SYLEJMAN KRASNIQI: MASHTRIMET E RADHËS RRETH RRITJES SË PENSIONEVE PËR KONTRIBUTDHËNËS

Prishtinë, 15. 01. 2016: Maratona e rritjes së pensioneve për pensionerët kontributdhënës ka filluar diku nga fundi i vitit 2014. Dolën fjalë nga zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenjes Sociale se që nga janari i vitit 2015 do të bëhet skema e rritjes së pensioneve për kontributdhënës dhe ato do të fillojnë të ndahen menjèherë. Dhe pensionistët, si nevojtarë që ishin, e besuan këtë lajm. Me gëzim e pritnin vitit e ri 2015 sepse shpresuan që viti që vjen do të jetë më leht i përballueshëm për xhepin e tyre të cekët.
Në pritje ditët, javët dhe muajtë shkojnë më ngadal. Muaji prill i vitit 2015 erdhi pa risi në rritjen e këtyre pensioneve. Pensionerët filluan të përshpërisin rrugëve dhe nëpër kafene me njeri – tjetrin se nuk do të ketë rritje të pensioneve. Flitej me të madhe për mjetet që u ishin premtuar se janë siguruar nga ministria përkatëse por se ato diku ishin tretur. Nuk vonoi shumë dhe po nga Ministria e Punëve dhe e Mirëqenjes Sociale u dha informata se të hollat ishin siguruar nga Ministria e Financave dhe se pensionet për kontributdhënës do të ndahen me pensionin e muajit qershor. Thanë se do të përpilohet edhe njëfarë skeme e kategorizimit në kontributdhënje.
Kaloi edhe qershori pa rritje të pensioneve për kontributdhënës. Prap ata mbetën me gishta në gojë. Po them kështu sepse pensionerët u mashtruan për të satën herë. Dhe kur u rrit së tepërmi paknaqësia tek kjo shtresë e pensionerëve, vet ministri i Ministrisë së Punës dhe i Mirëqenjes Sociale doli me një deklaratë, se pensionet për kontributdhënës do të rriten me nga 100 euro prej muajit të ardhshëm (sa më kujtohet nga muaji tetor, nëse nuk gabohem). Si duket kjo deklaratë e këtij ministri ishte vetëm sa për të qetësuar paknaqësinë tek kjo shtresë dhe për ta amortizuar atë edhe për një kohë.

Isa Mustafa njofton Shaban Kajtazin për rritjen e pensioneve nga 1 janari 2016!

Vetëm dy ditë më pas dolinë konferencë për shtyp, ministri i financave dhe tha se rritja nuk do të jetë nga 100 euro për të gjithë dhe se mjetet nuk janë siguruar ende, por shpresojmë që ato do të sigurohen së shpejti. E kjo “së shpejti” e përkthyer në gjuhën e mirëfillt do të thotë “së ngadalti”. Nga këto deklarime u muarr vesh (ose u kuptua) se si ministrat ia kriposin shoqi-shoqit premtimet dhe se si e testojnë opinionin e verbër. Bile ministri i Financave e lansoi edhe mundësinë e bërjes së një kategorizimi të pensionerëve kontributdhënës në bazë të viteve të punës dhe të nivelit të shkollimit.
Ai tha se kjo punë do të kryhet deri në vitin e ri dhe pensionet me rritje do të merren nga janari i 2016’së. Mirëpo ky lloj i të shprehurit lë të kuptohet se kategorizimi don punë shumë dhe se do të zgjatë me muaj dhe me stinë të tëra.
Dhe vërtetë ashtu edhe ndodhi. Erdhi janari i 2016’tës dhe pensionet me rritje nuk duken askund. Në javën e parë të janarit kriposjen e rritjes së pensioneve e mori përsipër kryeministria. Ajo pruri vendimin që pensionet për kontributdhënës të rriten nga 140 euro në “gjithësejt” 158 euro. Lajmin e bëri të ditur para kamerave televizive kryeministri së bashku me Shaban Kajtazin, si përfaqësues i pensionerëve të Kosovës. Shaban Kajtazi sot ka qenë në shërbim partiak se jo në shërbim të shoqatës së pensionerëve. Po të kishte qenë në shërbim të shoqatës së pensionerëve nuk do të zgërdhihej para kamerave, thua se e ka bërë namin. Thanë se pjesa tjetër e rritjes do të bëhet shumë shpejt dhe posa të kompletohet dokumentacioni i kërkuar. Pensionerët, si nevojtarë që janë, të nesërmen ia mësynë zyrave të shërbimeve për pesnionerë për të kompletuar dokumentet e kërkuara. Por as pas një jave askush nga zyrtarët nuk kanë dijeni se çfarë dokumentash duhet pregatitur.
Se kush do të jetë kriposësi i rradhës për pensionerë nuk e di. Por një gjë tashmë dihet se ministrat i treguan aftësitë e tyre për kriposje. Por pse pati nevojë me u angazhua edhe kryeministri dhe përfaqësuesi i pensionerëve për kriposjen e premtimeve të ministrave mbetet të shihet në vazhdim të ditëve, javëve, muajëve e ndoshta edhe të viteve … / Sylejman Krasniqi – tel. 044/049-169-049 /

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura