Durrës, 14 janar 2020: Çfarë duhet të dinë shqiptarët në Shqipëri? Shqiptarëve të Shqipërisë kryesisht, u duhet mësuar që të dinë se: kombi shqiptar dhe ai serb kanë kultura, gjuhë e fe të ndryshme si dhe po ashtu: kanë vizione e objektiva të kundërta.
Prandaj duke qenë kështu të dy kombet janë në armiqësi prej shekujsh, ku nxitës dhe shkaktarë të kësaj armiqësie shqiptaro-serbe kanë qenë dhe janë serbët, politika, akademia, shteti dhe kisha serbe. U duhet mësuar shqiptarëve të Shqipërisë se armiku dhe kërcënimi më i madh shqiptarëve u ka ardhur prej sllavëve, të cilët pushtuan dhe asimiluan iliret ne 70% të trojeve iliro-shqiptare te Ilirikut, dhe armiku tjetër i madh për shqiptarët është panhelenizmi grek, dhe që të dyja Serbia e Greqia janë prej më shumë se 150 vitesh, por edhe sot në një aleancë vëllazërore fetaro-ortodokse dhe shtetërore kundër shqiptarëve në përpjekje për ta asgjësuar etnikisht dhe fizikisht substancën kombëtare shqiptare.
Kombi shqiptar dhe ai serb nuk kanë asgjë të përbashkët: as gjuhën as karakterin, as traditat, si dhe as fenë, as vizionin dhe as objektivat. Këto janë ato të cilat i dallojnë dy kombet. Pra, jo vetëm se kanë gjuhë dhe kulturë etnikisht, thellësisht e krejtësisht të ndryshme , por edhe fetarisht janë të kundërt, pasi shumica e kombit shqiptar janë të besimit Islam, por edhe besimtarët kristanë shqiptarë nuk kanë të përbashkëta me besimin ortodoks sllavo-serb dhe as me atë ortodoks grek.
Kjo pasi feja dhe kisha serbe e greke janë dhe funsionojnë si organizata politike shoviniste antishqiptare të cilat kanë inspiruar gjithmonë urrejtjen, asgjësimin, genocidin dhe krimin shtetëror mbi shqiptarët.
Edhe vizioni i shqiptarëve, edhe orientimi kombëtar i tyre është nga Europa dhe Perendimi dhe jo nga Lindja e sllavizmi, ndërsa Serbia ka pasur dhe ka aleat dhe orientim nga Lindja, dhe ka edhe sot aleat strategjik Rusinë dhe Kinën. Prandaj vetëm këto fakte të thëna shkurtimisht më sipër e bëjnë krejtësisht të papranueshëm dhe nul përpjekjen e Serbisë dhe të mbështetësve tradicionalë të saj, të Francës e të Rusisë, dhe fatkeqësisht edhe të Kryeministrit shqiptar Edi Rama formimin e një marrëveshje të ashtuquajtur “minishengen” , pasi minishengeni nuk u shërben shqiptarëve dhe është kundër interesave jetike, kundër vizionit dhe kundër orientimit properendimor të shqiptarëve.
Politika serbe dallohet nga politika shqiptare,pasi politika serbe në shekuj ka qenë e mirëorganizuar për angazhimin kombëtar politik e strategjik të popullit serb kundër dhe në dëm të kombit shqiptar, ndërsa politika e Tiranës pothuajse gjithnjë mjerisht ka pasur interesin personal dhe as objektiv dhe as strategji, dhe madje nuk e ka pasur as per koncept, konceptin dhe interesin gjithkombëtar, dhe as atë juridik e demokratik. Dhe duke qenë e tillë në përgjithësi politika e Tiranës nuk ka bërë angazhimin strategjik kombëtar, por politika e Tiranës gjithnjë ka angazhuar popullin vetëm për intresat e ngushta personale e politike të veta, dhe ajo pothuajse gjithnjë ka parë ,pritur dhe i është servilosur duke kërkuar mbështetje politike te politika e huaj ndërkombëtare dhe madje edhe te armiqt e shqiptarëve. Pra objektivat kombëtare të shqiptarëve dhe interesi i përgjithshëm kombëtar i tyre fatkeqësisht edhe sot nuk janë objektiva dhe qëllime të politikës dhe të politikanëve shqiptarë në tërësi, pasi interesat e tyre nuk përputhen me interesat e kombit.
Unë Skënder KAPITI duke u nisur nga edukata familjare nacionaliste dhe nga përvoja që kam përjetuar në Shqipëri kam shkruar libra, shkrime e opinione me tematikë nacionaliste sepse si te tillë jemi edukuar unë, familja dhe vëllezërit e mi nga prindërit tanë. Por si të tillë kemi qenë edhe të padëshirueshëm dhe të përjashtuar nga jeta politike, ekonomike, dhe akademike në Shqipëri , pasi gjithmonë kemi qenë në përballje dhe në sfidë me politikën antiKosovë të politikës në Shqipëri.
Se sa e vërtetë është kjo për politikën e Tiranës këtë besoj se tashmë po e mësojnë edhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë kur po mësohet dhe po del në dritë e vërteta historike e politikës shqiptare e këtyre 100 viteve të shtetit shqiptar, e sidomos tani pas formimit të Shtetit të Ri të Kosovës.
Nuk është rastësi e E.Ramës marrëveshja për minishengenin, por është vijimësi antikombëtare e politikës së Tiranës, e klasës politike të saj, e cila interesin kombëtar të Shqipërisë e të shqiptarëve e kanë shfrytëzuar vetëm për interesa personale, pushteti e paraje. Kështu kanë vepruar E. Toptani, A.Zogu, E.Hoxha, S.Berisha, F.Nano e tani edhe Edi Rama.
Unë kam lindur në Shqipëri në vitin 1959 në Durrës, prindërit e mi kanë lindur në Kosovë.
Po e them këtë në hyrje të këtij shkrimi se kur ishim fëmijë xhaxhai Baftiri e Sadiku, dhe Babai ynë Sadri KAPITI na mësonin për ta bërë shqiponjën me duar, dhe na thonin se kështu e ka bërë shqiponjën Isa Boletini, kur këtë në Shqipëri ua mësuan shqiptarët e Kosovës atyre të Shqipërisë pas rënies së komunizmit në Shqipëri, pasi në Shqipëri e para ishte u kuqja, ylli kuq komunist me pes cepa dhe himni i Intenacionales komuniste.
Kur isha fëmijë Babai im më pyeste se ku dallon shqiptari nga serbi, dhe ai më përgjigjej po vetë se: shqiptari nga serbi dallon nga gjuha, shqiponja dhe nga kapuçi i bardhë, plisi. Nga babai im kam mësuar dy gjëra te tjera të mëdha, kam mësuar se Kosova ka luftu , është vrarë dhe kanë dhënë jetën shqiptarët e Kosovës për ta rujt Durrësin , se Serbia e ka ëndërr daljen në Durrës. Kam mësuar prej prinderve të mi që kur isha fëmijë se kryeqyteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve duhet të ishte Shkupi, ishqyteti më i rëndësishëm dhe më i madh shqiptar. E kur ua thoja këto mësuesve dhe shokëve të mi të shkollës as nuk e besonin dhe as nuk donin që ta dinin, se në Shqipëri më shumë mësohej për Kinën, Kamboxhion, Laosin, Vietnamin e Palestinën dhe për Leninin e Stalinin se sa për historinë e Shqipërisë dhe aspak për Kosovën. Gjithashtu Babai im Sadri KAPITI më ka pas thënë se Kosovën e çliron vetëm Amerika, se serbin e mbron vëllai i madh Rusi, dhe se Europa nuk ka takat dhe as dëshirë sepse Europa e Rusi i kanë ndarë dhe i kanë coptu trojet shqiptare. Me këto dhe me histori të tjera lufte, patriotizmi e nacionalizmi na kanë edukuar e mësuar ne familjen KAPITI në Durrës xhaxhallarët dhe prindët tanë gjithmonë.
Dhe pse ishim të tillë , ne gjithmonë jemi parë si të huaj në Shqipëri, si kosovarë dhe jo si shqiptarë, kur ne në fakt ishim shume here më shqiptarë se sa shqiptarët e Shqipërisë.
Për arsye e bindje nacionaliste, proamerikane dhe si kosovarë , dhe si të tillë edhe e kemi pësuar në Shqipëri, por që kurrë nuk mundën të na largojnë nga patriotizmi dhe nga dashuria për Kosovën dhe për të gjitha trojet shqiptare..
Edhe gjatë luftës më të fundit në Kosovë, për çlirimin e saj, që njihet në histori si lufta e UÇK-së, ne Familja e Sadri KAPITIT vume ne dispozicion të gjithë qënien tonë shpirtërore, morale e materiale në shërbim të atdheut, në pritjen e përcjelljen e mijra e mijra luftëtarë të lirisë në Qëndren “Drenica” të Gani KAPITIT, Kosova e Naim KAPITIT, lokal “KAPITI” i Fatmir KAPITIT si dhe në shtëpitë tona në pritjen dhe akomodimin e të të dëburve nga genocidi serb të vëllezërve tanë, shqiptarët e Kosovës.
Minishgeni nuk është rastësi, por vijimësi politike antiKosovë e Tiranës.
Duke u ndalur tani së fundmi, është për t’u krenuar me Protestën e VETËVENDOSJES në Shqipëri kundër takimit Rama-Vuçiç për marrëveshjen e të ashtuquajturit “minishengen”, si dhe nga ana tjeter edhe për t’u çuditur me heshtjen e shoqërisë civile në Shqipëri, e Presidentit Meta dhe e kryetarit të opozitës, e politikanit pupël të Partisë Demokratike L.Basha , pa mos harruar serbofilin e madh, Sali Berisha, si furnitorin energjitiko-jetik të makinerisë vrastare genocidiste të Milloshevicit gjë që tregon se ata për Kosovën kanë një linjë e një qëndrim djallëzor, hipokrit e tinëzar të përbashkët kundër saj për interesa personale.
Pra, edhe Bota po çuditet se si ka mundësi që klasa politike në Tiranë të mos reagojë dhe ta tolerojë këtë veprim e sjellje tradhtie antiKosovë të kryeministrit Rama?!
Është mjerim kombëtar për Shqipërinë që dhimbshuria e ndjenja kombëtare është e falimentuar në këtë farë derexheje.
Nuk e di si spjegohet kjo trashëgimi e ndjenjë serbofilizmi në Shqipëri jo vetëm sot por në vazhdimësi, dhe si spjegohet edhe kjo mosndjesi humane e kombëtare për shqiptarët e Kosovës dhe për Kosovën që është tipar fatkeqësisht jo vetëm për politikën e Tiranës.
Si është e mundur kjo “harresë” dhe kjo shpëlarje e shlyerje nga kujtesa, dhe ky indiferentizëm prej politikës dhe prej shqiptarëve të Shqipërisë për krimin, dhunën, për genocidin e tmerrshëm dhe të paparë në Ballkan që kanë ushtruar serbët kundër bashkëkombasve të tyre shqiptarë të Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi?
Pse a për lëvizje të lirë e pa viza në Serbi paskan pasur nevojë shqiptarët e Shqipërisë!?
Si është e mundur që politika e Tiranës të jetë kaq inferiore dhe kaq antikombëtare edhe sot, sikur të jep përshtypjen që ajo i lutet Serbisë për bashkëpunim kaq servil dhe kapitullant para saj?!
Ku janë në Shqipëri ata të cilët i ka dekoruar Hashim Thaçi, dhe ku janë ata që kanë marrë status verterani të luftës nga Komisioni i Veteranëve, gjë që tregon se atyre statusi i veteranit u është dhënë pa asnjë meritë?!
Pse askush prej tyre nuk kundërshton dhe as nuk shkruan një rresht të paktën për shqetësimin e madh, për atë pabesi që po i bëhet Kosovës nga Kryeministri shqiptar?!
Ku janë shoqëria civile, intelektualët dhe akademikët. Ku është Ismail Kadare , i cili nuk doli fare në skenë as për ta kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe as minishengenin? Kur pritet të dalë e të duket letrari Kadare, apo ashtu si priti për të dalë si europian e demokrat kur po binte komunizmi, apo kur të largohet Edi Rama si kryeministër do kritikon idenë e ndarjes së Kosovës dhe minishengenin?!
Kosovë mos prit se do të dalë në mbrojtje as Europa ,sepse Europës gjithmonë i kanë interesuar dhe i interesojnë politikanë shqiptare të korruptuar, të lehtëbinshëm, servilë, kapitullantë dhe aspak nacionalistë e kombëtarë siç i ka pasur gjithmone Shqipëria, e fatkeqësisht po të tillë ka edhe Kosova, siç është p.sh.Hashim Thaçi , i cili i “tradhëtoi” Ramën e Vuçiçin , jo se donte, por sepse ai tashmë ka frikë VETËVENDOSJEN dhe Albin Kurtin, se po t’i kishte fituar zgjedhjet partia e njerëzit e tij, Thaçin do ta kishe pasur edhe në Ohër, edhe në Durrës.
Thaçin nuk mundi ta ndalojë askush në Kosovë, madje as Kushtetuta të cilën ai e ka shkelur rëndë duke takuar e biseduar me Daçiç, Vuçiç e viça të tjerë e që ka bërë marrëveshje e pazare të rënda në dëm të interesave kombëtare, si Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe, Demarkacionin me Maqedoninë e Malin e Zi, dhe që ka kulmuar me krimin e madh të tradhëtisë : atë të ndarjes së Kosovës apo korigjimin e kufijve. Kjo është arsyeja pse Thaçi nuk ka marrë pjesë në takimet e minishengenit, pasi veprimtaria e tij edhe mëparshme antikombëtare është shumë e dëmshme.
Fatkeqësisht në protestën kundër minishengenit VETËVENDOSJA u la e vetme që të protestojë, dhe nuk u dukën as studentët të paktën që janë shpresa e së ardhmes ?!
Ky qëndrim “indiferent” kolektiv në Shqipëri duket sikur thotë se pavarësisht asaj se çfarë Politika e Tiranës u bën shqiptarëve në Shqipëri dhe ata pajtohen e as nuk rezistojnë, e si të tillë ata heshtin dhe në heshje pajtohet si gjithmonë edhe me politikën antiKosovë të politikanëve të Tiranës edhe sot.
Postime të Lidhura
REAGIM I KMDLNJ’së: ZOTI ZHBOGAR, CILI ËSHTË MISIONI JUAJ NË KOSOVË, SI LEHTËSUES APO SI SHTËRNGUES?!
Prishtinë, 08. 07. 2015 – Kohëve të fundit po zhvillohet një “luftë” e hapur midis përfaqësuesit Special të…
William G. Walker: NATO Intervention in Kosova was necessary
Prishtinë, 15 janar 2020: Recension për librin Intervenimi i NATO-s në Kosovë, të autorit Dr.Nusret Pllana I really…
ARDIAN RAMADANI: UNË JAM GEGË + TOSKË = SHQIPTAR
Shkup, 02. 04. 2015 – (Vështrim librit “Unë jam gegë”, autor Mustafa Nano, shtëpia botuese universitare “UET Pres”,…
SHTEGTIMI I “ÇËSHTJES” N’PËR KOHË…
Shtator, 2021 Berlin SHTEGTIMI I “ÇËSHTJES” N’PËR KOHË… Nga Rexhep Kasumaj 1. Dikur moti, në kohët e errta…