SI U BËNË PJESMARRËSIT E TUBIMIT TË GAZIMESTANIT, ZYRTARË TË INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS?!

Nga Dosja e mbeturinave të Serbisë në Opojë!

Nga arkivi, tetor 2006 / Reagim /

SI U BËNË PJESMARRËSIT E TUBIMIT TË GAZIMESTANIT, ZYRTARË TË INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS?!

Shkruan: Sheradin BERISHA

Në zgjedhjet vendore të mbajtura më 23 tetor 2004, pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës e ka fituar edhe z.Shaban Halimi nga fshati Buzez i Opojës, kandidat ky i propozuar nga kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shaban Halimi në listën e deputetëve të LDK-së është i radhitur nën numrin 39 (Shih listën e deputetëve: (tani kjo listë nuk ekziston) http://www.ldk-kosova.org/deputetet.html ).

Ndërkaq, pas konstituimit të qeverisë së Koalicionit LDK-AAK, siç njofton QIK-u, më 15 dhjetor 2004 Kryesia e LDK-së, ka nominuar edhe bartësit e funksioneve të zavendësministrave në Qeverinë e Kosovës, ku për zv/ministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, ka nominuar z.Muharrem Ibrahimi, nga fshati Bresanë i Opojës. Muharrem Ibrahimi këtë funksion të lartë në Qeveri, e ka ushtruar rreth një vjet e gjysmë.

Lexoni: Njoftimi i QIK-ut

LDK nominon gjashtë zëvendësministra

Prishtinë, 15 dhjetor – Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka nominuar bartësit e përgjegjësive të funksioneve të zavendësministrave në Qeverinë e Kosovës.

Në postin e zv.ministrit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave është caktuar Muharrem Ibrahimi, në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit Hafiz Krasniqi, Prof.Dr.Fevzi Berisha në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Tomë Hajdaraj në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural, Dr. Astrit Ajeti në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Aziz Lila, në Ministrinë e Pushtetit lokal. Më herët PSHDK kishte nominuar dy zv.ministra: Mark Komoni në Ministrinë e Shërbimeve Publike dhe Angjelina Krasniqi në atë Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Poashtu edhe partner i tjetër i koalicionti qeveritar tashmë ka nominuar katër zv.minustra. Të gjitha zv.ministrat pritet që të marrin votëbesimin në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahet të mërkurën e ardhshme.

(Shikoni në foto: Ish-zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave, Muharrem Ibrahimi – në mes)

CILI ISHTE QËLLIMI I REAGIMIT TIM?!

Pas përfundimit të luftës në Kosovë (qershor 1999), në zyrat e braktisura – nga administrata e regjimit pushtues serb në Sharr (ish Dragash), është gjetur një listë me emra të pjesëmarrësve në tubimin e famshëm të Gazimestanit, e cila në origjinal mbanë titullin: “Spisak učesnika na jubilarnoj proslavi šestogodišnjice kosovske bitke na Gazimestanu – 28.6.1989” dhe kjo listë në fund është vërtetuar me vulën: “Lidhja Komuniste e Serbisë” /Cabeз Koмyңиcta Cpбиje!!!

Duke lexuar me kujdes këtë listë, më kanë rënë në sy edhe dy emra të njohur politikanësh, si:

– z.Shaban Halimi deputet i LDK’së në Kuvendin e Kosovës, i rreshtuar nën numrin 44 dhe

– z.Muharrem Ibrahimi ish zavendësministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e Kosovës, i rreshtuar nën numrin 45.

Siç vihet në dukje në këtë dokument, figurojnë emrat e 91 zyrtarëve të LKJ’së (shqiptarë e goranë) nga komuna e Dragashit (tani Sharrit), të cilët për në Gazimestanë kanë udhëtuar me dy autobusë, që janë nisur në orën 6 të mëngjesit prej fshatit Krushevë (Gorë) dhe fshatit Blaç (Opojë). Mësohet se autobusat kanë qenë të stolisur me flamuj të Serbisë (Jugosllavisë) si dhe me fotografinë e Kryetarit të Serbisë Sllobodan Millosheviq.

Ky fakt është shqetësues për opinionin shqiptar, sepse njerëzit si Shaban Halimi e Muharrem Ibrahimi, nuk i bëjnë nderë askujt, e aq më pak Kosovës dhe kauzës së saj.

Ndonëse në të gjitha shtetet demokratike, për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, të Kryeministrit, të ministrave, të deputetëve etj, aplikohen kritere ligjore për verifikimin e personaliteteve politike, në Kosovë si duket një “barometër” i tillë nuk aplikohet fare.

Prandaj, është mëse e domosdoshme ngritja e një komisioni parlamentarë për verifikimin e figurave politike, si një nga çështjet më problemore në Kosovë.

Plotësim:

Viti 1998, Shaban Halimi në emër të Buzezit raporton para MUP-it serb

https://video.gjirafa.com/viti-1998-shaban-halimi-ne-emer-te-buzezit-raporton-para-mupit-serb

***

(P.S: Edhe pas 15 vjetve nga kërkesa ime për  verifikimin e figurave politike, që në fakt është ligji i lustracionit, ende nuk është bërë! Të gjitha institucionet shtetërore: në ekzekutiv, në legjislativ, në gjyqsorë, prokurori, polici, AKI, dhe jo vetëm janë të stërmbushur me politikanë, udbashë, prokurorë, gjyqtarë etj., të ish regjimit kriminal të Tito – Millosheviqit!)

***

Dosja e mbeturinave të Serbisë në Opojë!

ISH PUSHTETARËT E REGJIMIT TË MILLOSHEVIQIT NË OPOJË (DOKUMENTE ARKIVORE) https://pashtriku.beepworld.de/pushtetaretesharri.htm

Total
0
Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura