SINQERITET PA PUBLIK!

SINQERITET PA PUBLIK!

Nga Prof. Enver N. Rexhaj – Prizren, më 10. 02. 2026

Mirësia, kur shndërrohet në mjet, ajo humbet thelbin e saj. Ajo nuk synon më tjetrin, por pasqyrën. Në fillim duket si virtyt, me kalimin e kohës zbulohet si strategji. Aty ku imazhi kërkon të mbijetojë, e vërteta tërhiqet, nuk merret me kotësinë.

Ambicia ndjek të njejtën logjikë, kur shkëputet nga kuptimi shkon drejt hiçit. Kur qëllimi është vlerësimi dhe jo përmbushja, veprimi zbrazet nga brendia.

Suksesi nuk matet më nga ajo që ndërtohet, por nga ajo që shihet. Ai bëhet shfaqje, dhe shfaqja nuk mban peshë, thyhet.

Mbrojtja e vetes nuk është izolim, por dallim. Jo çdo gjest i butë është i ndershëm, dhe jo çdo heshtje është bosh. Qëndrueshmëria ështe forma më e rallë e sinqeritetit: të jesh i njejtë pa publik, pa dëshmi, pa nevojë për konfirmim. Aty mirësia pushon së qeni rolë dhe kthehet në gjendje.

Mjerisht!

——————-

FUQIA E REFLEKTIMIT

https://pashtriku.org/fuqia-e-reflektimit/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

KONTINUITET

KONTINUITET „Historia nuk është diçka që e kemi lënë pas, por diçka që e shohim përpara“.  Herodoti (480…