Pashtriku.org, 28. 03. 2015 – Në nëntor të vitit 1998, në kohën kur po shqyrtohet drafti (plani) i 3’të i ambasadorit amerikan Christopher Hill, për gjetjen e një zgjidhje për të ardhmen e Kosovës, në kuadër të Jugosllavisë së mbetur (Serbi – Mali i Zi), në të cilin parashikohej edhe krijimi i policisë lokale, Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, më 19 nëntor merr vendim për krijimin e një komisioni për “HULUMTIMIN E KRIMEVE TË LUFTËS”, dhe ky komision atëkohë e shtriu aktivitetin gjithandej nëpër Kosovë, ku ishin degët e LDK-së.
– Eqrem Kryeziu dhe Ibrahim Rugova –
Në vendimin e Kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, shkruan:
“Duke u mbështetur në nenet 25, alineja 1 dhe nenit 27, alineja 4 të Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë dhe krimeve të kryera nga forcat serbe, vrasjeve enigmatike dhe kërcënimeve të aktivistëve të LDK’së, në bazë të kompetencave të tij, Kryetari i LDK-së merr këtë:
VENDIM
Për caktimin e një komisioni për hulumtimin e krimeve të luftës
1. EQREM KRYEZIU (Kryetar),
2. AGIM KRASNIQI
3. REXHEP GJERGJI
4. FATMIR REXHEPI
5. ALUSH GASHI
6. HAJZER KRASNIQI
7. FARUK SPAHIU
8. RAMË MARAJ
9. EDI SHUKRIU
Ky komision obligohet të krijoj në të gjitha degët e LDK-së nënkomisionet përkatëse. Koordinimi i punëve bëhet me Kryetarin e Komisionit Z.Eqrem Kryeziu.
Prishtinë, më 19.11. 1998
Kryetari i LDK-së
Dr.Ibrahim Rugova
Nënshkrimi
Lexoni faksimilin e këtij vendimi:
***
Pas përfundimit të luftës, qysh në mbledhjen e parë të Kryesisë së LDK’së, të mbajtur më 05.VII.1999, Eqrem Kryeziu në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për “hulumtimin e krimeve të luftës”, propozon (citoi): “Eqrem Kryeziu: Propozoj që të rihapen zyrat e LDK-së në të gjitha qendrat për hulumtimin e krimeve të kryera nga serbët por edhe UÇK-ja”– përfundon citati!
Lexoni faksimilin e shkëputur nga procesverbali i mbledhjes së parë të Kryesisë së LDK-së, të mbajtur më 05.VII.1999:
***
Dëshmitë e grumbulluar nga ky komision duket se janë përdorur, gjatë procesve gjyqësore kundër ushtarëve dhe komandantëve të UÇK’së, që janë zhvilluar në Kosovë dhe në gjykatën e Hagës!