gojèn hapur tè tyre dhe barkun e lèshuar gati pèrtoke, tè ngjanin nè fantazma kohèsh tè harruara! Kishte kogja kohè qè nuk kisha kaluar atypari…ndoshta me vite! Kjo mè krijoi njè ndjesi tè çuditshme , sepse jam banore e qytetit tè Prishtinès sonè, por ndodhè qè me vite tè tèra disa pjesè tè saj nuk i kam pjesè tè pèrqapjeve tè pèrditshmèrisè sime! Kèshtu ndodhè edhe me sheshin kryesor! Bile ndodhè qè sheshin e shoh vetèm me rastin e ndonjè Akademie Pèrkujtimore pèr Dèshmorèt tanè!
Arèsyeja e mos daljes sime nè shesh èshtè njè dhe e vetmja! Papastèrtia nè tè! Pèrveç cigaretave tè gjuajtura pa kujdes nga ana e qytetarève me tè cilat mbushen skajet e pllakave tè sheshit, èshtè dhe pèshtyma dhe çamçakèzet qè qèndrojnè tè shtypura nga ecejaket e njerèzve kudo dhe nè çdo cep! Kjo mè krijon njè ndjenjè pèshtirosjeje dhe mè iriton aq shumè sa mè mirè ndjehem qè sheshin ta shoh vetèm nè raste shumè tè rralla!
Por, nuk e kisha ditur qè po tè hyje nèpèr rrugicat qè janè si njè labirinth mes ndèrtesave tè mèdha qè qèndrojnè kuturu, pa asnjè plan urbanistik, do tè befasohesha me shtèpi tè tilla, pullazet e tè cilave sa nuk kishin prekur tokèn! Dhe kèto ishin nè kryeqytetin tonè!
Ndèrsa po tè ngritje kokèn pèr tè shikuar nè lartèsinè e ndèrtesave shumè katèshe – komshije tè shtèpive – fantazmè, shikimi tè ngatèrrohej nè rrjetin e kabllave tè varura nè shtyllat elektrike, tè cilat kishin formèn e njè rrjeti merimangash! Kèto rrjete i ke kudo-kudo nèpèr kryqytet, tè qèndrojnè llahtarshèm nè hapèsirat mes lagjeve tè vèna nè kurthè rrugicash tè shtypura nga tè dy anèt me rendin e shtèpive dhe betonit lakuriq pa asnjè gjelbrim anash!
Medet – thashè me vete! Po çfarè afron ky kryqyteti ynè pèr ndonjè turist qè ka interesim pèr tè shpalosur nè historinè e tij! Pèrveç ca Xhamive qè kanè mbetur tè parrènuara nga stuhia e kohès, çfarè tjetèr e identifikon kètè qytet? Cilat janè ato monumente qè do ta ndihmonin vizitorin pèr tè rrèmuar nè vjetèrsinè e tij? Pèrveç qè èshtè i vetmi kryeqytet nè rajon dhe Europè pa lum, me ca drunjè qè edhe ata s’di si i kanè shpètuar kohès, çfarè ka tjetèr qè do ti mbetej nè memorie njè vizitori?
Sa herè mè ka rènè nè vesh njè fjali e z.Erion Velijaj – kryetarit tè Bashkisè sè Tiranès ,se misioni i mbjelljes sè dy milion drunjève pèrreth Tiranès, èshtè qè gjeneratat qè do tè vijnè, ta trashègojnè njè kryeqytet me plotè gjelbrim nga dymilionshèt drunjè! Aferim tè qoftè z.Velijaj! Idesè suaj iu bashkuan gjithè ato grupe njerèzish nga tè gjitha profilet e mundshme, tè cilèt nè shenjè respekti e mbèshtetjeje pèr kètè, pèr çdo ditè vijnè dhe i bashkohen akcionit tè mbjelljes sè drunjève! Kèshtu qè dita – ditès , mbjellja e drunjève aty po merr formèn e njè mozaiku emrash – drunjtè e artistève, drunjtè e kèsaj apo asaj firme, drunjtè e kètij instituti intelektualèsh, drunjtè e shkollès kèsaj e asja, etj, etj!
Nejse….Ti kthehem shtèpive barkdalura me dritare qè dukeshin si sy tejet tè trishtuar! Nè njèrèn nga kèto shkruante” – Kujdes, shtèpia mund tè shembet”! Pa, pa , thashè unè! Po sikur vèrtetè tè shembet ?!!
Nuk po e zgjasè mè shumè! Por, me lexuesin po e ndajè kètè bashkè-dhimbje pèr pamjen e kètyre rrugicave tè trishtuara, tè cilat nga harresa e atyre qè duhet tè pèrkujdesen pèr to, janè nè zhdukje e sipèr bashkè me vjetèrsinè e tyre , e me kètè edhe humbjen e gjurmève tè moshès sè kryeqytetit tonè!
Eh! Kryeqyteti ynè ! Pa lum, pa drunjè, pa monumente! Krejt “Prisht” ashtu siç duket dikush e ka pagèzuar nga Ulpiana-nè Prisht-inè!

Shëmtia që ‘vret’ !!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura