SHPIRTI I TRAZUAR!

Bisedë me djalin për tërmetin në Turqi

SHPIRTI I TRAZUAR!

Nga Besnik Kryeziu, Pashtriku më 8 shkurt 2023

Bleardi ishte kthyer nga shkolla më herët se sa unë nga puna. Kur u ktheva, e gjeta në tavolinë, duke bërë detyrat e shtëpisë. Pasi e përqafova fort, si çdo herë, e pyeta pse dukesh i shqetësuar? Më tha se ishte trishtuar nga pasojat e tërmetit që kishte ndodhurnë Turqi e Siri!

Besniku me djalin Bleardin

E pyeta se a kishin folur në shkollë për këtë ngjarje? -po më tha. Edhe në televizion i kam parë pamjet, më herët.

E përqafova edhe më fort pasi ia pashë trishtimin në fytyrën e tij të njomë. Nuk më erdhi mirë, por tashmë ishte vonë të pendohem që pa dashje e pakujdesshëm i kishim shikuar ato pamje tmerri në prani të tij.

– Dua të të pyes diçka, babi?

– Më pyet çka të duash, – ia ktheva aty për aty.

– A është Zoti fajtor për dridhjen e tokës dhe fatkeqësitë e tjera natyrore?!

– Nuk e di, – i thash, pa menduar shumë.

– Po e beson këtë?

– Pasi nuk e di, edhe nuk e besoj.

– Atëherë, më thuaj se kush është fajtor? Jemi ne njerëzit që po e shkatërrojmë Planetin tonë, apo …?

– Shiko, – i them. Mbase edhe jemi fajtor, po pafuqia ime njerëzore nuk di të të jep përgjigje tani. Ajo që mund të bëjmë ne dhe njerëzit tjerë, është të solidarizohemi dhe të ndihmojmë, atje dhe kudo që është nevoja për raste të tilla.

Më përqafoi fort. Ia ndjeva ankthin në shpirtin e tij të trazuar dhe thash me vete: Sa të pafuqishëm jemi ne qeniet njerëzore kur tragjeditë na përplasin si një anije pa kapiten, e nuk e dimë se a do të dalim përsëri në breg.

________________

Ilustrime:

________________

Skena tragjike pas tërmeteve në Turqi dhe në Siri

https://www.evropaelire.org/a/termet-turqi-siri-skena-tragjike/32257699.html

______

© Pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura