Pashtriku, 7 prill 2019: Familjarizmi në institucionet e shtetit, Kosovën e ka shndërruar në republikë familjare të ZUZARËVE, e cila si e tillë nuk ishte aspiratë e shqiptarëve, e aq me pak e atdhetarëve që u sakrifikuan për 100 vjet rresht!
Këta zuzarë të politikës familjare që për 20 vjet rresht riciklohen bashkarisht në pushtet, përmes votës së blerë me një mbushje telefoni nga “turma pa tru” apo “mentaliteti robit”, nuk largohen nga pushteti pa aktivizmin qytetarë!
Andaj për t’u çliruar nga zuzarët duhet përfundimisht të vetëdijsohen e aktivizohen shqiptarët për largimin e tyre një herë përgjithmonë, në mënyrë që të krijohen mundësitë:
– për ndryshimin e Kushtetutës së Ahtisarit,
– për reformë zgjedhore,
– për reformë në administratën publike,
– për reformat e nevojshme në drejtësi, prokurori, polici dhe jo vetëm!
Të gjitha këto reforma natyrshëm do të prodhojnë një mentalitet të ri politik e institucional, për sanimin e gjendjes dhe hapjen e perspektivës në punesim e zhvillim të gjithanshëm!
——————–
P.S: këta zuzarë nuk do t’i duronin as njerëzit e ‘egjër’ të xhunglës!
Postime të Lidhura
ASTRIT GASHI: KOSOVA E SIGURT PO SHKON DREJT FALIMENTIMIT!
(Prishtinë, 25. 07. 2012) – Kosova po shkon rrugës së falimentimit dhe nga ky qorrsokak mund të shpëtojmë…
AFËRDITA DËRVISHI, PhdC: NJË JETË E TËRË PËR ARDHJEN E LIRISË
Pashtriku.org, 5 dhjetor 2017: (Agim Sylejmani, Rrëfime nga burgu, Prishtinë, 2017) (Kumtesë) Përmbledhje Në veprën „Rrëfime nga burgu“,…
INXH.LULZIM PIRRAKU: KRIZË INSTITUCIONALE NË KOHË PANDEMIE
Prishtinë, 11 prill 2020: Jemi në situatë të një qeverie të shkarkuar e kur kërkesa e Presidentit drejtuar…
DR.FADIL MALOKU: THAÇIT I TAKON VETËM VENDI I ‘KRYEPLAKUT TË KATUNDIT’, S’ËSHTË PËR NEGOCIATA ME SERBINË!
Prishtinë, 22 korrik 2018: Sociologu Fadil Maloku ka komentuar çështjen e negociatave që vendi ynë është duke i…