SHFHDK: TË NDALET AGRESIONI I SERBISË NË KOSOVË!

Reagim i Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK)

Të ndalet agresioni i Serbisë ndaj Kosovës!

· ShBA dhe BE kritikat e tyre t’i fokusojnë në adresë të Serbisë, duke dënuar çmendurinë e forcave profashiste të Vuçiçit. Serbia gjenocidale i ka shumë borxhe shqiptarëve, duke dëbuar nga trojet tona qindra-mijëra shqiptarë që nga Molla e Kuqe.

Reagimet e bashkësisë ndërkombëtare janë paradoksale. Në vend që të dënohen sulmet brutale të bandave të kriminelit Vuçiç ndaj institucioneve të Kosovës, paralajmërohen masa ndaj saj, gjegjësisht aleatit më të madh të ShBA dhe Evropës.

Duke u ledhatuar, Serbia pro-ruse dhe pro-fashiste, asaj gjithnjë po i shtohet apetitet grabitçare dhe aneksioniste në Kosovë.

Duke marrë parasysh argumentet e pamohueshme të shqiptarëve në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti, konsiderojmë se ishte gabim i madh që Kosova ka pranuar dialogun me Serbinë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, edhe ShBA dhe BE duhet të kuptojnë se Asociacioni i komunave për minoritetin serb (me apo pa kompetenca) është një kurth i ri i cili minon shtetësinë e Kosovës.

Dihet që serbët në Kosovë kanë të drejta më shumë sesa çdo minoritet tjetër në Evropë, pasi që Pakoja e Ahtisarit ua njohu 10 komuna, ndërkohë që kanë 10 deputetë në Kuvend dhe janë të përfaqësuar në ekzekutiv etj. Prandaj është i papranueshëm çfarëdo lloj asociacioni për pakicën serbe, sepse këtu fshihet pretendimi i Serbisë për ndarje faktike të Kosovës. Me gjithë të drejtat që ua garanton Kushtetuta, serbët dhe bashkësia ndërkombëtare kërkojnë edhe më shumë. Kjo është e papranueshme për shqiptarët.

Qeveria e Kosovës po e lufton krimin në veri të vendit, ndërsa BE she SHBA për absurditet kërkojnë masa ndaj saj!

Kosovës, e cila ndër të parët u rreshtua me aleatët e saj në vendosjen e sanksioneve Rusisë, ndërkohë që Serbia pro-ruse dhe pro-fashiste vazhdon të ledhatohet duke i konsideruar si faktor paqeje! Kjo është e pakuptueshme dhe e palogjikshme.

Prandaj, SHFHDK po punon intensivisht dhe seriozisht në organizimin e protestave gjithëpopullore në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës martire. Për këtë duhet të na bashkojë të gjithëve gjaku i dëshmorëve, sepse e kemi obligim ta sendërtojmë në vepër amanetin e tyre. Ftojmë të gjithë shqiptarët që të jemi unikë në rrugëtimin tonë në mbrojtje sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Të përdoren forma dhe metoda nga institucionet e vendit tonë në mënyrë që të arrihet lirimi sa më i shpejtë i tre pjesëtarëve policorë të Kosovës të rrëmbyer nga forcat speciale të Serbisë.

Po ashtu kërkojmë që të lirohen nga Haga të gjithë të luftëtarët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që prapa grilave duhet të gjenden kriminelët e vërtetë të cilët lëvizin lirshëm dhe marrin pjesë në aktivitetet e tyre brutale kundër Kosovës dhe institucioneve të saj.

Me këtë rast, ftojmë veteranët e UÇK-ës, subjektet politike që të mbështesin përpjekjet e institucionëve shtetërore të Kosovës në ushtrimin e sovranitetit dhe integritetit territorial në veriun e Kosovës.

Ftojmë Qeverinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, subjektet politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës Lindore që të koordinojnë veprimet dhe aktivitetet e tyre në takime të përbashkëta në mbrojtje të interesave jetike kombëtare.

Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK)

Naim Zhitia, kryetar

Prishtinë, 17.06.2023

Total
0
Shares
4 comments
  1. OH, JU LUMTË ME RAGIMIN E SHOQATËS TË FAMILJEVE TË HEROJËVE O DHE, TË DESHMORËVE TË KOMBIT (SHFHDK) OUH, DHE ME RINGRITJEN, RILINDJEN
    E KRYLEGJENDËS ADEM KRYLEGJENDARIT NË KRYE TË UÇK-SË ÇLIRIMTARE QË
    NGA JASHTA DHE MBRËNDA DUKE KRITIKUAR DHE INJORUAR ËH SI TERORISTE
    POR, ME VENDOSMËRI, PËRSOSMËRI, GUXIM DURIM, VRARË FRIGËN, SHTRIGËN,
    MË TË LIGËN, DUKE I BINDË TERË VENDET DHE TERË KONTINENTËT OH DHE ME
    QENDRESËN DHE TERË BESEN DUKE PLOTSUAR EDHE ZOTSUAR KËRKESËN HEJ
    FITOJË PËRKRAHJE NDËRKOMBËTARE EDHE MBARË KOMBËTARE, DUKE DALUR
    KRAH UÇK+USA+NATO+TROJET SHQIPTARE+DIASPORA SHQIPTARE+BOTA DE-
    MOKRATIKE DHE, KËSHTU FITUAM NJËFARË LIRIE, PAVARËSIE, DEMOKRACIE TË
    KUSHTËZUAR; POR, NUK DIJTËM, NUK RILINDËM O PA I PLOTËSUAR AMANETËT
    E HEROJËVE DHE DESHMORËSVE, QË PO E SHKELIM EDHE NGELIM MBI GJAK O
    PRAG, HIMNIN MBI FLAMUR OJ, SHQIPE KUQEZI DYKRNARE MBARË SHQIPTARE
    ËSHTË MOMEMNTI I FUNDIT, QË TERË SHQIPTARIA NGA MBËNDA E JASHTË AH,
    25 MILIONË MBARË TROJET TONA O, MBARË DIASPORA SHQIPTARE, PROTESTA
    TERR PADRËJTËSISË, KREJTËZISË, NDAJ MBARË POPULL KOMBIT SHQIPTARISË
    QË PORSI PLAÇKA LUFTË AH, PRAÇKA FUTË A PAK PO U DUKËN Q’NA ZHDUKËN
    MBI 80% POR, EUROPA Q’NA BËRI COPA 100% DUKE U FALUR, PA NDALUR, RUSO
    SERBO GREKO JUGOSLLAVE OH PUSO VERBO FERKO TUGOSHKAVE?! MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura