SHERADIN BERISHA: TRATHTIA S’KA BRIRË! KONTRATA E HASHIM THAҪIT ME GORANËT – PËR THEMELIMIN E ‘OPSHTINSKA GORËS’!!!

Pashtriku.org, 09. 06. 2014 – Më 26 nëntor 2013, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi – në cilësinë e Kryetarit të PDK’së, në Prizren ka nënshkruar një Kontratë (marrëveshje – të panjohur për opinionin publik), me kryetarin e partisë “Centra Demokratske Unije” (CDU) Hamza Balje dhe Kryetarin e Partisë “Jedinstvena Goranska Lista”, Safet Kuš, për formimin e komunës proserbe të Gorës “Opština Gora” me seli në Dragash (tani Sharr), të cilën në fillim të viteve 90’të e kishte themeluar regjimi pushtues i Sllobodan Millosheviqit, me synimin e vetëm për të homogjenizuar komunitetin goran përmes kësaj “opštine…” në shërbim të regjimit dhe për ta coptuar Kosovën në baza etnike! Dhe sot, jo rastësisht këto parti gorane angazhohen që kjo komunë “Opština Gora” t’i bashkohet “Bashkësisë së Komunave më shumicë Serbe në Kosovë”, e cila u dizajnua nga marrëveshja Thaci – Daciq – Eshton, më 19 prill 2013 në Brkusel!!!
Ҫka përmban Kontrata (marrëveshja): Hashim Thaçi (PDK) – Hamza Balje (CDU) – Safet Kuš (JGL)?!
Kjo kontratë (Marrëveshje) ka 8 nene.
Në nenin 1: (“administrata lokale”), është përcaktuar “formimi i pakushtëzuar i administratës lokale, komuna e Gorës (Opština GORA) me seli në Dragash,…., ndërsa implementimi është paraparë të bëhet brenda 6 muajve ose 180 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes (kontratës)”.
– Në nenin 2: është definuar “ndarja e pushtetit”,
– në nenin 3: “vendkalimet kufitare”,
– në nenin 4: “Arsimi”,
– në nenin 5: “Siguria”,
– në nenin 6: “Mbështetja ekonomike”,
– në nenin 7: “Shërbimet mediale”
, dhe
– në nenin 8: “përmbushja e premtimeve lidhur me pasojat e tragjedisë së madhe që ndodhi në fshatin Restelicë më 2012, në afatin prej 60 ditës nga dita e nënshkrimit të kësaj Kontrate (marrëveshjeje)”!
***

ANEKSI I MARËVESHJES PËR KOALICION
midis Partisë Demokratike të Kosovës – Prishtinë dhe Partisë CDU Dragash në bashkëpunim me Iniciativën Qytetare Jedinstvena Goranska Lista:

Lexoni Marrëveshjen…:

Me këtë kontratë (marrëveshje) duket qartazi se Krytari i PDK’së dhe Kryeminitri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dëmtuar rëndë integritetin e brendshëm të Kosovës dhe për më tepër ka shkelur interesat kombëtare shqiptare. Trathtia s’ka brirë, vetëm në këtë mënyrë sipërfaqsohet në politikë!

 Nënshkrimet e Hashim Thaçit (kryetar i PDK-së) Hamza Balje (kryetar i CDU’s) dhe Safet Kuš (kryetar i JGL’së).

KU SHTRIHET KOMUNA E SHARRIT (ISH-DRAGASHIT)

Komuna e Sharrit (ish-Dragashit) garviton në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Kjo komunë ka dy treva, trevën e Opojës (me shqiptarë) dhe atë të Gorës (me komunitetin goran…), ndërsa kryeqendra e tyre është qyteza e Sharrit (ish-Dragashi) e cila shtrihet në një lartësi mbidetare 1100 m. Në trevën e Opojës shtrihen fshatrat: Brezna, Brruti, Blaçi, Bresana, Buçja, Buzezi, Bellobradi, Kapra, Kuki, Kuklibegu, Pllajniku, Plava, Renci, Shajna, Kosava, Xërxja, Zapluxhja, Zgatari, Qellopeku dhe Zymi, ndërsa në trevën e Gorës shtrihen këto fshatra: Qyteza e Sharrit (ish-Dragashi) Brod, Dikancë, Glloboçicë, Kërstec, Krushevë, Kukulanë, Leshtan, Lubovishtë, Mlikë, Orçushë, Radeshë, Rapçë, Restelicë, Vranisht, Zlipotok.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura