SI TË JETOJMË TË TASHMEN

Si të jetojmë të tashmen

Nga Vlora Obertinca, Pashtriku 20. 10. 2022

“Frekuenca e dashurisë është frekuencë e fushës kuantike e cila ka aftësi të shërojë çdo gjë në trupin tonë“ – Vlora Obërtinca

“Dr. Joe Dispenza thotë se, mendja është gjuha e trurit, ndërsa emocionet janë gjuha e trupit.

Shpeshherë ndodh që pas një ngjarje të caktuar, qoftë dashurie apo dëshpërimi, mendja jonë e kujton atë ngjarje, ndërsa trupi ynë regjistron emocionin e përjetuar, që do të thotë emocionin e dashurisë në këtë rast e përjeton dhe e kujton trupi ynë dhe, si e tillë kjo ndjenjë e frekuencës më të lartë energjetike i rigjeneron të gjitha qelizat e trupit, duke i lumturuar ato, pasi ndjenja   e dashurisë liron hormonin e lumturisë, të quajtur serotonin. Andaj, them dhuroni dashuri sa të mundeni sepse, në ndërdijen tonë, ndjenja e dashurisë urdhëron qelizat tona të shërohen“

***

“Planeti i tokës ka frekuencën e vet si edhe çdo gjë tjetër në Univers. Në mënyrë që toka dhe çdo gjë të evoluon duhet të rritet frekuenca dhe vibrimi elekromagnetik. Me rritjen e frekuencës ndodhin ndryshime gjithandej, edhe në organizmin tonë“ 

“Toka në të cilën jetojmë, frymon dhe ekziston si një energji e gjallë bashkë me ne. Çdo ndryshim që prek planetin tonë, na prek edhe neve si qenie më e evoluar. Në mënyrë që planeti i tokës të rezistojë ndryshimet permanente të frekuencave dhe vibrimeve elektromagnetike, duhet rritur ngadalë frekuencat e saja. Kjo do të thotë se edhe në trupin tonë rriten frekuencat energjetike, të cilat i përceptojmë si lodhje, dhimbje të kockave dhe muskujve deri te depresioni i përkohshëm. Njerëzit që nuk e dinë, shkojnë në kontrolla të panevojshme te mjeku, dhe si rezultat nuk kanë asnjë sëmundje evidente.

Kjo ka të bëjë me çvendosjen e ngadalshme të tokës, prej ”tokës së vjetër” në “tokën e re” me frekuenca më të larta energjetike, që si për rezultat do të përshpejtojë zbulimet e reja në çdo fushë shkencore dhe do ti përafrojë ato me metafizikën dhe ligjet e universit“.

***

“Secili nga ne është qenie unike. Mbi 7 miliard njerëz identifikohen nga vijat e ndryshme të gishtrinjëve. Andaj, 7 miliard dhunti dhe mrekulli mban toka.”

“Po të aplikon secili dhuntin që ka, do ta kupton herët misionin e vet për të cilin ka ardhë në këtë jetë.

Unë e kam kuptuar herët, që misioni im në këtë jetë është t’i mësoj dhe t’i ndihmoj të tjerët, duke mos e menduar asnjëherë interesin personal apo përfitimin material, por gjithmonë duke menduar se çfarë mund të ofroj unë për popullin dhe vendim tim, si mund të shërbej dhe të kontribuoj në krijimin e vlerave intelektuale dhe profesionale, e së fundmi edhe vlerave motivuese për njerëzit në shoqëri, vlera që nuk i trashëguam gjeneratë pas gjenerate. Por, nuk është kurrë vonë, që ne, së paku, të bëjmë diçka të shenjtë për pasardhësit tanë, diçka për të cilën do të përmendemi për të mirë dhe do të na e dinë për nder gjeneratat që do të vijnë pas.

Dihet se çdo moment i jetës që kalon, nuk kthehet më, andaj duhet të mësojmë se si të jetojmë të tashmen, sepse siç thotë Dalai Lama, dy gjëra nuk ekzistojnë në jetë, e djeshmja që ka kaluar dhe e ardhmja të cilën ende s’e kemi përjetuar. Andaj, shijojeni ditën e sotme dhe momentin e tanishëm, sepse të jetuarit e momentit të tanishëm në lumturi, do të sjellë vazhdimisht momente të tjera të lumtura, gjegjësisht lumturi të pafundme. “

 (Fragmente nga libri im motivues “Vera e shpirtit“ – Vlora Obertinca)

***

– Porosinë e librit online brenda Kosovës mund t’i bëni te Libraria Artini – Toena, ndërsa jashtë Kosovēs te Libraria Dukagjini:

https://dukagjinibooks.com/en

_____________

LE TË JETOJMË JETËN NGA PRIZMI I BUKUR

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura