SHERADIN BERISHA: ‘PATKOI’ SERB – PLAN PËR SHFAROSJEN E SHQIPTARËVE

(Pashtriku.org, 07. 03. 2013) – Gjatë luftës në Kosovë (1998 – 1999), regjimi pushtues serbë angazhoi një superstrukurë të gjerë forcash ushtarake – policore…, kundër popullit Shqiptarë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto forca përbënin një kombinim kompleks të, strukturave policore speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, njësive ushtarake speciale të Ushtrisë serbe, njësive të shumta paramilitare si dhe të një spektri forcash të tjera vullnetare që vinin nga vendet ish’sovjetike si nga: Rusia, Bjellorusia, Ukraina, pastaj Rumania etj. Dhe kjo superstrukturë kriminale kishte vetëm një kokë komanduese, e ai ishte varrmihësi i Kosovës Sllobodan Millosheviç.
Për të argumentuar përfshirjen e kësaj superstrukture kriminale në veprimtarinë e saj me përmasa gjenocidale, po i referohem një raporti të organizatës ”Human Rights Watch”. Në raportin e tetorit 2001, kjo organizatë hulumtuese (faktmbledhëse) për krimet e kryera në Kosovë, shkruan (citoj): „Ushtria Jugosllave kishte komandën e përgjithshme gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s. Sipas ligjit, ajo kishte nën varësinë e saj policinë dhe forcat paraushtarake, megjithëse zyrtarët e lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe ushtruan dukshëm një influencë të rëndësishme gjatë fushatës. Ushtria kontrollonte rrugët kryesore dhe kufijtë duke koordinuar dhe lehtësuar kështu “spastrimin etnik” (në Kosovë). Policia dhe forcat paraushtarake u përfshinë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në dëbimin e civilëve dhe shkatërrimin e fshatrave, për të cilën kishin mbështetjen e artilerisë së ushtrisë (serbe – vërejtja Sh.B). Gjatë këtyre operacioneve burrat veçoheshin nga gratë dhe fëmijët për t’u marrë në pyetje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe egzekutoheshin në vend.“

Autori i shkrimit Sh. Berisha…

Sipas këtij raporti, Ushtria serbe ishte nën kontrollin e plotë të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, i përbërë nga presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe “Jugosllavisë” dhe që kryesohej nga kryetari jugosllavë Millosheviç. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë ishte Gjenerali Dragoljub Ojdaniç. Gjen. Ojdaniç pas përfundimit të luftës, do të emrohet si Ministër i Mbrojtjes së UJ-së, dhe në këtë post qëndroi deri në tetor të vitit 2000. Gjatë vitit 1999 të gjitha operacionet ushtarke serbe në Kosovë kanë vepruar në kuadër të operacionit të koduar “PATKOI”.
KUSH E ZBULOI PLANIN E OPERACIONIT SERB “PATKOI”?
“Qeveria e Bullgarisë ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe shërbimit inteligjent së NATO-s informatat për “Operacionin Patkoi” – planin serb të ish diktatorit serb Slobodan Milosheviq, për spastrim etnik të Kosovës në vitin 1999.” – kështu ka thënë ish ministrja e Jashtme bullgare Nadezhda Neynski (atëkohë Nadezhda Mihajlova), në dokumentarin e titulluar “Historia sekrete e Planit Patkoi” të kanalit privat bullgar bTV. “Ia sigurova ministrit të Jashtëm gjerman Joschka Ficsher – respektivisht NATO-s – raportin që posedonte qeveria bullgare dhe që tregonte qartë se ekzistonte plani ‘Patkoi’, i përgatitur me kujdes nga shërbimet sekrete të Serbisë dhe kreut të atëhershme të shtetit Miloseviç, e që kishte dy qëllime. I pari – shkatërrimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dhe i dyti, spastrimi i Kosovës nga shqiptarët etnikë. Ky plan gufoi me dëbimin e masave të mëdha të shqiptarëve nga Kosova. Ka filluar në fund të muajit shkurt 1999”, – ka thënë Neynski, aktualisht deputete në parlamentin e Bullgarisë. Dokumentari zbulon informacione se si operacioni “Patkoi” i Milosheviqit u rrëmbye nga zbulimi ushtarak i Bullgarisë dhe iu dha qeverisë bullgare të partisë djathtiste UDF (Unioni i Forcave Demokratike) dhe kryeministrit të atëhershëm Ivan Kostov (1997-2001). Sipas ministres së atëhershme Neynski (Mihajlova), kabineti i Kostovit vendosi që t’ia ofroj NATO-s informatat, të cilat pastaj ajo ia dorëzoi si raport ministrit të atëhershëm të Jashtëm gjerman, Joschka Fischer.

Gjeneral Dragoljub Ojdaniç, Sllobodan Millosheviç dhe gjen. Nebojsha Pavkoviç.

Bashkëpunëtorët e Millosheviqit: Nebojsha Pavkoviç, Milan Milutinoviç, Dragoljub Ojdaniç, Sreten Lukiç, Nikola Shainoviç dhe Vlladimir Lazareviç.

*   *   *

Këtë fakt e konfirmon edhe ministri i atëhershëm gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Sharping, i cili (më 5 prill 1999) ato ditë deri sa po vazhdonte bombardimi i avionëve të NATO-s mbi caqet serbe, nga ministri i Jashtëm, Joshka Fisher, kishte marrë një letër që përmbante të dhëna për operacionin “Patkoi”. Rudolf Sharping, në librin e tij (Wir dürfen nicht wegsehen. Der Kosovo Krieg und Europa”, Berlin 1999), fq.106-107, ka shkruar: “Ne e kemi planin e përpiluar “Patkoi”. Më në fund kemi dëshmi për atë se spastrimi dhe dëbimi i shqiptarëve të Kosovës ishte i planifikuar me të gjitha detajet dhe emërimet për njësitet pjesëmarrëse jugosllave (…) Informacionet u morën nga një burim i besueshëm i Shërbimit Informativ.” – ka thënë Sharping dhe ka shtuar: “Përpunimi dha një pasqyrë të qartë trishtuese. Unë vendosa që ky plan “Patkoi” në ditët vijuese të bëhet publik”. Ndërkaq më 19 prill 1999 – Rudolf Sharping, në një intervistë dhënë BBC-së, ka thënë se, “Qëllimi i planit “Patkoi” është spastrimi i Kosovës dhe dëbimi i popullsisë civile”.
SI U PROJEKTUA PLANI OPERACIONAL I KODUAR “PATKOI”?!
Operacioni i koduar »PATKOI» është projektuar nga Shtabi i ushtrisë jugosllave (lexo:serbe) dhe kreu i politikbërjes serbe Sllobodan Millosheviç, duke pasur përkrahjen e përhershme edhe nga Kisha serbe. Ky projekt për shfarosjen e shqiptarëve, duket se është bazuar plotësisht në platformat e mëhershme antishqiptare, duke filluar nga „Naçertanija“ e Ilia Garashaninit e deri te „Memorandumi…” i Akademisë së Shkencave të Serbisë », kreatorë i së cilës ishte shoveni Dobrica Qosiç.

Harta e Operacionit të koduar “PATKOI”.

*  *  *

Tri fazat e realizimit të operacionit „Patkoi“!
Operacioni «Patkoi» është planifikuar të zbatohet në tri faza:
1. Faza e parë ishte paraparë që të kryhej gjatë muajit janar 1999, e që kishte për qëllim spastrimin etnik nga popullsia shqiptare, pjesën veriore të Kosovës.
2. Faza e dytë ishte planifikuar gjatë muajit shkurt, për ta përfshirë pjesën qendrore të Kosovës, përkatësisht Drenicën dhe rajonet përreth, ku përveç vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare, kishte për qëllim edhe shkatërrimin e njësiteve të UÇK-së.
3. Faza e tretë gjatë marsit dhe prillit 1999, kishte për qëllim spastrimin etnik të Kosovës.
Për këtë qëllim strukturat komanduese dhe politike të Serbisë, kishin hapur dy vendkalime kufitare, një me Shqipërinë në Qafë të Morinës dhe tjetrën me Maqedoninë në Bllacë.
Cilat forca ushtarake morën pjesë në zbatimin e operacionit „Patkoi“?!
Në operacionin „Patkoi“ ka marrë pjesë korpusi ushtarak i Prishtinës, që përbënte superstrukturën ushtarake të Armatës së tretë serbe në Kosovë.
Komandant i armatës së tretë ishte Gjen.Kol. Nebojsha Pavkovic, ndërsa Komandant i Korpusit të Prishtinës ishte Gjeneral major Vlladimir Llazareviç.
1. Korpusin ushtarak të Prishtinës (sipas raportit “Human Rights Watch”) e përbënin:
– pesë brigada,
– një njësi policore ushtarake dhe
– një regjiment aviacioni.
Në operacionin “Patkoi“ morën pjesë edhe korpuse tjera nga Serbia dhe Mali i Zi,
si:
2. Korpusi 21 i Nishit i përbërë nga:
– Brigada e Blinduar 211 (Nish) në përbërje prej 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa dhe 4 RBV,
– Brigada 150 e Vranjës e përbërë prej 1300 trupa, 72 topa dhe 12 RBV,
– Brigada e motorizuar 78 e Vranjës e përbërë nga 1316 trupa dhe 31 tanka, Brigada e 2-të e Nishit e përbërë nga 1600 trupa dhe 10 tanke,
– Brigada 175 e Leskovcit e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 tanke,
– Brigada e motorizuar e 4-të e Pirotit e përbërë nga 1600 trupa, 31 tanke dhe 18 topa,
– Njësiti i inxhinierisë 352 i Prokuples nga 1000 trupa dhe
– Njësiti i Logjistikës 85 i Nishit i përbërë prej 1000 trupash.
3. Korpusi 37 i Uzhicës me:
– Brigadën e 37-të të motorizuar të Rashkës që kishte në dispozicion 1695 trupa, 31 tanke dhe 18 topa dhe
– Brigada 19 e Pozhegës e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 topa.
Në Kosovë kishte ardhur edhe:
4. Korpusi 24 i Kragujevcit, i cili përbëhej nga:
– Brigada 80 e Kragujevcit me 1600 trupa dhe 18 topa si dhe
5. Korpusi 12 i Novi – Sadit që në përbërje kishte:
– Brigadën e 18 të Novi – Sadit që në përbërje kishte 1600 trupa dhe 18 topa.
Në Kosovë ishte stacionuar edhe:
6. Armata e parë e Beogradit, e cila në përbërje të vetë kishte:
Brigadën 252 të blinduar të Kralevës, me 1121 trupa, 82 tanke, 12 topa dhe 4 RBV.
Këtu ishte edhe:
7. Korpusi special i Beogradit me
– Brigadën e parë të Blinduar,
– Brigadën speciale 72 dhe
– Brigadën 63 të parashutistëve.
– Brigada e parë e Blinduar kishte 1184 trupa, 112 tanke, 12 topa dhe 4 RBV,
– Brigadën speciale 72 kishte 1189 trupa, ndërsa
– Brigada 63 e parashutistëve kishte 460 trupa.
Në këtë operacion famëkeq, ishte angazhuar edhe:
8. Korpusi 2 i Podgoricës, ku bënin pjesë:
– Brigada e 5-të e motorizuar me 1478 trupa dhe 31 tanke.
– Brigada 1 B/4 alpiniste e Kollashinit me 350 trupa dhe
– Brigada 4 e Policisë ushtarake e Podgoricës me 359 trupa.
(Burimi: gazetën“Zëri”, 25 maj 2005, f.21 – 22 dhe “Koha ditore”, 31 dhjetor 1999, f.11)
STRUKTURAT E MUP’it DHE NJËSITET PARAMILTARE SERBE
Përveç forcave ushtarake, në realizimin e operacionit “Patkoi” në Kosovë, janë përfshirë: strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, njësitë tjera speciale e paramilitare serbe. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (Ministarstvo Unutrashnjih Poslova, apo siç thirrej shkurt MUP), drejtohej nga Ministri Vlajko Stojiljkoviç.
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë bënin pjesë:
– policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga Sreten Lukiç
– Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) e që komandoheshin nga Gjen. Lt. Obrad Stevanoviç dhe
– Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristiçka Jedinica, apo SAJ), të cilat komandoheshin nga Kol. Zhivko Trajkoviç.
– Ndërkaq kreu i sektorit të sigurimit publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte Gjeneral Vlastimir Gjorgjeviç…
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë vepronte edhe Shërbimi i Sigurimit, e ashtuquajtura UDB-ë, e cila konsiderohej si syri dhe veshi i regjimit pushtues serbë në Kosovë. Kreu i sigurimit të shtetit serb (UDB-së) gjatë luftës në Kosovë ishte z. David Gajiç. Shërbimi sekret i Serbisë (UDB-a), për të zbuluar aktivitetin e UÇK-së, në radhët e veta ka rekrutuar edhe shumë shqiptarë.
Ky shërbim famëkeq në Kosovë dislokoi gjithashtu edhe të ashtuquajturën »njësi operative speciale, JSO-në (Jedinica za Specijalne Operacije)», e cila i ndihmoi në forma të ndryshme njësitë kriminale paramilitare, si:
– “Shkorpionët”,
– “Tigrat e Arkanit”,
– “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha) të Voisllav Sheshelit,
– “vullnetarët e ardhur nga Republika serbe e Bosnjes dhe mercenarë nga ish-vendet sovjetike, si dhe
– “Beretat e Kuqe” apo “Djemtë e Frenkit” (emertim ky që u morë sipas Frenki Simatovic, një personalitet kyç në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe njihej si themeluesi i këtij grupi). Gjatë luftës kjo njësi speciale«
– Jedinica za Specijalne Operacije (JSO-ja 9 komandohej nga Milorad Lukoviç, i njohur me nofkën “Legija”.
Ndërkaq në njësitë e lartëpërmendura paramilitare janë rekrutuar edhe qindra serbë lokal – vendës (kishte edhe njësi të veçanta kriminale nga serbët e Kosovës, siç ishte njësia kriminale “Munja” – Vetëtima, që ka vepruar në rrethin e Pejës etj), të cilat kanë kryer krime mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare. Ata, kishin për detyrë të vrasin pamëshirshëm shqiptarë, por edhe të djegin, të plaçkisin dhe ta shpërngulin popullatën shqiptare nga Kosova. Për këtë aktivitet kriminalë flasin shumë argumente. Pas përfundimit të luftës, shumë paramilitarë serbë (por edhe të huaj) u kanë deklaruar hetuesve ndërkombëtarë dhe gazetave të huaja, se gjatë luftës në Kosovë (me theks të veçantë gjatë vitit 1999 kur po realizohet Operacioni “Patkoi“), shpeshherë prej zyrtarëve të lartë të ushtrisë dhe të policisë serbe kanë marrë lista me emra të shqiptarëve, të cilët janë ekzekutuar në forma të ndryshme !!!

…………………………………………………….

STRUKTURA KRIMINALE SERBE!

SHPËRBLIMI DHE GRADIMI I KRIMINELËVE NGA KRYEKRIMINELI MILLOSHEVIQ 
Në prag të përfundimit të luftës në Kosovë, kreu shtetëror serb shenoi qindra ngritje në detyrë dhe shpërblime për personelin e policisë dhe të ushtrisë serbe, duke përfshirë këtu dhe udhëheqësit më të lartë (bashkëpunëtorët më të afërt të Millosheviçit)) si : Dragoljub Ojdaniç, Nebojsha Pavkoviç, Vladimir Lazareviç, Obrad Stevanoviç, Sreten Lukiç, Vlastimir Gjorgjeviç, Zhivko Trajkoviç, si dhe shumë komandantë brigade në Korpusin e Prishtinës etj. Më 7 qershor 1999, (vetëm 2 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake në Kumanovë, ndërmejt NATO-s dhe Serbisë) kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviç, dekoroi e u shprehu mirënjohje e mbështetje 911 pjestarëve të MUP-it, për siç thotë – “shtypjen e terrorizmit në Kosovë e për mbrojtjen e vendit nga agresioni“!
Midis atyre që u dekoruan, ishin:
1. Tre gjeneralë,
2. Shtatëmbëdhejtë kolonelë,
3. Shtatëmbëdhjetë lejtënantë kolonelë,
4. Njëzetë majorë,
5. Tridhjetë kapitena,
6. Dyzetë e pesë lejtënantë,
7. Tridhjetë e shtatë nënlejtënantë,
8. Pesëdhjetë rreshterë majorë,
9. Gjashtëqind e pesëdhejtë e dy nënoficerë, dhe
10. Dyzet pjestarë të strukturave tjera të MUP-it serb.
– Për manifestimin e trimërisë dhe të guximit në “vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë”, kryekrimineli Millosheviç u dha „urdhërin e trimërisë“ pjestarëve të armatës së tretë, si vijon:
1. Gjeneral bigadier Milan D.Djakoviç
2. Kolonel Zoran M.Jabllanoviç,
3. Kolonel Milivoje P.Braniç,
4. Kolonel Miloje Miletiç,
5. Kolonel Dragan Petroviç,
6. Kolonel Radojko Stevanoviç,
7. Kolonel Veroljub Zhivkoviç,
8. Lejtënant kolonel Simo Ivoseviç
9. Lejtënant kolonel Stojan Konjikavac
10. Lejtënant kolonel Pera Petroviç
11. Major Zoran Bojkoviç
12. Major Urosh Nikoliç
13. Major Radivoje Paravinja
14. Major Ljubisav Stojanoviç
15. Kapiten i urdhërit të parë Ljubisha Vuqetiç
16. Kapiten i urdhërit të parë Zoran Raseta
17. Kapiten i urdhërit të parë Boban Rajkoviç
18. Kapiten Dragan Lukiç
19. Kapiten Jovica Milak
20. Kapiten Perica Nastasijeviç
21. Kapiten Milosh Raleviç
22. Kapiten Cedo Tërpkovski
23. Lejtënant Boban Kuzmanoviç
24. Nënlejtënant Nenad Popoviç
25. Rreshteri veteran Radisha Iliç
26. Rreshteri veteran Zheljko Alar
27. Rreshteri veteran Branko Vukoviç
28. Rreshteri Aleksandër Rakoviç
29. Rreshteri i ri Ivan Niqiforoviç
30. Kaporal Branisllav M.Fungerhut
31. Ushtar Dragan Beloseviç
32. Ushtar Milan Bogdanoviç
33. Ushtar Veroljub Mijatoviç
34. Ushtar Sasha Pejiç
35. Ushtar Milinko Pendiç
36.Ushtar Nikolla Popoviç.
– Gjithashtu u dekoruan edhe këta oficerë të UDB-së në Kosovë:
1. Kolonel Dragutin ADAMOVIÇ-Gjakovë
2. Kolonel Dushan B.GAVRANIÇ-Gjilan
3. Kolonel Gradimir R.ZEKAVICA-Prizren
4. Nënkolonel Millan S.GJURIÇIÇ-(Prizren,kreu i departamentit të policisë)
5. Major Milenko M.BOZOVIÇ – Komandant i policisë në Skënderaj.
– Kryekrimineli Millosheviq, me “Urdhërin e lirisë, Urdhërin e heroit Kombëtar, Urdhërin e Flamurit Jugosllavë dhe Urdhërin e Flamurit të Luftës të Shkallës së parë” – i dekoroi këta komandantë të lartë që luftuan në Kosovë:
-Urdhëri i Lirisë iu dha:
1. Gjeneralit Dragolub Ojadaniç
2. Kolonel Gjeneralit Nebojsha Pavkoviç (Komandant i Armatës së Tretë)
– Urdhëri i Heroit Kombëtar iu dha:
1. Kolonel Dragan Zhivanoviç-Komandant i Brigadës 125 të motorizuar;
2. Kolonel Bozhidar Deliç-Komandant i Brigadës 549 të motorizuar;
3. Kolonel Ljubisha Dikoviç- Komandant i Brigadës 37 të motorizuar;
4. Nënkolonel Ilija Todorov – Komandant i Brigadës 63 të parashutistëve;
5. Kolonel Zharko Brankoviç – Komandant i Brigadës 124 të ndërhyrjes policore;
– Urdhëri i Flamurit Jugosllavë iu dha:
1. Zoran Angjelkoviçit – “President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovë e Metohi”;
2. Nikolla Shahinoviçit – Zëvendës kryeministër i qeverisë jugosllave;
3. Vllastimir Gjorgjeviçit – kolonel gjeneral i policisë;
4. Obrad Stevanoviçit – major gjeneral i policisë;
5. Sreten Lukiqit – major gjeneral i policisë.
( … )

………………………………………………..

HARTAT “SEKRETE” – OPERACIONALE TË FORCAVE KRIMINALE SERBE NË KOSOVË!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura