SI TA KUPTOJMË NATYRËN E NJERIUT?!

SI TA KUPTOJMË NATYRËN E NJERIUT?!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 25 prill 2023

Filozofi anglez, Thomas Hobs, (1588 – 1679) ka një thënie intriguese. “Njeriu për njeriun është ujk” – thotë ai! Për mendimin tim Hobsi ka pas të drejt! Pse? Sepse njeriu s’e respekton në rend të parë njeriun, por duke pas unin e ujkut për pushtetin, pasurinë, fuqinë, lakminë, tradhtinë, ligësinë, pandershmërinë etj., e “hanë” njëri tjetrin!

***

Mjeku dhe psikologu austriak, hebreu Alfred Adler (1870 – 1937) ka shkruar shumë për psikologjinë e individit (njeriut).

Në vitin 2010 shtëpia botuese “Fan Noli” ka botuar librin e tij “Ta kuptosh natyrën e njeriut“.

Ai në parathënien e librit shkruan:

„Ky libër është një përpjekje për ta njohur lexuesin me bazat e psikologjisë së individit. Në të njëjtën kohë, në të bëhet fjalë për zbatimin praktik të parimeve psikologjike jo vetëm për rregullimin e marrëdhënieve tona të përditshme me botën që na rrethon dhe njerëzve tjerë, por edhe për organizimin e jetës sonë të brendshme.

Në themelet e këtij libri është vënë cikli vjetor i leksioneve të lexuara përpara një auditori që përbëhet nga qindra burra e gra të të gjitha moshave e profesioneve në Institutin Popullor të Vjenës.

Qëllimi i këtij libri është, së pari, të tregojë se si linja e zgjedhur jo drejt e sjelljes së një njeriu sjell mungesë harmonie në jetën tonë shoqërore; së dyti, t’i mësojë njerëzit e veçantë të njohin e të pranojnë gabimet e tyre dhe, më në fund, t’u tregojë atyre se si të përshtaten në mënyrë harmonike me mjedisin shoqëror.

Gabimet në shkencë dhe në biznes kushtojnë shtrenjt dhe meritojnë keqardhje, kurse gabimet në zgjedhjen e rrugës jetësore mund të vënë nën rrezik vetë jetën. Në këtë mënyrë, detyra e këtij libri është të ndriçojë rrugën e njerëzimit për të kuptuar më mirë natyrën e njeriut.“

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura