Pashtriku, 14 janar 2021: Politikani i keq mbijeton në politik, në saje të manipulimit me vullnetin dhe dëshirat e votuesve!
Hashim Thaçi më 27 nëntor 2010, gjatë fushatës eletorale për zgjedhjet e 12 dhjetorit të atij viti, ka premtuar (rrejshëm) se brenda 15 muajve do të liberalizohen VIZAT! (Shiko foton 1)
Ky manipulant edhe në zgjedhjet e radhës i ka gënjyer votuesit me të njejtin premtim! Madje më 04/05/2016, në rrjetin social facebook poston një hartë të Kosovës me mbishkrimin “GOODBYE VISA”! (Shiko foton 2)
Kaluan mbi 10 vjet nga premtimi i parë, dhe vizat ende nuk u liberalizuan, ndërsa ky gënjeshtar në politik ka mbijetuar…!!!
Politikanët e këqij (të sojit të Hashim Thaçit & Co) s’kanë frikë nga klientela e tyre! Ata frikohen prej njerëzve të mirë e të pakorruptuar. Prandaj në momentin që i mashtronin njerëzit e mirë dhe të ndershëm, jeta e tyre në politikë është zgjatur!
***
Fatkeqësisht sot kemi shumë njerëz të mirë, të cilët politika i ka korruptuar e tjetërsuar, dhe bëjnë jetën e strucit!
– Kush i tjetërson ata/o?!
– Interesi vetjak, duke shkelur mbi interesin e përgjithshëm publik!
Prandaj pa ndryshuar kjo mendësi e robit do të kemi politikanë të papërgjegjshëm sikur hashimi, dhe rrjedhimisht nuk mund të bëjmë ndrydhim të nevijshëm për zhvillim të mirëfillt në çdo drejtim!!
____________
Shikoni: Premtimet e Hashim Thaçit për Liberalizimin e vizave:
https://www.facebook.com/njelajm.net/videos/1006009563132277/
Postime të Lidhura
BASHKIMI EUROPIAN DREJTOHET NGA KORPORATAT E MILIARDERËVE! (VIDEO)
BASHKIMI EUROPIAN DREJTOHET NGA KORPORATAT E MILIARDERËVE! Deputeti i Parlamentit europian Kolakushiq: Ideologjia e re po i kthen…
SABIT ZENELI: SI U PUSHKATUA JANI ZOGA – KOMANDANT I POSTËS KUFITARE NË DEVOLL
Prishtinë, 24. 03. 2015 – Mjekun Vasil Zoga e kam takuar në Korçë në një festival mbarëkombëtar. Gjatë…
SHERADIN BERISHA: QEVERIA E ALBIN KURTIT DHE REFORMAT E NEVOJSHME PËR NDRYSHIM!
Pashtriku, 24 shkurt 2020: Më 20 shkurt, Ministri i Jashtëm në qeverinë Kurti, Glauk Konjufca ka shfuqizuar vendimet…
ALBIN KURTI DUHET TË HAP KUTINË E PANDORËS DHE TË KËRKOJË NDRYSHIMIN E KUFIJVE …
Urgjentisht … ALBIN KURTI DUHET TË HAP KUTINË E PANDORËS DHE TË KËRKOJË NDRYSHIMIN E KUFIJVE … Bashkimin…