Pashtriku, 23 janar 2020: Kur e keqja dominon e mira vonon! Madje fare nuk duket, sepse nga e keqja çdo ditë zhduket!
Për 20 vjet rresht në Kosovë partitë e liderit (PDK, LDK, AAK, AKR, NISMA etj) me kushtetutë të Ahtisarit e kapje të drejtësisë, policisë, AKI’së etj., kanë ushtruar pushtet të pakufizuar, përmes nepotizmit, korrupsionit e abuzimit, dhe në këtë mënyrë kanë ndërtuar një sistem të kriminalizuar!
Pushteti i kriminalizuar i ka dhënë fuqi të keqes!
Dhe ne me të keqen e shtresuar, pa u trazuar jemi mësuar dhe në fund sikur jemi rahatuar!
Rrjedhimisht u bëmë imun ndaj të keqes, dhe për më tepër të keqen e bëmë kulturë jetese!
I dhamë krah e mbështeje!
Ne, të keqit në pushtet i thamë:
– bravo, se i zoti je;
– të lumtë, se je rrot same!
E çka s’i thamë tjetër!
Ndërsa të mirit vazhdimisht i kemi thanë – qyqan!
Tani, çka duam ne?
Të mirën e vonuar!
Nëse e duam të mirën e vonuar, ajo nuk vjenë pa mendësinë e ndryshuar!
Prandaj ta ndryshojmë mendësinë tonë politike e institucionale ndaj të keqes, e cila për dy decenie ka dominuar, për t’i hapur rrugë të mirës së vonuar!
Postime të Lidhura
MARASH ULAJ – ATDHETAR …
Marash Ulaj – atdhetar dhe aktivist i njohur malësor në komunitetin shqiptaro-amerikan Nga Gjekë Gjonaj, Ulqin Më…
AZEM RAMADANI: PARTITË E VJETËRUARA DHE LËVIZJA VETËVENDOSJE NË KOSOVË
Prizren, 15 janar 2021: Siç dihet partitë tradicionale apo partitë e vjetëruara në Kosovë, janë Lidhja Demokratike e…
SHERADIN BERISHA: ‘DJALLI ME BRIRË’ PO BËHET I PAMËSHIRË!
Pashtriku, 2 tetor 2019: Kadri Veseli ky ‘Djalli me brirë’ në fushatë po bëhet i pamëshirë, sepse turmës…
ASTRI KOSTURI: SHTETI, SI PLAҪKË NË DUART E PUSHTETIT!
Tiranë, 16. 11. 2016: U bënë 25 vjet rresht, që shteti “ynë” dhe zyrat e tij vetëm zgjerohen…