Pashtriku.org, 17 qershor 2018: Në Prizren ka më shumë xhami se, në çdo qytet tjetër të Dardanisë (Kosovës)! Aktualisht Prizrenit i duhen më shumë objekte parashkollore & shkollore dhe objekte tjera artizanale & industriale etj., për punësimin e mijëra të papunëve, e jo xhamia!
Pse në Kala të Prizrenit nuk mund të rindërtohet Xhamia e Re?
Tashmë disa herë Bashkësia Islame e Prizrenit, kërkon që në Kala të Prizrenit të rindërtohet një Xhami, e cila ka ekzistuar në periudhën e pushtimit osman!
Për mendimin tim, në Kalanë e Prizrenit nuk mund të rindërtohet kjo xhami, sepse bazuar në gërmimet arkeologjike Kalaja është një fortesë e lashtë historike, e ndërtuar qysh në periudhën e Dardanisë antike (shek.V p.e.s…), dhe aty ka ndërtime të shek.V p.e.s – shek.VI të erës sonë, si dhe rindërtime të periudhave të mëvonshme historike si,
– në kohën bizantine (shek.VI – XIII),
– të nemanjiqeve (shek.XIII – XIV) dhe
– ato të periudhës osmane (shek.XV – 1912).
***
Artefaktet arkeologjike dëshmojnë se brenda Kalasë kanë ekzistuar 3 qytete:
1. Qyteti i Epërm
2. Qyteti i Poshtëm, dhe
3. Qyteti Jugor.
***
Në vitin 1798 Tahir Pashë Rrotlla bëri renovimin e kalasë dhe në këtë kuadër është e vërtetë se, në qytetin e poshtëm të kalasë, në vitin 1828, Mahmut Pashë Rrotlla e rindërtoj një Xhami, themelet e së cilës ekzistojnë edhe sot. Por ama, nuk mund të shfrytezohet dot ky fakt nga Bashkësia Islame e Prizrenit për ta rindërtuar një Xhami të Re!
***
êka mund të bëhet në këtë kohë?
Vetëm mund bëhet konzervimi i themeleve të xhamisë dhe vendosja e një pllake me të dhëna historike për xhaminë dhe Sahatkullën, e cila është ndërtuar në pjesën e poshtme të saj!
***
Personalisht kam qenë kundër ndërtimeve të reja në Kala. Madje kam reaguar në kohë reale kur po bëheshin këto ndërtime! Prandaj nuk mund të ngarkohet kalaja me ndërtime të tjera! Dhe aq me pak mund të mbingarkohet me objekte fetare: xhami apo kishë qoftë!
***
Si rrjedhim konsideroj se, shqiptarët para se gjithash duhet ta mbrojnë e kultivojnë identitetin e tyre kombëtar, sepse duke e mbrojtur këtë segment të rëndësishëm, e ruajnë edhe trashëgiminë e pasur kulturore – historike…
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: BISEDOVA ME PROF.AGIM VINCËN
(Durrës, 17 shkurt 2012) – Këtë herë bisedova gjatë me mikun tim të kahershëm, Njeriun me të cilin…
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: XHELATI NUK BËHET ALEAT!
Tetovë, 19 mars 2017: (Bashkëfajësia e subjekteve politike të shqiptarëve në Maqedoni dhe rishqyrtimi i partneritetit me subjektet…
BASHKIMI I DY REPUBLIKAVE SHQIPTARE NË NJË SHQIPËRI FEDERALE ËSHTË REALE
Nga Arkivi më 26 Prill 2021 BASHKIMI I DY REPUBLIKAVE SHQIPTARE NË NJË SHQIPËRI FEDERALE ËSHTË REALE Nga…
Politika, qeveritë dhe Bankers Petroleum vallëzojnë në pellgun naftë mbajtës Patos-Marinës-Kuҫovë
Politika, qeveritë dhe Bankers Petroleum vallëzojnë në pellgun naftë mbajtës Patos-Marinës-Kuҫovë Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i…