SHERADIN BERISHA: ‘VËLLAVRASJA’ E AGIM BAHTIRIT!!!

Pashtriku, 31 Mars 2020: Duke komentuar një prononcim të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri lidhur me përpjekjet e presidentit Hashim Thaçi për formimin e një qeverie të re, rrjetet sociale dhe disa portale, po vëlojnë nga thirrjet bombastike:
– “Bahtiri kërkon vëllavrasje”,
– “Bahtiri paralajmëron vëllavrasje”,
– “Bahtiri po lypë gjakderdhje në Kosovë”, etj.
Çka thotë saktësisht z.Bahtiri në pronocimin e tij?!
“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendin. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe ti shpallë zgjedhjet…”, ka thënë Agim Bahtiri.

Duke parë insistimin e HashimThaçit për formimin e një qeverie të re, Agim Bahtiri paska thënë: “Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje…” Dhe bazuar në këtë situatë ai më poshë thotë: “Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar.”
Çka do të thotë kjo?
Sipas z.Bahtiri, kjo do të thotë se, veprimi i presidentit për formimin e një qeverie të re (pa VV), nxit “një konflikt vëllavrasje”, dhe ai ka shpreh frikë për një konflikt të tillë!
Prandaj me këtë rast duket që Agim Bahtiri s’ka kërkuar, as s’ka bërë thirrje, as s’ka lypë “vëllavrasje”, por, ka shpreh një shqetësim në këtë drejtim!
A është kjo gjuhë e përshtatshme?
Jo, nuk është gjuhë e duhur!
Pse?
Sepse përdorimi i fjalëve “konflikt” e “vëllavrasje” nga një politikan, nxit keqkuptime deri në polarizime të skajshme në opinionin publik!
Prandaj z.Bahtiri dhe gjithë poltikanët e tjerë duhet të jenë të kujdesshëm në deklarimet e tyre, sidomos në këtë kohë të rëndë nëpër të cilën po kalojmë!
***
P.S: Edhe publikimi i kësaj fotoje nga Endriti, djali i Hashim Thaçit, është i papranueshëm, sepse ka nxitur reagime të shumta në opinion!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura