SHERADIN BERISHA: SHTETI DHE PUSHTETI I LIDERIT!

Pashtriku, 20 dhjetor 2019:
1. Në Kosovë për 20 vjet rresht pas luftës, autoriteti suprem i partive politike ishte dhe mbetet Lideri! Janë pikërisht ata ‘liderë’ të cilët me përfundimin e luftës grabitën qindra milonë marka gjermane, franka zvicerane e dollarë amerikanë nga fondi i 3%’it dhe fondi “Vendlindja Thërret”. Janë ata të njetit që i shtuan pasuritë e tyre në saje të kontrabandës me derivate të naftës, me pompa të benzinës, me narkotikë, me cigare, pastaj me lojrat e fatit, me bixhozin etj.

2. Në këtë mënyrë u krijuan dhe u zhvilluan partitë lideriste me anëtarësi klienteliste! Këto parti (LDK, PDK, AAK, NISMA, AKR, Lista Ibrahim Rugova, Lista Serbe, etj), ushtrimin e pushteteve (legjislativin dhe ekzekutivin) e ndërtuan mbi bazën e legjislacionit që buron nga Kushtetuta e Ahtisarit. Dhe duke i patur nën kontrollë të gjitha bordet, agjencitë publike, administratën shtetërore etj., raportet liderë – klientelë u ndërtuan në mënyrë piramidale, si kompani biznesi për punësim e abuzim me paranë publike!
3. Kjo klasë lideriste gjatë ushtrimit të pushtetit (në bashkëqeverisje) në kuadër të sistemit kanë ndërtuar struktura mbrojtëse!
– Kanë ndërtuar:
A. Struktura brenda bordeve dhe agjensive publike të tenderimit për PASURIM;
B. Struktura brenda AKI-s për mos HETIM;
C. Struktura brenda policisë për SIGURIM;
D. Struktura brenda prokurorisë për mos AKUZIM;
E. Struktura brenda gjyqësisë për mos DENIM!
Dhe në këtë mënyrë përmes pushtetit ata Kosovën e shndërruan në shtet të liderit!
4. Prandaj për ta ndalur këtë abuzim të tmerrshëm, Kosovën “sui generis” të Ahtisarit duhet ta bëjmë shtet normal të Adem Jasharit!
Dhe pa humbur kohë Qeveria e Re duhet ta bëjë:
A. ndryshimin e kushtetutës së Ahtisarit;
B. reformë substanciale në ligjin për zgjedhjet;
C. reformë në administratë dhe agjensitë publike;
D. reformë në gjyqësi;
E. reformë në prokurori;
F. reformë në polici;
G. reformë në AKI.
5. Nëse me këto reforma nuk e bëjmë Kosovën shtet normal, nuk do të kemi asnjë institucion funksional! Përkundrazi do të jenë pushtete lideriste – abuzive, nepotiste, korruptive dhe kriminale siç i kemi pasur për 20 vjet rresht!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura