LE TË JETOJMË JETËN NGA PRIZMI I BUKUR

Le ta jetojmë jetën nga prizmi i bukur

Nga Vlora Obertinca, Pashtriku 14. 10. 2022

“Le ta jetojmë jetën nga prizmi i bukur. Kjo është thjeshtësia e të menduarit, që do të thotë, të mendojmë mirë dhe përfundimi i çdo gjëje do të jetë i mirë. Edhe kur informata e parë vjen si negative, nëse jemi në gjendje ta transformojmë, do të jemi në rrugë të mirë për ta menaxhuar suksesshëm jetën tonë. Sekreti qëndron në atë se sa kemi aftësi që informatën e parë negative, që e marrim për një rast, ta shndërrojmë dalëngadalë në situatë pozitive dhe, si të tillë, ta përmbyllim, sepse në fund të fundit, çdo informatë që e perceptojmë, është vetëm një mendim dhe mendimin mund ta ndryshojmë në çdo kohë.

Psikoterapia më e mirë është biseda me njerëzit dashamirës që ju rrethojnë. Të gjithë ne kemi probleme të natyrave të ndryshme.

Pse të mos e hapim zemrën, ta zbrazim helmin e grumbulluar brenda nesh?

Kur edhe familjet mbretërore kanë probleme, atëherë edhe ne si njerëz të thjeshtë që jemi, pse të mos kemi probleme?

Familjet mbretërore sot përballen me probleme të njerëzve të rëndomtë, qoftë probleme divorci, konsum drogash, depresion, alkoolizëm, fëmijë jashtë martese etj, etj.

Familjet mbretërore kanë mundësi të pashtershme financiare dhe mekanizma për të angazhuar me automatizëm për t’i zgjedhur problemet e tyre. Mekanizmi ynë më i fortë, si njerëz të thjeshtë, për të tejkaluar çdo sfidë në jetë, është faktori njeri dhe të qenit human me njëri-tjetrin. Por, të mos harrojmë se të gjithë ne, edhe pse s’jemi familje mbretërore, por familje të zakonshme, jemi njerëz që përdorim mekanizmin më të fortë që ekziston, që është mendja jonë e shëndoshë dhe kështu, në raste të vështira, ne duhet t’i vijmë në ndihmë njëri-tjetrit, sepse fjala e mirë e gojës, fjala përkrahëse dhe ngushëlluese, fjala e dashur dhe e çiltër që buron nga zemra dhe shpirti, është falas.

Këto veprime, karshi njeriut në nevojë, janë një thesar i paçmuar në shërimin e mendjes, zemrës dhe shpirtit të tij në momente të vështira të jetës, duke mos harruar që secili prej nesh mund të gjendet një ditë në atë pozitë.“

Fragment nga libri im “Vera e shpirtit “ – Vlora Obertinca

***

  • Porosinë e librit online brenda Kosovës mund t’i bëni te Libraria Artini – Toena, ndërsa jashtë Kosovēs te Libraria Dukagjini:

https://dukagjinibooks.com/en

_______

Shtojcë

VJENË

Në ty kalova gjysmën e jetës

Në mua le kujtime që i mora me vete

Te ti u shkollova dhe u pavarësova

Jam krenare që nga ti shumë kulturë mora

Kur flas për ty kam shumë të tregoj

Nga ty u udhëhoq perandoria më e madhe në Evropë

Sa eci nëpër oborret e tua mbretërore

Herë në Schönbrun herë në Belvedere

Kur i shiqojë pallatet mbretërore me drita në mbrëmje

Mendojë këto mund ti ketë ndërtuar vetëm një dorë hyjnore

Bukuri përrallore në kopshtet e Vjenës prej trandafilave deri te jaseminet

Në Hofburgun e famshëm i takon kalorsët

që kalërojnë me lipicanët nëpër oborret shekullore

Ti i ruan ende armët e Skëndërbeut

Që një ditë të vijm ti marrim ti kthejm te atëdheu

Aty është thesari i perandorisë austro-hungareze

Aty janë sallonet ku luajti Mocarti për Maria Terezën

Aty lindi Frojdi aty lindi Shtrausi

Aty krijoj Zvajgu dhe Amadeusi

Në Burgteater luajti Mojsiu

Aty themeloi Konica shoqatën “Albania”

Përulem para mbretit Franc Josef që e ndihmojë Shqipërinë të shpallet shtet ne vete.

Autore: Vlora Obertinca

9 Tetor 2022

___________________

SHPREHIA E TË MENDUARIT POZITIV I HAP DYERT E SUKSESIT DHE TË LUMTURISË

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura