PASHTRIKU: MË 24 NËNTOR 2013, BASHKIMI I INTELKTUALËVE SHQIPTARË NË ZVICËR, ORGANIZON TUBIM FESTIV, KUSHTUAR 28 NËNTORIT 1912 DHE ME KËTË RAST PËRUROHEN LIBRAT E LULJETA SELIMIT, XHEVAT REXHAJT, LEBIT MURTISHIT DHE GANI QARRIT

Pashtriku.ortg, 01. 11. 20123 – Më 24 Nëntor 2013, Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, organizon një manifetsim, kushtuar festës sonë kombëtare – 28 nëntorit 1912, dhe me këtë rast përurohen librat e katër autorëve: 1.Luljeta Selimi, “Rrëfime tronditëse – Femrat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë; 2. Xhevat Rexhaj, “Epoka e shënuar apo Rugova, Flamuri, LDK-ja; 3. Lebit Murtishi, Poezi dhe dy monodrama; 4. Gani Qarri, a.”Mallkim shekujsh”-libër me Poezi, b.”Krijuesit e Historisë”libër në Prozë dhe c.”Vrasje Idealesh” libër në Prozë. Tubimi mbahet në Adresën: “RISTORANTE PIZZERIA TRAUBE” Rruga: SCHULHAUSSTRASSE 9, 4513 LANGENDORF /SOLOTHURN/, duke filluar në orën 14:00-20:00. Kontakti me organizatorin: [email protected], [email protected].

– LEXONI FTESËN –

 Solothurn, 2013-10-30

F T E S Ë
Për pjesëmarrje në programin e organizuar nga BISHZ, kushtuar Flamurit Kombëtar dhe përurimit të librave nga katër autor më, 24 Brymor( Nëntor) 2013 me fillim në ora 14:00-20:00
Të dhënat lidhur me programin:
– PJESA E PARË 14:00 – 16:30
1. PËRURIMI I LIBRAVE NGA AUTORËT:
Luljeta Selimi:
RRËFIME TRONDITËSE – FEMRAT E DHUNUARA GJATË LUFTËS NË KOSOVË
“Berichte während des Kosova-Kriges Vergewaltigter Frauen”
Përurimi bëhet edhe në Zürich më datën 2013-11-25 në ora 18:00 në Albanische Bibleothek in der Schweiz- BIBLEOTEKA SHQIPTARE NË ZVICËR- ZÜRICH, Drejtor – Skënder Rexhepi, tel: 079 634 73 14 & 044 480 03 51 adresa: Hohlstrasse 610 8048 Zürich.

Xhevat Rexhaj:
EPOKA E SHËNUAR APO RUGOVA, FLAMURI, LDK-ja
Lebit Murtishi
POEZI DHE DY MONODRAMA
Gani Qarri
1.”Mallkim shekujsh” -libër me Poezi.
2.”Krijuesit e Historisë”libër në Prozë dhe
3.”Vrasje Idealesh” libër në Prozë

– PJESA E DYTË 17:00 – 18:30
FESTA E PËRBASHKËT KUSHTUAR FLAMURIT KOMBËTAR
– PJESA E TRETË 18:40-20:00 DARKA E PËRBASHKËT

LAJMËRIMI PËR PJESËMARRJE

1. Lajmërimi për pjesëmarrje dërgohet me shkrim deri më ditën e premte 15 Brymor (Nëntor) 2013
2. Në lajmërim duhet shënuar emri dhe mbiemri i secilit pjesëmarrës, për sigurimin e vendeve
3. Secili pjesëmarrës i paraqitur shpenzimet e darkës i merr përsipër
4. Darka do të jetë sipas regjistrit të kuzhinës( Byfe meny)- vetshërbehet secili për vete
5. Për një pjesëmarrës çmimi i darkës me pije(pa alkohol) kushton: Fr.30
6. Pas datës 15-11-2013, çdo lajmërim s`do të pranohet për pjesëmarrje.
7. Referuesit, vështrimet e bëra me shkrim, për librat që përurohen, duhet t`i dërgojn përmes postës elektronike, më së voni deri më datën 2013-11-15.
8. Programin lidhur me përurimin e librave dhe Festën e Flamurit Kombëtar, të lajmëruarit në afatin e caktuar deri më datën 2013-11-15, do t`ju përcjellet përmes postës elektronike më së voni deri më datën 2013-11-20.
Luteni që të dhënat lidhur me pikat 1-2 dhe 7 t’i dërgoni përmes adresës-postës elektronike në vijim:
E-Mail: [email protected],[email protected]

Me nderime Abas Fejzullahi, kryetar

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura