Durrës, 15 Prill 2020: Kur e gjithë bota, të gjitha fuqitë e superfuqitë e botes, të gjitha qeveritë e botës janë përkushtuar në luftë për ta mposhtur koronavirusin, krejt e kundërta ndodhi në Kosovë, duke paraqitur ndëkombëtarisht një imazh mjaft negativ.
Në një kohë kur shtetet kanë shtyrë datën e zgjedhjeve politike kombëtare, kur janë ndërprerë dhe shtyrë datat e ngjarjeve dhe të eventeve shtetërore dhe globale: politika injorante, e korruptruar dhe e papërgjegjshme në Kosovë shkaktoi grushtin parlamentar të shtetit, krizën politike gje e cila është krejtësisht në kundërkohë dhe kundër rrjedhës globale të luftës për parandalimin dhe kapërcimin e krizës së shëndetit njerëzor.
Të gjitha shtetet në botë u çuditën me atë se çfarë ndodhi në Kosovë, kur në kohë pandemie rrëzohet qeveria me puç parlamentar kundër legjitimitetit demokratik.
Vendimi i qeverisë Kurti për kufizimin e levizjes së lirë në kohën e duhur deri sa të kalojë rreziku i pandemisë është një masë e kërkuar dhe e justifikuar moralisht dhe ligjërisht për mbrojtjen e jetës, pavarësisht se kjo mund të bjerë ndesh, për shembull, me vlerat e përfitimeve. Por kjo, ky kufizim i lirive të rëndësishme mbetet një përjashtim i izoluar në kohë të jashtzakonshme kërcënuese për jetën njerzore si rasti i krizës së koronavirusit, kjo pasi si mase qeveritare në vetvete është dhe përbën mbrojtjen e të drejtës themelore te jetës dhe integritetit fizik.
Ndërsa kundër ligjit, kundër të drejtës së sigurisë së jetës njerëzore kunder moralitertit njerëzor vepron President i Kosovës Hashim Thaçi i cili ankohet në Gjykatën Kushtetuese kundër masave të qeverisë për mbrojtjen e jetës njerzore për parandalimin e përhapjes së virusit, kur këto masa janë marrë nga të gjitha shtetet e botës, dhe me paturpësinë më të madhe edhe Gjykata Kushtetuese si gjykatë thellësishyt politike i dha të drejtë Presidentit.
Kryetarja e tanishme e Partisë Kristian-demokrate të Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka thënë se partia e saj mund ta shtyjë zgjedhjen e liderit të ri ose liderës së re deri në Dhjetor për shkak të koronavirusit.
Kurse Isa Mustafa dhe LDK shkaktojnë krizë shtetërore, dhe Hashim Thaci u bën thirrje qytetareve dhe policisë që të mos zbatojnë masat qeveritare për parandalimin e koronavirusit, madje gjen edhe kohën që ta kërkojë në Gjykatën Kushtetuese masat parandaluse si shkelja e lirisë së lëvizjes së lirë.
Këtë kurrë nuk duhet populli i Kosovës që t’ua falë as Presidentit dhe as Isa Mustafës dhe LDK-së kryesisht. Këtë politikë të keqe populli i Kosovës nuk duhet ta falë, por me largimin e kërcënimit të pandemisë , shqiptarët duhet ta ndëshkojnë dhe ta përzënë përgjithmonë politikën e krimit, korrupsionit, hajnisë dhe të tradhtisë.
Postime të Lidhura
BEDRI TAHIRI: NJË FILOZOFI E PARË NDRYSHE NGA SKËNDER KAPITI
Durrës, 7. 6. 2016: Që kur vajta për herë të parë në Durrës, fill pas çlirimit të Kosovës,…
… KJO MURTAJË E ZEZË E BALLKANIT
… KJO MURTAJË E ZEZË E BALLKANIT – ideologjia serbomadhe – Nga Xhelal Zejneli, Shkup 26 korrik 2023…
DETYRIMI PËR MBAJTJEN E MASKËS ËSHTË KRIM, PA DYSHIM! T’I THEMI NDALË KRIMIT!
Nga arkivi, më 7 Prill 2021 Një vit më parë kam shkruar…. DETYRIMI PËR MBAJTJEN E MASKËS ËSHTË…
MODELI I DY GJERMANIVE SIKUR MODELI I DY SERBIVE!
MODELI I DY GJERMANIVE SIKUR MODELI I DY SERBIVE! Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Marrëveshja përfundimtare, më…