SHERADIN BERISHA: ‘PAVARËSIA’ E KOSOVËS, 11 SHTATORI 2001 DHE LUFTËRAT NË LINDJEN E MESME! (FOTO+VIDEO)

Pashtriku.org, 07. 09. 2015: Nga data 23 – 29 mars 2015 në ‘Fb*’ kam zhvilluar një bisedë interesante me një mik timin. Debati ka nisur pas një analize që kam botuar më 23 mars 2015 në portalin www.pashtriku.org me titull: ” TERRORIZMI ‘MADE IN THE USA’. LUFTA GLOBALE KUNDËR TERRORIZMIT ËSHTË NJË FABRIKIM, NJË GËNJESHTËR E MADHE DHE NJË KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!” Në këtë analizë fillimisht thuhet: “Akademiku dhe shkrimtari i njohur Dr. Michel Chossudovsky deklaroi se e ashtuquajtura “Lufta kundër terrorizmit” është vetëm një mënyrë për të përhapur hegjemoninë globale të Amerikës dhe për të krijuar një ‘Rend të Ri Botëror’. Dr.Chossudovsky tha se terrorizmi është prodhuar në Shtetet e Bashkuara dhe se terroristët nuk janë produkt i botës muslimane. Sipas tij, lufta globale e Amerikës kundër terrorizmit është përdorur për të nxjerrë ligje anti-terrorizëm, të cilat demonizojnë muslimanët në botën perëndimore dhe nxisin islamofobinë. Duke elaboruar argumentin e tij, Dr. Çhossudovsky – tha – se NATO ishte përgjegjëse për rekrutim të anëtarëve të Shtetit Islamik, ndërkohë që Izraeli po financon “element të xhihadit global brenda Sirisë.” (…)

Më gjerësisht mund të lexoni këtu: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=3754

Prof. Michel Chossudovsky: Terrorism is Made in the USA. The Global War on Terrorism is a Big Lie


LIDERI I “ISIS’it” AL – BAGHDATI ËSHTË HEBRE! ( FOTO + VIDEO)

Që prej shpalljes së Kalifatit Islamik në Irak e Siri, lideri i ISIS’it, al-Baghdati, ishte subjekt i shumë publikimeve mediale. Sipas një raporti të Veterans Today, al-Baghdadi ka lindur nga dy prindër hebrenj dhe është agjent i Mossad’it të Izraelit, ndërsa emri i tij i vërtetë është Simon Elliot. Raporti thotë se për bazë ka marrë edhe dëshmitë e Edward Snowdenit, sipas të cilit lideri i Shtetit Islamik është trajnuar nga Mossadi dhe CIA amerikane, raporton Telegrafi. “Snowden tha se shërbimet e inteligjencës të tri shteteve, respektivisht Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe entitetit sionist, kanë punuar së bashku për të krijuar një organizatë terroriste që është në gjendje për të tërhequr të gjithë ekstremistët e botës në një vend, duke përdorur strategjinë e quajtur ‘Foleja e Grenzës”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.
LexoniFRENCH REPORT: ISIS/ISIL LEADER IS A MOSSAD AGENT
Simon Elliot, aka Al-Baghdadi, son of Jewish parents, Mossad agent
http://www.veteranstoday.com/2014/08/04/french-report-isil-leader-mossad/

Senatori amerikan John McCain me shefin e ISIS: Ebu Bekr el-Bagdadi (rrethuar majtas) dhe Muahmmad Noor (rrethuar djathtas).

John McCain duke folur me shefin e ISIS: Ebu Bekr el-Bagdadi (aka Elliot Shimon) të rrethuar me të kuqe.

Shikoni videomaterialet me kujdes:

Headline: Sen. John McCain makes unannounced visit to Syrian rebel leaders

Inside McCain’s secret trip to Syria

***
Miku im pasi e ka lexuar këtë analizë, më ka dërguar një studim të Dr. Michel Chossudovsky në gjuhën franceze: “Une guerre nucléaire de faible intensité – Les effets de l’uranium appauvri sur la population civile des Balkans – par Michel Chossudovsky” (Një luftë bërthamore me intensitet të ulët – Efektet e uraniumit të varfëruar në popullsinë civile të Ballkanit – nga Michel Chossudovsky), të botuar për herë të parë më 03.15. 2001, dhe të ribotuar më 11. 05. 2006).
(Këtë studim mund ta lexoni këtu: http://www.horizons-et-debats.ch/0710/20070310_14.htm)
Me këtë material miku im më ka përkujtuar se, Dr. Chossudovsky është një antiamerikan, dhe si i tillë duhet të ketë qenë kundër intervenimit të NATO’s në Kosovë, në vitin 1999! Autori Michel Chossudovsky (1946) është një profesor kanadez i ekonomisë në Universitetin e Otavës. Ai fitoi njohje ndërkombëtare me publikimet e veta kritike ndaj zhvillimeve politike – diplomatike etj., në zonat e luftës në botë, të cilat janë përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës. Chossudovsky është djali i ekonomistit dhe ish’diplomatit të njohur në OKB, hebreut Evgeny Chossudovsky (15 gusht 1914 – 4 janar 2006).
RIKTHIMI I SERBISË NË KOSOVË (ME NEGOCIATA) PËRMES AGJENDAVE NDËRKOMBËTARE!
Përgjigjja ime: (23.03.2015 22:34) – Miku im, pasojat nga Uraniumi i varfëruar po i ndjejmë edhe pas 16 vjetësh nga bombardimet e NATO’s, dhe sot vdesin me qindra njerëz në Kosovë nga leukemia dhe sëmundjet tjera nga kontaminimi radioaktiv i tokës… Michel Chossudovsky ka shkruar më shumë në këtë drejtim, andaj NATO dhe “Grupi i Kontaktit” duket se kanë patur synime dhe qëllime tjera strategjike me këto bombardime, por jo si qëllim në vetvete çlirimin e Kosovës dhe të shqiptarëve nga Serbia. Sepse Serbia tashmë përmes agjendave të Brukselit, SHBA’s dhe të OKB’së është rikthyer edhe legalisht në Kosovë përmes negociatave dhe marrëveshjeve të arritura, dhe ato që do të arrihen akoma në Bruksel… [Më 25 gusht 2015 në Bruksel u arritën edhe katër marrëveshje: Marrëveshja për formimin e Asociacionit me komuna etnike serbe (Zajednica), dhe tri marrëveshjet tjera për energjinë, telekomunikacionin dhe heqjen e “parkut të paqes” mbi lumin Ibër – shënim i shtuar] Me “Asociacionin e komunave etnike Serbe”, Serbia do ta realizoj “Rezoluten 1244” të OKB’së (që ka buruar nga marrëveshja e Rambujesë (shkurt – mars 1999) dhe ajo e Kumanovës (9 qershor 1999), ku është praparë kthimi i mijëra trupave serbe në vendet me shumicë serbe, dhe në mbrojtje të kishave e manastireve. Por jo në projeksionin e plotë siç është praparë në ato dokumente, por në një formë shumë mirë të dizajnuar,
– politikisht përmes “Listës SËRBSKA”, e cila ka marrë pushtetin në të gjitha komunat serbe, dhe është bërë pjesë e institucioneve qëndrore të Kosovës, me 10 deputetë të kësaj LISTE (që dirigjohet nga Beogradi); dhe
– në aspektin e Sigurisë janë legalizuar dhe integruar të gjitha formacionet “ilegale” të sigurisë, UBD – KOS, punëtorë të ministrisë së brendshme të Serbisë etj… Dhe krejt kjo që e thash më sipër është bërë sipas agjendës ndërkombëtare….pra të “miqve” tanë që na paskan “çliruar” nga Serbia, a në të vërtetë tashmë jemi mes gërshërve të Serbisë dhe të “miqve” tanë… Kush s’e kupton këtë fakt, e nënçmon dijen e vet intelektuale.. Ky është mendimi im, dhe qofsha i gabuar…!
***
Në vijim të sjellë një material intersant:
JOHN F.KENNEDY: ‘NË TË GJITHË BOTËN JEMI PËRBALLË ME NJË KOMPLOT MONOLIT DHE TË PAMËSHIRSHËM…’!

“Në të gjithë botën jemi përballë me një komplot monolit dhe të pamëshirshëm, i bazuar kryesisht mbi mjetet sekrete, për të zgjeruar sferën e tij të ndikimit, mbi depërtimin në vend të pushtimit, mbi përmbysjen në vend të zgjedhjeve, mbi kërcënimin në vend të zgjedhjes së lirë. Është një sistem që ka rekrutuar burime të mëdha njerëzore dhe material në ndërtimin e një makine efikase, që ndërthur operacione ushtarake, diplomatike, inteligjence, ekonomike, shkencore dhe politike.” – kështu ka thënë presidenti i 35’të i SHBA’ve, John F.Kennedy (29.05.1917 – 22. 11.1963). Dhe kjo deklaratë i kushtoi me jetë!
Presidenti që tha te vërtetën!

***
MANIPULIMI MEDIATIK QË DEFINOHET SI “ANTIAMERIKANIZËM”

Përgjigjja e miku tim: (24.03.2015 – 07:25) Përshëndetje Sheradin, Respektoj të drejtën tënde që t’u besosh qëndrimeve të lartëpërmendura që në çdo aktivitet të SHBA’ve shohin “komplotin imperialist”. Qëndrimet e mia janë diametralisht të kundërta dhe në librin tim nxjerr në shesh manipulimin mediatik me opinionin publik pikërisht të qarqeve që i karakterizon këndvështrimi ideologjik që definohet si “antiamerikanizëm”. Në proceset shoqërore nuk ka asgjë statike dhe asnjë situatë nuk mund të konsiderohet si e përjetshme. Në rast të ndryshimit të raportit të forcave ndryshojnë edhe realitetet politke dhe shoqërore. Në rastin tonë konkret, nëqoftëse SHBA’të ia heqin mbështetjen Kosovës gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt dhe shumë keq për popullin tonë. Ky është mendimi im dhe unë kam të drejtë të mendoj ashtu si më duket më e qëndrueshme. Sa i përket “fjalimit të Kenedit” të kisha lutur t’i dëgjosh disa fjalime origjinale të tij dhe të shohësh manipulimin që përmban montazhi që ma dërgove. Gjatë gjithë studimeve të mia jam përgatitur që t’i marr me rezervat e nevojshme konstruksionet politke dhe mediatike dhe t’i konfrontoj me realitetet tjera. Dhe në asnjë rast nuk përjashtoj asnjë hipotezë. Me respekt…
POLITIKA NUK NDËRTOHET MBI BAZËN E MIQËSISË, POR MBI BAZËN E INTERESAVE!
Përgjigja ime: (24.03.2015 – 10:34) Pershendetje i nderuari miku im,
Pa dashur ta minimizoj qëndrimin tuaj rreth çështjeve që po bisedojmë, për mendimin tim nuk është “anti’amerikanizëm” të thuhet e vërteta për ngjarjet që po zhvillohen në Kosovë dhe me gjerë në Botë (ku SHBA’të kanë rolin dominant), ndonëse e vërteta është relative, nuk është apsolute. Pajtohem plotësisht me pohimin tuaj se: “nëqoftëse SHBA-të ia heqin mbështetjen Kosovës gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt dhe shumë keq për popullin tonë”.

Por, ka diçka këtu që dua ta qartësoj!
SHBA’të e kanë mbështetur dhe do ta mbështesin Kosovën, sepse po të mos ishin SHBA’të nuk do ta kishim edhe këtë “pavarësi”, përkundër sakrificave dhe gjakut të derdhur në Kosovë. Dhe kjo përkrahje nuk po bëhet në saje të miqësisë që paska SHBA’ja me popullin shqiptarë, por për shkak të interesave strategjike që ka ajo në rajonin e Ballkanit. Dhe kjo na ka shpëtuar!! Prandaj, them se – politika nuk ndërtohet mbi bazën e miqësisë, por mbi bazën e interesave! NATO në krye me SHBA’të edhe pse e bombarduan Serbinë në vitin 1999, me këtë të fundit (Serbinë) kanë marrëdhënie të shkëlqyer, sepse bombardimet nuk ndodhën pse NATO’ja e kishte armik Serbinë dhe donte ta zhdukte nga faqja e dheut! Jo!
Pra kemi të bëjmë me interesa shumë më të mëdha se “miqësia” e proklamuar nga lidershipi ynë politik e institucional! Pastaj ndodhën të gjitha ato zhvillime pas luftës, të cilat sipërfaqësisht ti thash në letrën e parë, që ta shkrova mbrëmë…
I nderuar miku im,
Në vazhdim po e qartësoj mendimin tim edhe më shumë. Të gjitha argumentet mua me çojnë në konstatimin se SHBA’të bashkë me fuqitë tjera, duke përfshirë këtu edhe Rusinë, kanë patur dhe kanë një bashkëpunim të koordinuar e të planifikuar shumë mirë për të gjitha zhvillimet politike, diplomatike e ushtarake në botë, e veçanërisht në rajonet e krizave që i kemi sot në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë! Mos harro se të gjithë liderët e shteteve të lindjes së Mesme (Sadam Hyseni, Mubaraku, Gadafi, Asadi etj) deri në fund të vitit 2010, ishin aleatët më të mëdhej të perëndimit në çdo sferë, dhe hop për një moment me fillimin e të ashtuquajturës “pranverë arabe” të gjithë këta aleatë u bënë “diktatorë” dhe shtypës të popujve të tyre…!!!
Pa dashur të futem në detaje rreth kësaj çështjeje, me këtë rast dua t’ju themë, se ashtu sikurse në ekonomi që çdo ecuri zhvillimore planifikohet paraprakisht, edhe në politikë duket se ngjarjet e mëdha që bëjnë ndryshimin e një sistemi apo të një qeverie etj.etj., planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen spontanisht. Presidenti i SHBA’ve Franklin D.Roosvelt (1882 – 1945), ka një thënie epokale. Ai në një fjalim ka nënvizuar: “Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”.
***
Dhe që ta përmbrendësojë këtë thënie në kuadër të kësaj bisede! Jam bindur tashmë se: të gjitha agjendat politike…, në Kosovë, që nga shpartallimi i ish’jugosllavisë e këndej, të cilat janë zhvilluar nga aktorët e politikës sonë si: Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga, etj.etj, në kohë të caktuar e për ngjarje të caktuara (1989 – 2015), kanë luajtur atë rol (me dije apo dijen e tyre) që kanë planifikuar, “regjisorët” e diplomacisë së fuqive të mëdha në krye me SHBA’të, dhe që me fillimin e luftës në ish’jugosllavi u emërtua si “GRUPI I KONTAKTIT”, në të cilin grup bënte pjesë edhe Rusia, ndërsa pas luftës të ne /në Kosovë/ po quhet “SHTETET E QUINT’it”!
Pra, që të përmbylli, çdo ecuri politike, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë ka ndodhur (siç ka thënë Franklin D.Roosvelt) në atë mënyrë siç kishte planifikuar amalgami “GRUPI I KONTAKTIT”, e jo këta aktorët tanë politikë, të cilët i zura në gojë më sipër!
Për mendimin tim, kjo është e vërteta (fuqia po e bëka të veten), sepse po shihet tashmë qartazi se kush është faktori kryesorë në të gjitha këto zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë!
***
E sa i përketë fjalimit të Kenedit, fjalët e tij nuk janë të montuar, janë origjinale, ato janë të përkthyer me titra edhe në shqip, ndërsa imazhet që jepen janë montazh i personit që e ka bërë këtë videomaterial. Në fund keni edhe disa intervista të personaliteteve, që kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovë, dhe edhe sot luajnë rolin kryesor në diplomacinë amerikane (!!!) e që i takojnë “shoqërive…” që i tërheqin frenat politike nga prapaskena! Ju uroj çdo te mirë!
Shikoje me kujdes këtë video:
Rënia e kullave binjake:

***
TEORIA E KONSPIRACIONIT ËSHTË E KUNDËRTA E SHKENCËS!

Përgjigjja e mikut tim: (29.03.2015 – 09:44) – Përshëndetje Sheradin, Videon që ma përcolle e shikova me vëmendje. Këndvështrimi i tillë është i njohur për mua, jo vetëm për 11 shtatorin (2001) por edhe për shumë ngjarje në botë. Teoria e konspiracionit dhe shkenca janë dy këndvështrime që nuk shkojnë bashkë. Nga i njëjti këndvështrim janë bërë libra edhe për Luftën e Kosovës. Për të dëshmuar se lufta e Kosovës nuk ka qenë luftë e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, por luftë e një konspiracioni më të madh të përmasave botërore, për të kontrolluar Evropën nga amerikanët. Unë i kam studjuar një numër relativisht të mirë të ngjarjeve që kanë bërë autorët e këtij këndvështrimi dhe unë nuk i besoj.
Sa i përket videos për 11 shtatorin, filmi i Machel Moore-it është një shembull i kësaj teorie:
( Shikoni këtu videomaterialin: Farenheit 911: https://vimeo.com/16049739 )
NË HISTORINË ZYRTARE (NË SHKOLLË) KEMI MËSUAR VETËM “MAJËN E AISBERGUT” POR JO EDHE ATË ҪKA FSHIHET POSHTË MAJES!
Përgjigjja ime: (29.03.2015 – 15:02) Përshëndetje miku im,

Fillimisht dua t’ju themë se dija shfrytëzohet për të zbardhur të vërtetën në të gjitha dimensionet e saj, dhe kjo e vërtetë pastaj i shërben shkencës! Për mua historia është si një lum i madh, që rrjedh brenda shtratit, dhe sipërfaqja e tij prezanton një histori të datave, luftërave, të traktateve, marrëveshjeve, të mbretërve, presidentëve, gjeneralëve, të politikës nëpërgjithësi, dhe krejt kjo është një histori zyrtare të cilën ne e kemi mësuar dhe vazhdojmë ta mësojmë në të gjitha nivelet e shkollimit.
Por shtrohet pyetja:
– A është krejt kjo histori e vërtetë që e mësojmë ne në shkolla?! Përgjigjja ime është: – JO!
– Pse nuk është e vërtetë kjo histori që e mësojmë në shkolla?! Përgjigja ime është:
– Sepse shumë marrëveshje të politikanëve dhe përgjithësisht të zhvillimeve politike në një shtet, rajon dhe më gjerë, mbeten në arkiva (me decenie…), të cilat si të tilla e mbajnë të deformuar kuptimin përmbjatësor të realitetit historik që ka ndodhur, në një periudhë të caktuar historike!
Pra në historinë zyrtare (në shkolla) ne mësojmë MAJËN E AISBERGUT, por jo edhe nënmajen e saj (atë çka fshihet poshtë majës)… Dhe detyra e intelektualit të mirëfillt (në të gjitha fushat) është të gërmoj sa më shumë mbi një ngjarje të ndodhur, dukuri etj.etj., që ta sipërfaqësoj të vërtetën në gjithë përmasën e saj.
Kjo është Shkenca, e cila s’ka të bëjë fare me “teorinë e konspiracionit”, teori kjo që po keqpërdoret nga njerëzit për qëllime të ngushta meskine, por që nuk mund të hudhet poshtë në segmente të caktuara. Ta zëmë ajo teori që thotë, se Amerika të gjitha luftërat po i bëka për ta kontrolluar Europën (në këtë kuadër edhe Kosovën) nuk janë bindëse dhe si të tilla janë për ta manipuluar të vërtetën. E vërteta është se, Amerika, Europa, madje Rusia dhe Kina si katër superfuqi të pas luftës së ftohtë (1945-1990) janë bashkëautore të të gjitha zhvillimeve politike, ekonomike etj.etj., në Botë!, pavarësisht që në MAJËN e AISBERGUT sikur duket se kjo katërshe e kundërshton njëra tjetrën për nuanca të caktuara! Për këtë që po themë ka qindra argumente, dhe vetëm ai që s’don t’i shoh, i hedh në taborrin e “Teorisë së Konspiracionit”, dhe për mendimin tim ky veprim në mënyrë apriori i bën keq dijes, në të cilën bazohemi!
***
Filmin dokumentar të regjisorit Michael Moore /që ma dërguat/, e kam parë në versionin gjermanisht në këtë youtube:
Fahrenheit 911 Michael Moor Bush Doku 911 Inside Job Teil1

***
PAS 11 SHTATORIT 2001 – KANË PASUAR LUFTËRAT NË LINDJEN E MESME!

Mik im, Me ka interesuar shumë 11 shtatori (2001), sepse pas kësaj ngjarjeje kanë pasuar të gjitha zhvillimet tjera (luftarake) në Lindjen e Mesme, duke filluar nga Avganistani, Iraku e gjerë te lufta e sotme në Siri…, Ukrainë etj. Për 11 shtatorin i kam shikuar e analizuar me shumë kujdes dhjetra dokumentare, ku flasin ekspertë të fushave të ndryshme, amerikanë e të tjerë, shumë analistë dhe dëshmitarë okular të kësaj ngjarjeje të tmerrshme. Për 11 shtatorin, madje kam bërë edhe një analizë studimore, duke u bazuar pikërisht në këto dëshmi, të cilat hedhin poshtë në mënyrë të argumentuar historinë e versionit zyrtarë të dhënë nga administrata Bush, për këtë ngjarje të rëndë! Në këtë analizë kam shpërfaqur me dëshmi e videomateriale të shumta edhe lidhjet biznesore të familjes Bush me familjen Bin Laden, përmes korporatës gjigante “Grupi Carlyle” etj…, dhe mënyrën se si qeveria amerikane ka lehtësuar largimin e anëtarëve të familjes Laden (që po qëndronin për vizitë zyrtare në SHBA), në krye me vëllaun e Bin’it, Shafiq bin Laden, pikërisht para, gjatë dhe pas sulmeve të 11 shtatorit 2001…!!! Për këto ngjarje siç thash flasin dhjetra dokumente, foto, filmime etj., dhe për më tepër flet detalisht edhe Richard A. Clark, Ish shef i Këshillit të Sigurisë Kombëtare kundër terrorizmit, në administratën e presidentëve Bill Klinton dhe Xhorxh Bush (1998 – 2002). Për mendimin tim është vështirë, shumë e vështirë, të hidhen poshtë këto dëshmi, (për 11 shtatorin 2001) dhe ngjarjet tjera që pasuan, me një fjalë goje – se këto janë “teori konspiracioni”!

***
Këtë analizë të detajuar me shumë foto dhe video mund ta lexoni në dy vazhdime në poralin www.pashtriku.org, me titullin: “E VËRTETA PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001 – NË SHBA (I – II) FOTO+VIDEO…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura