SHERADIN BERISHA: TË MË FALIN BESIMTARËT!

 Pashtriku.org, 10. 7. 2016: Më 7 korrik 2016, në rrjetin social facebook kam bërë një koment lidhur me faljen e fitër Bajramit (më 5 korrik) në qendër të Tiranës. Aty kam shkruar: “Ҫdo gjë e tepërt shkakton dëme! Madje edhe ushqimi i tepërt dëmton organizimin e njeriut. Prandaj edhe ritet fetare, në rastin konkret falja e fitër Bajramit me përmasa arabe (siç duket në këtë foto në qendër të Tiranës) kam frikë se e dëmton dukshëm qenjen tonë kombëtare! Nëse vazhdohet me këtë ritëm do të vijë një ditë, kur populli (kombi) do të harrojë çfarë është dhe çfarë ishte në të kaluarën!
Gazetari i shquar amerikan, Edward R.Marrow (1908 – 1965) në librin e tij: “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves” (Një komb i deleve do të lind një qeveri të ujqërve) ka shkruar:
“Hapi i parë në likudimin e një populli është të fshini kujtesën e tij, të shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”.”

Ky koment ka ngjallur reagime të shumta pro dhe kundër këtij fenomeni në rritje, në Shqipëri dhe kudo gjetkë në arealin shqiptarë.
***
Gjykoj se të gjitha fetë pa dallim janë njësoj në shërbim të politikës, gjegjësisht në shërbim të atyre që janë Zotë të parasë! Mbi të gjitha si Meka (selia e shenjtë e fesë islame) ashtu dhe Vatikani (selia e shenjtë e fesë katolike) janë në shërbim të dinastisë Rokfeller & Rotschlid…
Sa për ilustrim shikoni këtë foto: Papa Françesku duke ua puthur duart: D.Rockefeller, J.Rothschild dhe H.Kissinger! (https://transformier.wordpress.com/2015/10/19/der-papst-franziskus-kuesst-die-hand-von-david-rockefeller-john-rothschild-und-henry-kissinger/ )

***
Në këtë mënyrë siç po ua puthë duart, Papa: treshes Rokfeller & Rotschild & Kisinnger, njejtë me përulje e bëjnë edhe kryeimamët e Mekës, pa përjashtuar këtu edhe kryimamin, Saleh bin Muhamed bin Ibrahim al Talib, imam i Xhamisë së Qabes në Mekë që kishte ardhur nga Arabia Saudite për të falur Fitër Bajramin me 5 korrik 2016 – në qendër të Tiranës!
***
Personalisht ndikimin e fesë te njeriu e shoh përtej lutjeve (ritualeve) të zakonshme që i kryejnë besimtarët, prandaj dhe solla foton e papës duke ua puthur duartë atyre që janë Zota të vërtetë mbi Tokë!
Unë shpreh mendimin tim për këtë çështje, dhe duke u shprehur lirshëm,
– jam i bindur se nuk e diskriminoj askënd;
– nuk e bëj të jetoj me frikë askënd;
– nuk e bëj me faj askënd që beson në Zot;
Dhe besimtarët mund të lavdrojnë parreshtur fenë islame, apo të tjerët fenë katolike, etj., e të luten ditë e natë në Zot, pa i penguar askush, as unë personalisht!
***
Në këtë kuadër dua të rrëfej një copëz historie (jo personale) të publicistit, kritikut, shkrimtarit e diplomatit tonë të shquar, Faik Konica (1875 – 1942), lidhur me shqiptarët që besonin, shkruanin e lavdëronin fetë.
Në vitin 1897, Faik Konica në revistën “Albania” kishte shkruar:
“Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.
Po kur unë shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtrobërit ulërasin:
– s’të lejojmë të shash fetë!
– s’më lejoni të shaj fetë?!
Po unë, shpirtrobër, pse ju lejoj t’i lavdëroni fetë?
A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?”
Të më falin besimtarët, kështu ka thënë Faik Konica, jo unë!
Shëndet e gëzime!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura