VAXHID SEJDIU: NËNTË MAJI!

Zvicër, 09. 05. 2016: … të burgosurve shqiptarë, ish- ushtarë të UÇK-së, veprimtarë të çështjes kombëtare, luftëtar lirie, të cilët kalben burgjeve të IRJM…

 

 

 

***
Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë anë të Ballkanit
Kumanovën e vranë në tradhti,
Shkupit ia ndryshuan sytë, fytyrën
Manastirin e falën, ashtu si dikur Shën Naumin,
Të pafytyrët, ata që në çdo Pazar,
Në çdo fund jave, shesin atdhe…
***
Planet e Millosheviqit kanë filluar të marrin pamje,
të marrin formë,
Hienat ndërsejnë dhe qentë lehin,
Pseudopatriotët të zhveshur, pa asnjë pikë bojë,
vazhdojmë të jetojmë nën Orë të pashpallur policore,
Militantët partiakë me një kockë të kripur,
të pshurrtë, në gojë.
***
Fashistët kërkojnë dhoma gazi për ne,
Për ne shqiptarët, të dënuar,
Me ligj dhe pa ligj.
Nën hije, krijuan një rrjetë merimange
Që sot i thonë pushtet.
Ditën dhe natën,
kurdisën plane vrasëse
që vetëm shqiptarë vret.
***
Makbethi i fton miqtë
Në darkën e djallit,
Dhe në prapaskenë Lucanusi bën lojën e vet,
Yjet e lirisë,
të lodhur, të vrarë, në burg të zi
Nata e pabesë, të gjallë po i tretë.
***
Burgu i Prilepit, Manastirit apo Idrizovës
përplot me shqiptarë,
të lodhur, të rraskapitur nën thundrën e hekurt.
Sytë e tyre shkrihen për një rreze drite,
Për një rreze drite,
Lajmëtar të lirisë.
***
Letrat e të burgosurve kanë filluar të thahen,
në raftet e familjeve gjysmë të vrara,
pikojnë lot.
Oxhakut i ka rënë hije e rëndë
fjalët shtojnë mërzinë,
Tradhtia dergj burrat,
Kjo zezonë, nuk durohet dot!
***
Pyesin trimat,
pse u vramë në Shkup, Tetovë, Sllupçan?
– sytë e tyre duken sikur ju hedh prush
baballarët pyesin, se ku mbeten fjalët,
jemi në vendin tonë,
argat apo nizam.
***
Me shpirt nëpër dhëmbë u munduam
të prekim lirinë,
Në momente të vështira thamë do të bëhet mirë
Asnjëherë s`na shkoi mendja
se bajraktarët tanë,
të ardhmen e popullit, do ta bëjnë errësirë.
***
Nëna e dëshmorit ka një shqetësim të madh
Edhe pse lotët ngadalë i mbanë,
ofshanë rëndë, dora i prek në letrën e t`birit
politikanët tanë Vardari s`i lanë.
***
Baballarët,
kanë thënë,
çdo herë ekziston një rrugë,
ku shpirti e gjen veten të lirë,
atëherë kur punon për atdhe në jetë,
atëherë edhe shpirti ndihet më mirë.
Prapa grilave
“Të vrarët”,
Dallga e çmendur i ka marrë,
Shihen me duart e përgjakura
drejt lirisë,
dhe në fytyrë, duket pastër,
një plagë, një lot,
një buzëqeshje e tharë.
***
Kumanovë, Maj 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura