ERMIRA BABAMUSTA: FESTINA MEJZINI DHE ‘KAS’ RIKTHEHEN FUQISHËM NË TOP FEST – 10

New York, 23. 03. 2013 – Festina Mejzini tregoi zërin e saj të fuqishëm dhe të veçantë në X-Factor Albania, ku la përshtypje shumë të mira për publikun dhe adhuruesit e saj. Zëri i saj i fuqishëm dhe karakteristik e bën atë këngëtaren e re më të mirë në skenën shqiptare. Ndërsa Kastriot Preteni (KAS) ka arritur majat e muzikës në Norvegji.
“X-Factor për mua ka qenë një Akademi për të gjitha talentet e reja, që guxojnë në botën e artit. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme, punë intensive, profesionale dhe eksperiencë shumë e mirë për mua. Fëlenderoj mentoren time Juliana Pasha që ka qenë e mrekullushme për mua gjatë rrugës time në X-Factor. Kemi patur një bashkpunim shumë të mirë, gjithmonë kemi rënë dakort për çdo përzgjedhje të këngëve që kam performuar. Nganjëherë kam dalë jashtë stili tim por këto lloje show talentesh kërkojnë sfidë të provosh rryma të ndryshme,” tregon e talentuara Festina Mejzini.
Në mars 2013 Festina Mejzini rikthehet fuqishëm në Top Fest 10 me këngën “Ndjehem Mirë”, një duet me artistin e famshëm KAS (Kastriot Preteni). Festina dhe KAS kanë mahnitur publikun me një performancë shumë energjike dhe mbizotëruese në skenë. Kënga ka patur simpatinë e fansave, e cila shumë shpejt po bëhet një sensacion në rrjetet sociale. (Videoklipi i këngës ‘Ndjehem Mirë’, Festina Mejzini & Kas.

“Ekperienca ime në Top Fest sapo filloj dhe shpresoj të vazhdoj me sukses. Ideja për këngën lindi gjatë vitizës time në Norvegji, ku u takova me artistin KAS. Shpresoj që publiku shqiptar anembanë ta vlersojë dhe ta pëlqejë këngën tonë “Ndjehem Mirë”. Gjithë fansave të mi ju them që gjithmonë janë në zemrën time dhe u jam mirënjohëse për gjithë fjalët dhe mbështetjen që më bëjnë gjatë gjithë kohës,” tha Festina.
“Eksperienca në Top Fest ka qenë e papërshkrueshme për mua. Nuk e kam ndjerë kurrë atë lloj enerjigje më parë në skenë. U ndjeva shumë mirë pas performancës. Shpresoj që të gjithë e kanë pëlqyer këngën dhe falenderoj fansat për përkrahjen e madhe. Kënga “Ndjehem Mirë” është një falenderim për Zotin për gjithçka që kemi në jetë, një ndjenjë e mirë për jetën dhe mundësitë që kemi,” tha KAS.
Vlerësimet për këngën “Ndjehem Mirë” dhe për interpretimin e bukur nga Festina & KAS janë të shumta dhe flitet si kënga më e mirë hip hop në Top Fest 10. Kënga përfaqësuese e dy artistëve nga Kosova, përmendet për vokalin e fuqishëm të Festinës, si dhe flown dhe interpretimin e mrekullueshëm të KAS.
Kastriot Preteni ka lindur në Suedi dhe banon në Norvegji. Familja e tij është me prejardhje nga Mitrovica. KAS është reper i njohur i cili u bë i famshëm me hitet e tij “Product of Society”, “Till Death Do Us Part”, “Imma Get My Piece”, etj (www.facebook.com/KASMUSIC1). Ndërsa Festina Mejzini ka lindur në Gjakovë dhe adhuron muzikën Jazz dhe Blues.

Festina Mejzini dhe Kastriot Preteni (KAS)

“Kam lindur në 28.11.1993 në një ditë feste, një natë e madhe për shqiptarët, siç më thoshte gjyshi dhe për këtë më pagëzuan me emrin Festina. Femijëria ime e hershme do të mbetet një ëndërr e mrekullueshme gjatë gjithë jetës sepse isha femija i parë në një familje tradicionale, jam rritur me dashuri dhe përkedheljen e gjyshërve të mi tashmë të ndjere dhe prindërve. Jam rritur nën tingujt e mandolinës dhe me poezinë e këngëve të lehta shqiptare, ato të Gjakovës, por edhe të trevave tjera. Pikërisht kjo ka zgjuar tek unë pasionin dhe dashurinë për këngën. Gjyshi im ka qenë Mazllom Mejzini, kantautor dhe interpretues i shumë këngëve popullore të cilat këndohen gjithandej ku ka shqiptarë. 
Fillimet e para të muzikës i kam marr nga familja dhe jam rritur me tingujt e muzikës. Adhuroj çdo stil të muzikës dhe në karrieren time dua ta provoj veten në shumë zhanër të ndryshëm. Por atë që e preferoj më shumë është muzika Jazz & Blues,” tregon Festina Mejzini.
(Ermira Babamusta, është Eksperte e Punëve të Jashtme)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura