XHEVAT BISLIMI: MISIONI I RI PËR KOSOVËN!

Viti, 25. 01. 2015 – E para, shperngulja e shqiptareve… Sa me shume aq me mire. Kete “mision possible” (Misioni i mundur) e kishte filluar qeveria PDK – LDK me Hashimin kryeminister, e kishte thelluar qeveria e Hashimpacollit dhe po e vazhdon me intenzitet te shtuar qeveria e Isahashimit…! Ky MISION ka perkrahjen e pa rezerve te Serbise neofashiste, agjencite dhe autobuset e te ciles po i transportojne shqiptaret tane per ne Hungari e tutje…!! Te gjitha “celulat” e sherbimeve sekrete serbe dhe sherbimet tjera mike te Serbise kane marre porosi te qarta per pergatitjen shpirterore dhe mendore si dhe per “mobilizimin” e shqiptareve per te ikur nga ky vend i “mallkuar”…!! Ne Llap keto dite nuk po ka bileta per te gjithe ata qe po kerkojne te ikin me autobuset e Serbise…! Po behet fushate edhe per frikesimin e shqiptareve nga nje sulm i shpejte i Rusise ne Kosove…!!
Ne krahinen e Llapit eshte perhapur me shume kjo propagande, kjo lufte speciale…!! Qeveria serbe u ka dhene urdher te prere te gjitha agjencive dhe segmenteve te saj shteterore qe te ndihmojne me te gjitha rruget dhe mjetet kalimin e lire dhe te rehatshem te shqiptareve qe po shperngulen e po ikin ne “token e premtuar”, ne Evrope…!! Institucionet e Republikes se Kosoves jane teresisht te paralizuara dhe te pamundura per ta penguar kete shperngulje te “bardhe” te shqiptareve…!! Kjo, sepse, kreret e ketyre institucioneve jane vene me kohe ne sherbim te projektit te nje Kosove me sovranitet dhe pavaresi te kushtezuar dhe te shantazhuar nga Serbia, te nje Kosove shqiptaro – serbe…!! Keshtu do te dobesohej elementi shqiptar ne Kosoven tone…!
Pjese aktive dhe mbeshtetese pa rezerve e ketij projekti antishqiptar eshte edhe nje numer i vendeve dhe qeverive evropiane, te cilat nuk po pengojne kete shperngulje te shqipatreve… Madje po e ndihmojne hapur e fshehur…!!

E dyta, ndalimi me te gjitha rruget dhe mjetet politike, ekonomike, sociale… i shpernguljes se pakices serbe nga Kosova, nga njera ane, dhe angazhimi per kthimin e sa me shume serbeve ne Kosove qe ka per qellim rikolonizimin e Kosoves me elementin sllav-serb…! Per kete qellim po derdhen qindra milona dollare nga Serbia, dhjetra miliona euro nga Bashkimi Evropian, i cili vetem per kater komuna serbe ne Veri ne fund te vitit 2014 ka dhene 30 milone euro…!! Asnje cent per rikthimin e shqiptareve te debuar me dhune, terror e gjenocid (para, gjate dhe pas Luftes…) nga Veriu i Kosoves…! Per mbajtjen e serbeve ne Kosove dhe per kthimin e koloneve te rinj edhe qveria e Kosoves po jep dhjetra miliona euro, por asnje cent per kthimin e shqiptareve te shperngulur me dhune, terror e gjenocid…! Per kthimin e koloneve serbe qeveria e Kosoves ka edhe nje ministri te posacme dhe fonde e buxhet te vecante…!!
E treta, MISIONI I RI po zhvillohet dhe po angazhohet per ta bere te pamundur krijimin e shtetit te Kosoves dhe per te deshmuar para botes se shteti i Kosoves eshte “MISSION IMPOSSIBLE” (MISION I PAMUNDUR)…!!
E katerta, shqiptaret duhet te organizohen dhe te bashkohen edhe njehere ne nje Levizje a Parti te vetme per ta bere te pamundur kete MISION TE RI ne Kosove dhe per ta ruajtur qenesine shqiptare te Kosoves…! Qendrimi indiferent ndaj zbrazjes se Kosoves nga shqiptaret eshte i pafalshem per secilin prej nesh… Edhe ne kohet me te renda dhe me te erreta per Kosoven kishte burra shqiptare qe angazhoheshin, propagandonin dhe perpiqeshin te pengonin shpernguljen e shqiptareve nga Serbia per ne Turqi dhe vende tjera… Ndersa sot…?!!
***
MEDIET E PRISHTINES VAJTOJCA TE QEVERISE

Kur degjon, shikon dhe lexon mediet e shkruara dhe ato elektronike te Prishtines te duket se po degjon dhe po shikon VAJTOJCAT qe vajtonin, sipas zakonit, te vdekurin! E kuptoj fare mire poziten e veshtire te medies, e cila gjendet midis “kudhres dhe cekanit”. E kuptoj edhe varesine e tyre nga politika dhe nga financat publike dhe ato qe vijne mbas dore nga te gjithepushtetshmit e ketij vendi dhe nga “dhuratat” qe japin here pas here miqte e tyre te huaj! Megjithate, as une dhe asnje qytetar i ketij vendi nuk mund ta arsyetoj shnderrimin e tyre ne vajtojca te qeverise e te politikes aspak dinjitoze dhe aspak te dobishme per Republiken tone!
Pas protestes, po shikoj, po degjoj e po lexoj shkrime, pamje, komente, “analiza” nga medie dhe autore te ndryshem per protesten e djeshme ne Prishtine. Ka shkrime e reagime (me shume sharlataneske) edhe ne rrjetet sociale…!
Nje vend dhe ndikim te rendesishem ne kete marredhenie te medies me qeverine, me shtetin dhe me politiken, pervec nevojes per para, ka zene edhe “tradita”. Nje pjese e mire e medies (sikur edhe e politikes, kultures, artit…) jane te drejtuara ose te ndikuara nga gazetaret dhe drejtuesit e gazetarise titiste ne Kosove! Kjo edhe per arsye se clirimi i Kosoves nuk u perfundua dhe, per pasoje, nuk u be as “lustrifikimi” i gazetarise, i politikes dhe i shoqerise sone, e cila vazhdon edhe sot te terhiqet zvarre pas vajtojcave te “bashkim-vellazerimit” dhe te Titorankovicit…!
Prandaj, ky soj mediesh, mbeshteten prapa nje lisi dhe nuk e shohin malin! Ky lloj mediesh dhe gazetaresh llomotisin tash njezete ore per dy xhama te thyere te qeverise dhe per disa qytetare (djem te rinj) qe i thyen ata xhama e jo per arsyet, shkaqet e verteta ekonomike, politike, sociale, psikologjike… qe mobilizuan mbare Kosoven per te protestuar ne Prishtine para qeverise! Ketu me duhet te sqaroj se ne keto pozita nuk jane te gjitha mediet, por kryesisht ato me te fuqishmet, ato qe jane te mbeshtetura nga qeveria dhe politika, ato qe jane shnderruar ne zedhenese-vajtojca te qeverise! Demagogjia behet edhe me e tejdukshme kur keto medie servile dhe hipokrite nisin e vajtojne pronen publike dhe demtimin e saj..! Pjese e ketij vajtimi, krejt pavetedijshem, po behen edhe disa shqiptare te mire, qe vertet e duan kete vend, por jane bere viktima te manipulimit politik dhe medial!
A duhen shume mend dhe a duhet shkolle e madhe per ta kuptuar te verteten e kesaj pakenaqesie mbarepopullore me qeverisjen dhe me klasen politike te ketij vendi? A duhen shume mend per te kuptuar se ata dhjetra mijera shqiptare te ardhur nga cdo ane e Kosoves nuk ishin ardhur ne Prishtine per t’i hedhur ca gure dhe per t’i thyer dy xhama te pallatit te qeverise? Prandaj, mos u mundoni kot t’i shitni dushk per gogla ketij populli te pakenaqur deri ne deshprim me politikat dhe me qeverisjen e kesaj Republike! Mediet, pse jo edhe inteligjencia apartiake, do te duhej te angazhoheje dhe te lodheje shume ne kete kohe per t’i hulumtuar, analizuar dhe prezantuar shkaqet e sakta te kesaj pakenaqesie e jo te prodhoje tyme e mjegull me ata xhama te thyer nga disa qytetare, te cilet, per habine tone, nuk u penguan fare nga njisite e policise!! Ata pak qytetare hodhen gure deri sa u lodhen dhe u larguan pa ferre ne kembe! Policia hodhi ca gaz-tym lotsjelles sa per t’u shfryetzuar nga mediet dhe politika si gjendje “alarmante”!
Si mund te fshihen dhe a mund te fshihen demet kolosale qe kjo klase politike (kryesisht PDK-LDK) i ka shkaktuar Kosoves shqiptare?! Kot e keni. Shkaterrimi dhe rrenimi ekonomik qe kjo klase politike i ka bere Kosoves dhe popullit te saj nuk mund te fshihet dhe as te mbulohet me thyerjen e dy xhamave dhe as te te gjithe xhamave qe jane ne Kosove! Vetem vjedhja, grabitja, trafikimi dhe shkaterrimi i pasurive te Trepces per keto pesembedhjete vite eshte dem me i madh se thyerja e krejt xhamave qe jane ne Kosove. Jo vetem Trepca, por e gjithe prona, pasuria dhe ekonomia-industria e Kosoves eshte uzurpuar, eshte pervetesuar, eshte grabitur, eshte trafikuar dhe eshte bere rrush e kumbulla nga kjo klase politike zuzare dhe nga prania nderkombetare, e cila ka pjesen e fajit dhe te pergjegjesise se saj, por pa kete klase injorantesh, grabitsish dhe matrapazesh nuk mund te ishte aq i “suksesshem” as UNMIK-EULEX-i!
Demet ne arsim, ne shendetesi, ne kulture, ne art… jane po aq te medha sa edhe demet ne ekonomi. Cenimi dhe rrezikimi i teresise territoriale, i sovranitetit dhe pavaresise se Republikes eshte edhe me i madh se te gjitha demet tjera… Eshte kjo klase politike-profitere qe ka miratuar dhe ka pranuar me veprimet dhe mosveprimet e saj ndarjen-krijimin e nje “Veriu” serb ne territorin e Republikes…! Jo vetem kaq. Jane krijuar dhjete komuna serbe, dhjetra zona te mbrojtura dhe eksterritore serbe ne Republiken tone! Sovraniteti, pavaresia, liria, teresia, siguria, drejtesia, pasuria, arsimi, shendetesia, policia dhe cdo gje tjeter e Kosoves eshte ndare me Serbine! Serbia eshte bere ortake ne Kosove! Ky eshte demi, ky eshte rreziku dhe kercenimi i Kosoves e jo ata qytetare qe thyen dy xhama te qeverise. Demi dhe kercenimi me i madh i keti vendi eshte bere nga vete kjo klase politike-mafioze dhe qeveria e saj! Shkaku themelor i kesaj gjendje te pashprese, i kesaj pakenaqesie totale, i keti depresioni politik, ekonomik, shoqeror dhe popullor eshte vete kjo klase politike e korruptuar, e kapur, e shantazhuar dhe e perfshire kembe e krye ne krim te organizuar!
Dem per Kosoven shqiptare dhe te ardhmen e saj eshte ikja masive e shqiptareve permes Serbise neofashiste dhe rrallimi i popullsise…! Cilat jane shkaqet e kesaj ikjeje nga shtepite dhe nga vendi i tyre?! Pse kjo klase mafioze politike po heshte dhe po e miraton, madje edhe po e ndihmon, kete ikje?! Sepse, eshte shkaktarja themelore e kesaj gjendjeje te pashprese. Sic po duket kjo klase hajdutesh, qe kane kapur shtetin dhe institucionet e tij, po i ferkojne duart kur po shohin ikjen dhe vazhdimin e ikjes-shpernguljes se shqiptareve…!! Keshtu do ta kene ma lehte t’i shfryezojne dhe gezojne pasurite e ketij vendi dhe te qeverisin pa telashe! Sa me pak shqiptare aq me e lehte qeverisja-sundimi i Kosoves me “Listen serbe”-Serbine! Keto dhe shume tjera jane problemet e Kosoves dhe te popullit te saj shqiptar e jo xhamat e atij pallati nga i cili sundojne, e zhvatin dhe e rrezikojne perdite e me shume teresine territoriale, sovranitetin, pavaresine, lirine, pasurine… dhe te ardhmen e Kosoves. Per mbrojtjen e lirise, te pavaresise, te sovranitetit, te tersise tokesore, te pasurive… dhe te krenarise kombetare jo xhamat, por i gjithe pallati le te behet rrafsh me toke… Qe te mos behet kjo, qeveria e Isahashimit duhet te ndrroje kursin e saj anti-Kosove ose te terhiqet me “deshire”… Gje qe s’behet, sepse keta nuk e kane dore as te « drejten » e doreheqjes. Edhe per kete duhet te marrin pelqimin diku…
***
ISA MUSTAFA KA TE DREJTE

Kerkoj falje nga “kundershtaret” e Isa Mustafes, por kesaj here m’u dasht t’i jap te drejte…! Sot, Isa Mustafa deklaroi se “problemi me i madh i Kosoves nuk eshte Jablanovici…”. U pajtova plotesisht dhe po pajtohem edhe boterisht me ministrin e dikurshem te Rr. Morines dhe me kryeministrin e qeverise se sotme kuislinge, Isa Mustafen! Plotesisht e vertete qe problem i Kosoves eshte klasa e saj politike e korruptuar, e kapur, e shantazhuar dhe e “shitur”…!! Problemi i Kosoves ishte qeveria e Hashimpacollit, qe token e Kosoves, pasurite e saj, shtetesine, lirine, pavaresine, sovranitetin, trashegimine kulturore… i beri pjese te pazareve me Serbine ne Bruksel… Problemi i Kosoves eshte qeveria e sotme kuislinge e Isahashimit, e cila ka marre persiper zbatimin e marreveshjeve te Brukselit dhe arritjen e marreveshjeve te reja me Serbine ne kurriz te Kosoves dhe te popullit te saj shqiptar…!! Problemi i Kosoves jane edhe ato qeveri dhe qendra nderkombetare qe ia “imponuan” vendit tone kete klase politike dhe po vazhdojne ta mbeshtesin dhe ta mbajne ate ne pushtet per te zezen e popullit shqiptar ne Kosove…!! Problemi eshte qeveria e Isahashimit qe e ka bere “Listen serbe” – Serbine te gjithpushtetshme ne Kosove, qe ia ka dhene atributet “absolutiste” dhe te drejten e “vetos” per te gjitha ceshtjet ne Republiken (shtetin) e Kosoves…!!
– Kontakti me autorin: [email protected].

……………………………………………………………………….

(Ilustrimin e përgatiti editori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura