SHERADIN BERISHA: SHKELJA E BETIMIT TË DEPUTETIT DHE CENIMI I TËRËSISË TERRITORIALE – MË 21 MARS 2018 NË KUVENDIN E KOSOVËS!

Pashtriku, 22 mars 2021: 3 vjet më parë, më 21 mars 2018 Qeveria Haradinaj (PAN + Lista Serbe) në një seancë të jashtëzakonshme procedoi në Kuvendin e Kosovës (që e drejtonte Kadri Veseli) ratifikimin marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Edhe pse seanca u zhvillua nën masa të shtuara të sigurisë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje 4 herë hodhën gazë lotësjellës në sallë për të penguar ratifikimin e marrëveshjes!
Në këtë situatë të krijuar ka intervenuar policia e Kosovës duke i larguar me dhunë deputetët e LVV-së nga salla plenare e Kuvendit.
Pas largimit të deputetëve të LVV-së nga salla u krijuan “kushtet” për procedimin e votimit, ndonëse në sallë kishte qëndruar vetëm shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca!
Në këto rrethana të reja me 80 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Deputetët me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ia dorëzuan Çakorrin dhe Kullën e Zhlepit (8200 m2) Malin të Zi dhe në këtë mënyrë ata/o shkelën betimin e deputetit për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës!
Atë ditë (para votimit) kam kërkuar nga deputetët që të mos e shkelin betimin e tyre të dhënë më 3 gusht 2017!

Lexoni nga arkivi i datës 21 mars 2018:
DEPUTETË, MOS E SHKILNI BETIMIN!
Nga Sheradin Berisha
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7448
Pashtriku.org, 19 mars 2018:

Të nderuar deputetë,
Marrëveshja për Demarkacionin e 26 gushtit 2015 që e kanë nënshkruar Hashim Thaçi dhe Skënder Hyseni (në Vjenë), pikat kufitare në Òªakorr dhe Kullë të Zhlepit i lenë në Mal te Zi!
Dhe kjo marrëveshje si e tillë, meqë e cënon TËRËSINË TERRITORIALE të Republikës, nuk duhet të VOTOHET!
***
Teksti i Betimit që e keni dhënë dhe nënshkruar (më 3 gusht 2017) është si vijon:
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e TËRËSISË TERRITORIALE dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane. BETOHEM!”
MOS E SHKILNI KËTË BETIM!
________________
Ilustrimet:
1. Në një punim shkencor të shkruar nga studiues malazezë në Malit të Zi, i ilustruar edhe me fotografi – ku shihet objekti i pikës kufitare në Òªakorr, thuhet se: ‘Òªakorri shqiptar, është mali në vargmalet e bjeshkëve të Nemura në kufirin Mali i Zi – Kosovë”.

Në foto, shikoni faksimilin me shënim dhe fotografinë e pikës kufitare në Òªakorr!
2. Se pika kufitare Kosovë – Mali i Zi është në Kullë – dëshmon kjo foto ku shkruan: “Carinski prelaz Kula” (Kalimi kufitar Kulla) dhe vulat kufitare hyrëse e dalëse me emrin “KULA”!
Shikoni fotografinë dhe faksimilin me Vulat kufitare!

__________________
Nga arkivi i facebookut, më 21 mars 2018
DEPUTETË, MOS E SHKILNI BETIMIN!
Nga Sheradin Berisha
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10211523529060261&id=1125324528

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura