DILAVER GOXHAJ: PEMA E LIRISË

Golem-Kavajë, 16 korrik 2018: Sa më shumë u largohemi viteve të asaj lufte çlirimtare, duke kujtuar e nderuar ato ngjarje sakrificash e vetmohimi dhe të rënët për liri, sikundër po vepron sot shoqëria “Lëvizja”, duke vendosur këtë pllakatë përkujtimore në shtëpinë e “Haxhi Baba” (Musa Demiri), aktivist i LPK-së, në këtë qendër grumbullimi dhe armatosjeje të qindra vullnetarëve të lirisë së Kosovës, ku nga radhët e tyre 22 kanë rënë dëshmorë, aq më të afërta na duken ngjarjet; në këtë mënyrë ne nderojmë Lirinë e Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të saj dhe focën politike udhëheqëse të asaj lufte, LPK-në.
I zoti i kësaj shtëpie e ndërtoi këtë objekt-bazë lufte me shpenzimet e veta, pa qenë as nënshtetas i këtij shteti, duke shfrytëzuar mosekzistencën funksionale të tij e sfidoi atë, duke u përkrahur pa as më të voglin hezitim nga gjithë banorët e qytezës së Golemit-Kavajë.
Përmes të tilla nderimeve ne shikojmë një sintezë të çuditshme përsa i përket Lirisë që Kosova ka sot. Ky vështrim përgjithësues i ngjarjeve ku janë stërvitur e pajisur vullnetarët e lirisë, si dhe përkujtimi i luftimeve ku kanë rënë dëshmorët e asaj lufte çlirimtare etj., na e paraqesin LIRINË si një PEMË madhështore, dhe dëshmorët si rrënjët e nëndheshme të kësaj PEME. Ashtu, sikundër rrënjët e fuqishme të një peme vazhdojnë rritjen e saj të fshehtë e të fuqishme, ashtu edhe dëshmorët, duke u nderuar përherë nga gjithë brezat, vahdojnë ta risin fuqishëm krenarinë dhe të ardhmen e popullit, duke i frymëzuar për vepra të reja.
Duke i ndëruar përherë dëshmorët dhe shokët e tyre luftëtarë, vetëm atëherë e kupton pse privilegjohet ajo pjesë e nëndheshme e këtij populli, pavarësishtë se ka edhe të tjerë që largohen prej atij nderimi instiktivisht.
Sikundër po veprojmë edhe sot, në krye të këtyre nderimeve gjithmonë ftohen dhe prijnë veteranët, shokët e dëshmorëve, të cilët janë elementi vertikal i tyre. Kjo është arsyeja pse shoqëria njerëzoe i nderon njësoj: si dëshmorët, edhe veteranët, sepse janë ata që simbolizojnë vrullin, idealin, hovin e tyre rinor, Shtyllën e Tempullit të Lirisë.
Vetëm njerëzit e vetëdijshëm e të dashuruar me kombin, njerëzit e veprimit, shohin te veteranët, te kjo masë shpirtërore: LIRINË, se veteranët, si dhe lapidarët dhe këto pllakata, i flasin imagjinatës së brezave.
Pasardhësit e dëshmorëve dhe të veteranëve e shohin veten si degët horizontale të PEMËS së LIRISË, të kësaj peme të siguruar nga dëshmorët dhe veteranët. Pasardhësit e dëshmorëve dhe të veteranëve janë solidarë, sepse nuk mund të ketë gjethe pa degë, degë pa trung, dhe as trung pa rrënjë;
– si të tillë, pasardhësit e tyre përbëjnë mushkrinë e Pemës së Lirisë;
– ata janë mijëra flatra që përplasen, sikur duan të fluturojnë, mijëra gjuhë që mërmërisin së bashku sakrificat e dëshmorëve dhe veteranëve sa herë që dikush mundohet të hedhë fjalë dashakeqe kundër veprës dhe sakrificës së madhe të tyre.
Dhe “Kështu ndodh gjithmonë:
Pas përmbytjes blerojnë
pranë trungjeve të kalbur filizat e rinj.” (Ismail Kadare)
Por, të mos harrojmë gjithashtu, se Pema e Lirisë ka në vetvete imazhet e tri familjeve të mëdha njerëzore: Metafizikët, njerëzit e veprimit dhe poetët. Që të presësh Pemën e Lirisë duhet të bësh atë që thotë poeti ynë Kadare:

“Të ngresh nga varret dhe të pushkatosh të rënët.

Këtë tokë të sigurtë që quhet Atdhe,
na e lanë brezat që ikën,
që ne, të tjerëve t’ua lëmë
kaq sa e gjetëm,
Më pak, asnjë pëllëmbë!

Minat në s’mjaftofshin,
Shpirtrat tanë si mina do të vendosim,
Që armiku mos kalojë. (Ismail Kadare)

Golem-Kavajë, 14 korrik 2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura