KËSHILLAT E SEKRETARIT TË NISMËS SOCIALDEMOKRATE PËR OPOZITËN DHE SFIDA E KRYEMINISTRIT ME MARRËVESHJET E NËNSHKRUARA NË BRUKSEL!

KËSHILLAT E SEKRETARIT TË NISMËS SOCIALDEMOKRATE PËR OPOZITËN DHE SFIDA E KRYEMINISTRIT ME MARRËVESHJET E NËNSHKRUARA NË BRUKSEL!

Nga Sheradin Berisha, 26 Tetor 2022

“Mos kërkoni nga kryeministri Albin Kurti shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat! Sepse, si popullist i regjur që është, nëse nuk do të mund të jetësojë këtë vendim, do ta fajësojë opozitën, duke e akuzuar atë për sabotim të këtij vendimi!” – kështu i këshillon opozitën, OJQ-të dhe mediet, përmes facebookut, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë “NISMA Socialdemokrate”, Bilall Sherifi.

Dhe, “Madje, nuk është larg mendsh që të akuzojë opozitën dhe gjithë të tjerët për marrje anën e Vuçiqit. Prandaj, sido që të vendosë le të jetë vendim i tij. Mos i jepni mundësi të hedh përgjegjësinë për dështimin e tij te opozita dhe të gjithë të tjerët!”, përfundon z.Sherifi këshillën për opozitën.

Zoti Bilall Sherifi më duket ka harruar ose bëhet sikur nuk e dinë se, të gjitha marrëveshjet (edhe marrëveshja për targat) janë nënshkruar në Bruksel gjatë viteve 2013 – 2016 kur ishte P(L)ANI në pushtet, gjegjësisht kur ishin Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa në krye të qeverisë!

Albin Kurti me “zbatimin e vendimit për targat” nuk po bënë asgjë të veçantë, vetëm se po përpiqet të zbatoj një vendim që e kishin nënshkruar në Bruksel paraardhësit e tij (Hashimi – Isa). Dhe me këtë rast Kurti në pamundësi për t’i rinegociuar këto marrëveshje (ashtu siç kishte deklaruar kur erdhi në krye të qeverisë) tani po i zbaton ato si masa reciprociti, të cilat ishin zbatuar për gati një decenie njëanshëm nga Serbia.

Nuk duhet harruar fakti se publikisht procesi i dialogut dhe i negociatave me Serbinë nën monitorimin e SHBA – BE dhe jo vetëm, ka të bëjë me statusin e komunitetit serb në kuadër të kësaj republike, të shpallur me pakon e Ahtisarit. Ndërkaq duket që qëllimi final i SHBA – BE – NATO’s dhe mekanizmave të tjerë euroatlantik është gjeopolitik e gjeostrategjik, për ruajtjen e “paqes” dhe krijimin e ambientit të volitshëm për korporatat e mëdha të elitës globaliste për ta shfrytëzuar mbitokën dhe nëntokën biliardshe të Kosovës … Ky është qëllimi kryesor i fuqive të mëdha, ndërsa marrëveshjet Kosovë – Serbi janë mjete për të realizuar këtë qëllim. Kush nuk e kupton këtë fakt jeton në iluzione!

***

Albin Kurti gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, por edhe pas fitores në këto zgjedhje, vazhdimisht kishte deklaruar se dialogu me Serbinë do të jetë prioritet i shtatë (7), por aktualisht shohim se si dialogu me Serbinë është bërë prioriteti i parë!

Pse?

Sepse agjendën e dialogut me Serbinë e përcakton Brukseli dhe Uashingtoni, jo Albin Kurti, dhe se marrëveshjet në Bruksel janë nënshkruara nga tri palët në dialog (Kosovë – Serbi – BE) dhe si të tilla janë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat palët negociuese janë të detyruar t’i zbatojnë.

***

Më 27 janar 2021, 18 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke u bazuar në rrjedhën e zhvillimeve rreth dialogut me Serbinë dhe ndikimin e shteteve të QUINT-it në këtë proces, kam bërë një analizë me titull: “KRYEMINISTRI I DIALOGUT!”

Në këtë analizë ndër të tjera kam thënë (citoi):

“Për regjisorët (ndërkombëtarët) pas 14 shkurtit do të jetë i pranueshëm një qeveri vetëm me një kryeministër (aktor) që pranon pa kushtëzime dialogun me kompromiset e dhimbshme, të cilat dizajnojnë një marrëveshje finale me Serbinë! Kush s’e pranon këtë agjendë rrëzohet!” përfundon citati.

Dhe Albin Kurti nëse nuk i pranon dhe nuk i zbaton marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel: nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ivica Daçiq, Aleksandër Vuçiq, me palën ndërmjetësuese Baroneshën Ashton dhe znj.Mogherini, atëherë ai do të detyrohet të jap dorëheqje!

Rrjedhimisht nuk është njejt si me qenë kryetar i partisë (në opozitë), si me qenë kryeministër i Qeverisë! Si kryeministër nëse nuk i zbaton kërkesat dhe vendimet e të fortit shkon në shpi!

***

Në vijim ju ftojë të lexoni të plotë këtë analizë:

Nga arkivi i FB, 27 janar 2021

KRYEMINISTRI I DIALOGUT!

Nga Sheradin Berisha

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10218365954356617&id=1125324528

***

Më 9 shkurt 2021, pesë ditë para votimit të 14 shkurtit, e kam bërë edhe një analizë tjetër me titull: “KRYEMINISTRIN E RI E PRET DIALOGU AHTISARI PLUS (+)” Në këtë analizë ndër të tjera kam shkruar (citoi): “kryeministrin e ri në tavolinën e punës fillimisht e pret dialogu ‘Ahtisari plus (+)’ me Serbinë. Rrjedhimisht e presin negociatat e dhimbshme dhe si të tilla të pakapërdishme!” (…) Për Albinin dialogu me Serbinë është sfida kryesore, e cila do t’ia përcaktojë jetëgjatësinë në detyrën e kryeministrit!” – përfundon citati.

Më gjerësisht lexoni:

Nga arkivi i FB, 9 shkurt 2021

KRYEMINISTRIN E RI E PRET DIALOGU AHTISARI PLUS (+)

/ Nga Sheradin Berisha

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10218453038053655&id=1125324528

Edhe këtu:

KRYEMINISTRIN E RI E PRET DIALOGU AHTISARI PLUS (+)

___________

NARRACIONI I NJË BASHKËBISEDIMI MIDIS DY OPOZITARËVE!

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, POZITA: NISMA, PDK, AAK, LDK DHE NISMA A, POZITA: VETËVENDOSJA! SIÇ SHKRUAN DHE
    SHKRIMTARI YNË RILINDAS: ORË E QAST KOHËT NDRROHËN; BIEN POSHTË TË MËDHEJTË EDHE TË VEGJËLIT ÇOHËN!”A, KËTA OPOZITA E SOTIT MBI 22 VITE POZITË, DUKE BERË TREGTI, KËRRDI,
    GERRDI, NË KORRUPCIONE, HORRUKCIONE AH, SHITJE HORE RRËSHQITJE N’DIALOG, GRIABLLOK,
    DUKE U FALUR, PANDALUR; GATI TERË PASURINË, TRASHGËMINË, TROJET KOMBËTARE, PLOJET
    KOBËTARE, KORBËTARE; DUKE NENSHKRUAR, NËNSHTRUAR EDHE ASCIACIONIN TË KOMUNAVE
    VERI TË KOSOVES, PLANIN E AHTISARIT PËR 11 KOMUNA SEBË, PAKICA 5% SERBË MBISUNDON
    95% SHUMICËN APSOLUTE SHQIPTARE; DHE, DUKE FALUR AFRO 5OO HEKTARË MAQEDONISË O,
    10 000 HEKTAR MALIT TË ZI, EDHE DUKE SHITUR GATI TERË FABRIKA, MINJERA MILIARDËSHE A
    MU SHUMË LIRË DHE SHLIRË; PËR PËRQINDJE TË ÇMIMIT PËR INETRESA PËRSONALE O HEEEJ,
    TANI THËRRET DHE BËRTET SHPIRTI DHE HIRTI I LUFTETARIT, ÇLIRIMTARIT, DËSHMITARIT A DHE
    GJITHA VARRET MASIVE, ZJARRET TË MARRËZIVE, QË POZITA E TANISHME TË MUNDOHEJ O TË
    STËRMUNDOHEJ, QË T’I KTHEJË, QË TË I RIBEJË EDHE RIVEJË NDERIN O ZËRIN KRYELEGJENDËS
    DHE HYREGJENDËS, PËR RIKTHIMIN AH, RIHIMNIN, PËR TRIUMFIN QË RIGUFIN O, RIATDHESIMIN
    DHE RITRASHËGIMIN O, PËRGJEGJA MË GRANDEMA NGA ZOTI I ATDHEUT; HEEEJ, GJERGJA MË
    ADEMA; GJERGJA MË ADEMA; OUUUH OREEE, GJERGJA MË ADEMA!!.MË T’FALA NGA MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura