Pashtriku, 24 mars 2019: Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke folur në Kuvend për pezullimin e kazinove dhe lojërave të fatit u shpreh se “mjaftë i kemi mashtruar qytetarët është koha të bëhemi të sinqertë…”!!!
***
Kadri, mashtrimi është veti parësore e politikanit tonë! Pa premtimet e mashtrimet tuaja ‘mentaliteti i robit’ s’mund të nënshtrohet! Si rrjedhim premtimi yt për sinqeritet është mashtrim i radhës! Prandaj, ik – shporru – sepse e ke mbushur kupën Ti dhe soji Yt!
***
D O R Ë H E Q J E !
Presidenti Hashim Thaçi, Bankën Qëndrore të Kosovës (BQK) e ka shndërruar në qendër për punësimin e familjarëve të tij! Një afer me përmasa të tilla nepotiste po t’i ndodhte edhe presidentit të BANGLADESHIT do të jepte menjëherë DORËHEQJE! Hashimi nuk e ka ndërmend të dorëhiqet, prandaj i mbetet qytetarëvet ta dorëheqin me protesta të qeta,duke bartur në duar pankarta me emrat e familjarëve të punesuar në BQK… Dorëheqja duhet t’i kërkohet edhe Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, Kadri Veselit, Isa Mustafës….
PDK-ja me rrënjë në BQK – asistentja e Veselit, djali i Ismaili e vajzat e Lladrovcit e Xhelilit
https://www.youtube.com/watch?v=3rBt9xehWKo