REPUBLIKA E AHTISARIT ËSHTË DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE …

Bashkëbisedim me Milazim Krasniqin dhe Fadil Hoxhën

REPUBLIKA E AHTISARIT ËSHTË DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE DHE SI E TILLË ME MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE RREGULLIMI I BRENDSHËM PO DIZAJNOHET QË TË PËRFUNDOHET

Nga Sheradin Berisha

Më 24 nëntor 2022, bashkëbisedim në temën e ngritur (në Facebook) nga Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi

“Gratë serbe protestojnë në Mitrovicën e Veriut” (Epoka e re, 23 nëntor 2022)

Koment: Duhet me u ruejtë prej protestave të tyre edhe Albin Kurti, sepse Fadil Hoxhen e patën rrëzue n’kungull t’kresë. Uroj të mbetet humor ky postim.

***

BASHKËBISEDIM

Sheradin Berisha

Prof. Milazim Krasniqi edhe humoret bazohen në ngjarje reale!

ALBIN KURTIT PO I VJEN FUNDI!

Nga ky mishmash i ricikluar dhe plotësisht i kontrolluar Kosova del e dëmtuar, jo Serbia! Pse? Sepse gjithçka po negociohet për statusin politik të serbëve në këtë republikë!

Në këtë kuadër rreziku vjen nga ‘Zajednica’ dhe ’44 minishtetet kishtare serbe’!

Klikoni e dëgjoni 👇👇👇

Rreziku nga ‘Zajednica’ dhe ’44 minishtetet serbe

https://fb.watch/g_7t_u5KjZ/

***

Albin Kurti nëse vazhdon kështu i ka muajt e numëruar, për të mos thënë javët… Pse? Sepse kjo republikë është krijesë e marrëveshjeve ndërkombëtare që kulmoi me pakon e Ahtisarit, jo me gjakun e Adem Jasharit. Po ta kishim në themel gjakun e Adem Jasharit do të ishim vërtetë shtet i pavarur dhe sovran! Prandaj ky mishmash që ka krijuar pakoja e Ahtisarit, do të kulmoj me një marrëveshje tjetër ndërkombëtare, në dëmë të Kosovës!

***

Milazim Krasniqi

I nderuar Sheradin, cuditerisht shpesh kemi konkluzione te peraferta ose te ngjashme, edhe pse me  metoda te ndryshme te hulumtimit. Ne tekstin qe kam shkruar mbreme per revisten Shenja, e kam nje perfundim te perafert, qendrimet nderkombetare ua kane ngrene koken politikisht Thacit, Nexhat Dacit, Fatmir Sejdiut, Isa Mustafes,  Ramush Haradinajt. Tash fatura ka mberri ne tavolinen e Albinit. NuK kam fole per fundin e tij politik, po per dilemen perballe se ciles gjendet. Ky eshte konkluzioni i analizes sime te mbremshme.

***

Sheradin Berisha

Milazim Krasniqi pa dilemë albinit i ka ardhur fundi, sepse kjo republikë e ndërtuar nga ndërkombëtarët me një sërë marrëveshjesh që kulmuan me pakon e Ahtisarit nuk e duron një kryeministër të tillë, i cili ka qenë kundër qysh në zanafillën e saj. Klb

***

Fadil Hoxha

Sheradin Berisha qysh e kupton ti psh “shtetin e vertete” te pavarur dhe sovran?!

Çfare referencash ke ne kete teme?

***

Sheradin Berisha

Fadil Hoxha referencë e të gjitha analizave të mia në këtë pikë është pakoja e Ahtisarit, e cila më 9 prill 2008 është shndërruar në Kushtetutë, dhe gjithë ky sistem i ndërtuar mbi këtë bazë është burim i krizave ciklike, edhe i këtij negocimi maratonik me Serbinë!

***

Fadil Hoxha

Sheradin Berisha, qe per shembull Ahtisari tha Kosova ka te drejte me ba çka ti teket.

Çka do te ndryshonte ne kete rast?

A do te ishim ne OKB, ne NATO, ne BE?

***

Shradin Berisha

Fadil Hoxha jo nuk do të ishim në OKB, por do të ishim në NATO, dhe në procesin e anëtarësimit në BE. Madje do të ishim anëtarë të INTERPOLIT dhe të shumë organizmave të tjerë, të cilat Serbia i ka bllokuar me propagandën e tij, se Kosova me rezolutën 1244 të OKB-së, nuk është shtet i pavarur dhe sovran etj.etj.

Kjo pavarësi e Ahtisarit është derivat i dhjetra marrëveshjeve ndërkombëtare, duke filluar nga Marrëveshja e RAMBUJESË e deri tek gjashtë pikëshi i Bann ki Munit. Dhe rrjedhimisht nga viti 2011 e deri më sot mbi këtë bazë “pavarësie” ka nisur dhe po vazhdon një proces i ri negocimi për statusin e brendshëm të serbëve në këtë banana republikë të Ahtisarit… Pra duket qartë se këto negociata që po zhvillohen në Bruksel e gjetiu, kanë të bëjnë me riformatimin e Pakos së Ahtisarit, që do të thotë riformatimin e integritetit dhe sovranitetit të brendshëm, me statusin territorial të serbeve në këtë vend “sui generis”!!!

***

Fadil Hoxha

Sheradin Berisha, kqyre, kqyre. Dmth qe Spanja kish votu me hy Kosova ne NATO e zyrtaret e saj as nuk pershendeten me zyrtatet tane dhe arsyeja qenka Ahtisari.

Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qipro nuk e njohim Kosoven dhe kane deklaruneshe aesyen – Kosova eshte nda nga Serbia pa marrveshje qe dmth se kurrfare lidhje nuk ka kjo me Ahtisarin as 6 pikat e Ban Ki Munit.

E dyta, rezoluta 1244 ka qene dhe eshte aktive pa asnje shkronje re ndryshuar qe nga 10 qershori 1999.

E treta, dialogu me Serbine po behet pikerisht sepse nuk kaloi Pako Ahtisari ne OKB, ne Keshillin e Sigurimit ku Rusia e bllokoi me veto ne 6 projektrezoluta qe as jane vene fare ne votim per shkak te deklarimit paraprak te ruseve kunder.

Dmth eshte mire me e kuptu boten reale e jo imagjinare.

***

Sheradin Berisha

Fadil Hoxha pikërisht këto pengesa që ju i theksuat me të drejt, janë rezultat i shumë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat kulmuan me Pakon e Ahtisarit dhe gjashtë pikëshin e Ban Ki Munit. Rrjedhimisht përkundër këtij procesi negativ gjërat nuk përfunduan këtu!

Në muajt e fundit të vitit 2011 filloi një proces i ri i negocimit Kosovë – Serbi – BE dhe jo vetëm, fillimisht si dialog teknik për gjashtë pikërishin e Banit, e pasta si dialog politik për pakon e Ahtisarit plus (+). Dhe sot jemi këtu ku jemi!

Në këtë kuadër kur kemi parasysh këtë substancë prej së cilës u ngritë kjo pavarësi, arrijmë në përfundimin se kjo republikë e Ahtisarit, nuk është as përafërsisht republikë e Adem Jasharit, republikë e atyre që flijuan jetën! Pra kemi një shpërfytyrim të aspiratës sonë historike, politike, kombëtare dhe jo vetëm!

Në prill të vitit 2010, kam parashikuar një proces të ri dialogu dhe negociatash me Serbinë mbi bazën e gjashtë pikëshit të Ban Ki Munnit dhe pakos së Ahtisarit, dhe saktësisht tri vjet para nënshkrimit të marrëveshjes (më 19 prill 2013) Thaçi – Daçiq – Ashton për themelet e Zajednicës, kam publikuar këtë shkrim (më 10.04.2010) të cilën ju ftojë ta lexoni në vijim.

Në shkrimin e radhës do t’ju sjellë edhe një pasqyrim më përmbajtësor lidhur me temën që po diskutojmë. Shumë faleminderit 🇦🇱

***

MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE QË DËMTUAN INTERESAT TONA KOMBËTARE

https://pashtriku.beepworld.de/files/kosova_2010/prill_2010/7-13.10/pashtriku_marreveshjet_nderkombetare_qe_demtuan_interesat_kombetare_10.4.10.htm

***

Fadil Hoxha

Sheradin Berisha kurrfare lidhje nuk ka dialogu me Serbine me fare pikash te Ban Ki Mun.

As qe ka ndonje obligim per ato pika.

Dialogu me Serbine e ka veç nje qellim – hyrjen e Kosoves ne NATO e BE e ne nje faze tjeter ne OKB.

Keto qe ke shkru ti nuk kane lidhje me boten reale.

Menyren qysh e kupton ti krijimin e nje shteti eshte e karakterit imagjinar.

***

Sheradin Berisha

Fadil Hoxha Të kuptova!

Ish Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë në Qeverinë e Koresë jugore (2004 – 2006), Ban Ki Mooni, midis viteve 2007 – 2016 ishte Sekretari (i tetë) i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ai nga kjo pozitë në qershor të vitit 2008 i ka dërguar një letër me gjashtë pika, Presidentit të Serbisë Boris Tadiç dhe presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu.

Gjatë pikat e Banit ishin:

1. Policia;

2. Gjykatat;

3. Doganat;

4. Transporti dhe infrastruktura;

5. Vijat kufitare administrative;

6. Trashëgimia serbe.

Dhe këto gjashtë pikat e tij në emër të OKB-së  nga fundi i vitit 2011 u bënë temë kryesore e dialogut të ashtuquajtur teknik (ndonëse ishin politik) midis Kosovës dhe Serbisë!

Dhe tani ti më thua: “Sheradin Berisha kurrfare lidhje nuk ka dialogu me Serbine me fare pikash te Ban Ki Monni. As qe ka ndonje obligim per ato pika.” Dhe për më tepër më vlerëson duke më thënë se “Keto qe ke shkru ti nuk kane lidhje me boten reale. Menyren qysh e kupton ti krijimin e nje shteti eshte e karakterit imagjinar.”

Ndoshta isha i paqartë deri më tani, prandaj do të përpiqem të sjellë një pasqyrim më përmbajtësor lidhur me temën që po diskutojmë.

***

Por me këtë rast të qëndrojmë të letra e gjashtë pikëshit të Banit, e cila u bë temë e dialogut Kosovë – Serbi, ndërkohë që ti thua “kurrfare lidhje nuk ka dialogu me Serbine me fare pikash te Ban Ki Mun”.

I nderuar Fadil,

Më 14 qershor 2008 kur kjo letër e Banit (dërguar Tadiçit dhe Sejdiut) ishte bërë publike, unë kam bërë një shkrim me titull:

“Duhesh me qenë idiot e i padinjitetshëm, për të thënë se do të jetë çdo gjë OK!”

Ju ftojë që ta lexoni përpara se të komentoni:

Kliko e lexo 👇👇👇

https://pashtriku.beepworld.de/files/kosovaneudhekryq%6008/qershor-08/sh.berisha_letrabankimunit_14.6.08.htm

***

Fadil Hoxha

Sheradin Berisha çka ke shkru ti nuk i intereson kujt. Ti nuk tregove asnje fakt pos qe citove ato pika te Ban Ki Mun. Ato pika nuk kane lidhje kurgje me Republiken e Kosoves meqe shteti i Kosoves nuk ka kurrfare obligimi. Nuk e di pse merresh me gjera te kota?!

***

Sheradin Berisha

Fadil Hoxha ende pa e lexuar shënimin dhe shkrimin e ndërlidhur në fund, përgjigjesh: “Sheradin Berisha çka ke shkru ti nuk i intereson kujt. Ti nuk tregove asnje fakt pos qe citove ato pika te Ban Ki Mun. Ato pika nuk kane lidhje kurgje me Republiken e Kosoves meqe shteti i Kosoves nuk ka kurrfare obligimi. Nuk e di pse merresh me gjera te kota?!” 

Në rregull, e respektoj gjykimin tuaj, pavarësisht mospajtimit tim me këtë qëndrim!

Për këtë temë kam shkruar shumëherë dhe me këtë rast po të përgjigjem me një analizë që e kam shkruar në rrjetin tim, më 17 qershor 2017 me titull: “ZAJEDNICA ËSHTË EMBRION I PAKOS SË AHTISARIT!”

Në fund të kësaj analize keni një studim (shtojcë) më të gjerë se si funksionon ‘pushtetit’ serb në Kosovë nga qershori 1999 …

Të duhet pak kohë që t’i lexosh të gjitha këto të dhëna konkrete dhe pastaj të bëni një koment të duhur.

Shkrimin mund ta lexoni 👇👇👇

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10209583906410907&id=1125324528

Por mund të lexoni edhe në vijim:

ZAJEDNICA ËSHTË EMBRION I PAKOS SË AHTISARIT!

Nga Sheradin Berisha

Asociacioni (Zajednica) është embrion i Pakos së Ahtisarit dhe gjashtë pikëshit të Ban Ki Munit! Me Marrëveshjen e Brukselit, Thaçi – Daçiç – Ashton (më 19 prill 2013) u vunë themelet e Zajednicës, me marëveshjen e 25 gushtit 2015: Mustafa – Vuçiq – Mogherini (po në Bruksel) u formatua kjo Zajednicë, ndërsa do të jetësohet e zhvillohet nga Lista Srbska e Vuçiqit (lexo: si qeveri e Beogradit në Prishtinë).

Rrjedhimisht Pakoja e Ahtisarit, e cila është shndërruar në Kushtetutë tashmë është bërë burimi i krizave ciklike politike e institucionale në këtë vend “sui generis”  Prandaj, pa ndryshimin e kësaj kushtetute dhe jo vetëm, Kosova nuk mund zhvillohet si shtet normal.

***

E keqja ndryshohet duke u nisur nga realiteti!

ҪFARË REPUBLIKE SHPALLËM MË 17 SHKURT 2008?!

Nga shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Kosova është republikë e Pakos së Ahtisarit:

– që ka 10 komuna etnikisht serbe, edhe pse u shpallë si multietnike!!!;

– ka 44 kisha e manastire “serbe” si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta. (Këto kisha e manastire nuk ishin sllave, sepse ato i përkisnin kohës paleolitike, iliro – dardane);

– Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të rezervuara për deputetët e pakicave (10 deputetë të pakicës serbe);

– ka dy shumica (2/3): shumicën e shumicës (të 80 deputetëve shqiptarë), dhe shumicën e pakicës (të 20 deputetëve të minoriteteve), një absurd i pashembullt në shtetet demokratike;

Pastaj në republikën e Ahtisarit, Serbia e pasaadhësve të Millosheviçit, Vuçiq – Daçiq:

– ka pjesëtarë të shërbimeve sekrete, brenda AKI’s;

– ka pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës;

Qysh nga përfundimi i luftës (qershor 1999) e deri më sot në republikën e Ahtisarit funksionojnë (pa u penguar) me ligjet e Serbisë:

– posta e Serbisë,

– telekomi i Serbisë,

– bankat e Serbisë,

– ambulantat dhe spitalet e Sebisë,

– arsimi (nga qerdhet deri në universitet) me planprogramet e Serbisë. Madje UҪK-ja në historinë e tyre trajtohet si organizatë terroriste!

Në vazhdën e negociatave Kosovë – Serbi, më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkruan marrëveshjet: Thaçi-Daçiq-Eshton, dhe Mustafa-Vuçiq-Mogherini për formimin dhe funksionalizimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” (Zajednicës) dhe disa marrëveshje të tjera.

Në verën e vitit 2013 nga dialogu i dëmshëm Thaçi – Daçiq, në Kosovë u formua ‘Lista Serbe’, parti kjo e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit;

– Lista serbe tashmë udhëheq me 10 komunat etnike serbe. Kryetarët e komunave edhe pse janë zgjedhur “legalisht” përmes zgjedhjeve me ligjet e Kosovës, ata i zbatojnë 100% ligjet e Serbisë, duke menaxhuar, e përsëris:

– postën e Serbisë,

– telekomin e Serbisë,

– bankat e Serbisë,

– ambulancat dhe spitalet e Sebisë, pastaj

– arsimin, nga qerdhet deri në universitet – me planprogramet e Serbise, …

Pa u zgjatur më shumë, kjo është republika jonë, të cilën politika në Kosovë, Serbi,  Bruksel dhe jo vetëm, e menaxhon!

RRUGËDALJA!

Për ta ndryshuar këtë gjendje, prej vitesh kam kërkuar që republikën e Ahtisarit ta bëjmë republikë të Adem Jasharit, duke ndryshuar fillimisht Kushtetutën, që buron nga Pakoja e Ahtisarit, dhe nga e cila shkaktohen të gjitha krizat qeveritare dhe jo vetëm!

Në këtë kuadër rrjedhimisht kam kërkuar që të bëhet:

– reformë në ligjin për zgjedhjet;

– reformë në drejtësi (gjyqësi e prokurori);

– reformë në polici,

– reformë në siguri – AKI, etj.etj.

Pa e bërë këtë hap substancial nuk mund të ketë ndryshim për zhvillim në këtë drejtim!

_______________

Shtojcë:

Funksionimi i ‘pushtetit’ serb në Kosovë nuk daton nga shkurti 2008, por qysh nga përfundimi i luftës, në qershor – korrik 1999! Lexoni: Si funksionon Serbia në Kosovë?!

STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011…)

Më gjerësisht lexoni 👇👇👇

http://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm

***

Fadil Hoxha

Sheradin Berisha o nuk kam nevoje une hiç me i lexu shkrimet e tua se nuk kam çka mesoj dhe hiç nuk kam çka mesoj nga ti se çka eshte Asociacioni per te cilin ti perdore pa nevoje shorehjen serbe “zajednice”.

Po kcen nga tema ne teme pa u pergjegje ne temat thelbesore.

Une te pyeta qysh doket ai shteti i duhur sovran dhe i pavarur po qe e ke lexu dikund nga ndonje burim relevant i se drejtes nderkombetare e jo i filozofeve.

Perndryshe sa per Asociacionin me kompetenca komunale kane shtet e ndryshme autonomi 100 here me kompetenca ma shume dhe funksiokojne per mrekulli.

Mandej i permend ato pikat e Ban Ki Mun e as vet nuk e din se pse i permend pasi absolutisht kerkush nuk merret me to meqe jane thjeshte disa rreshta te shkruar ne nje cope leter dhe aq.

***

Sheradin Berisha

Fadil Hoxha, të kuptoj plotësisht!

Njerëzit kanë të drejtë t’i kuptojnë gjërat dhe zhvillimet në mënyrën e tyre. Në rastin konkret për mua të kuptuarit është përballja me realitetin dhe realiteti në këtë republikë të shpallur nga pakoja e Ahtisarit, rezoluta 1244 dhe jo vetëm, është ajo çfarë kam thënë në analizën “Zajednica është embrion i Pakos së Ahtisarit” dhe “Si funksionon Serbia në Kosovë?! STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011…)”.

Shumë faleminderit për bashkëbisedimin.

Gëzuar familjarisht kryefestën tonë kombëtare, 28 Nëntorin 1912 🤝

***

Fadil Hoxha

Sheradin Berisha duhet me kuptu boten siç eshte e jo siç e imagjinon.

Ne doren tone ka qene me e luftu armikun dhe me tentu me e fitu lirine.

Ne nuk e mposhtem armikun vete por me ndihmen e NATO-s e sidomos SHBA qe ishte motori i zhvillimeve per çlirimin tone nga Serbia okupatore.

Proceset politike mandej jane shume komplekse dhe varen shume pak nga vullneti yne sespe perballesh me mekanizma nderkombetare ku po nuk dite te veprosh mund t’i humbasesh pothuaj krejt te arriturat.

Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran ne kushtet ekzistuese te rendit boteror e zhvillimi i ketij shteti eshte kryekeput ne doren tone si shqiptare, duke udhehequr politike te mençur e shtetformuese e jo duke u marre me budalleqe e imagjinata.

Plani i Ban Ki Mun eshte inekzistent. Asociacioni eshte nje strukture me kompetenca komunale qe akomodon edhe pjesen serbe ne veri, dmth pjesen me problematike, ne jeten institucionale te Republikes se Kosoves.

Urime poashtu festen e madhe te pavarsise se Shqiperise.

***

Sheradin Berisha

Fadil Hoxha pikërisht në analizat e lartpërmendura kam thënë atë që realisht po zhvillohet në Kosovë, dhe fare s’ka të bëjë me imagjinimin dhe sajimin e problemeve ekzistuese.

Është fat i mirë që interesat gjeopolitike e gjeostrategjike të NATO-s dhe veçanërisht të SHBA-ve ishin të përputhshëm me interesin tonë për çlirim nga pushtimi serbë. Në të kundërtën nuk do të ishim ndihmuar në këto përmasa. Ky është mendimi im në këtë drejtim.

Pajtohem se proceset politike janë shumë komplekse dhe si të tilla nuk varen nga vullneti ynë në këtë botë të trazuar, por Kosova nuk mund të ndërtohet si shtet funksional me një kushtetutë të tillë dhe pa reforma substanciale në hallkat e sistemit.

Rrjedhimisht politikat shtetformuese bëhen duke reformuar sistemin, dhe një reformim i tillë mua më duket i pamundur nëse nuk ndryshohet kushtetuta e ndërtuar mbi themelet e Pakos së Ahtisarit dhe jo vetëm.

Kushtetuta nuk është Bibël as Kuran që nuk ndryshohen. Zhvillimi i jetës qytetare është dinamike, prandaj edhe ligjet duhen të jenë dinamike, të ndryshueshme varësisht nga zhvillimi. Derisa e kemi këtë kushtetutë me dy shumica: shumicën e shumicës shqiptare dhe shumicën e shumicës minoritare (veçanërisht serbe) dhe vende të rezervuara për minoritetet, nuk mund të ketë asnjë reformim të mirëfillt në hallkat e këtij sistemi.

Deri më tani nuk kam parë vullnet as nga shqiptarët as nga ndërkombëtarët për ta ndryshuar kushtetutën, si kushti bazik për çdo reformim tjetër në këtë sistem.

Çdo të mirë 🍻

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEJ, REPUBLIKA E AHTISARIT ËSHTË KONGLOMERATË I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE ËH
    MË ANTI SHQIPTARE, PËR ASGJASIMIN E FITORES TË KRYELEGJENDËS ADEM JASHARIT SI EDHE
    UÇK-SË LEGJENDARE, ÇLIRIMTARE!! QË NGA MERGIMI ME DHUNË REFUGJATË TË LUFTËS O, NGA
    FASHIZMI, DRAZHIZMI, KANIBALIZMI, KATRANIZMI, MBI 20 000 SHQIPTARË VRARË OH, PËRÇARË
    ME MBI 450 VARRE MASIVE GJERË HOLOKASTE MË GJENOCIDALE; VETË AHTISARI N’PRISHTINË
    PATË DEKLAR: PLANI PËR KOSOVËN DHE SERBINË NUK ËSHTË PLAN I IMI; KY PLAN ËSHTË PLAN
    NDËRKOMBËTARË, QË MBI 80% ËSHTË PLAN PRO PAKICES SERBË NË KOSOVË 5% A, VETËM 20%
    ËSHTË PRO SHUMICËS APSOLUTE SHQIPTARE MBI 95%!!. AH, KJO ËSHTË MË FATALE, KANIBALE,
    KATASTROFALE, FASHISTE, DRAZHISTE, PËR SHFARROSJEN, ZHVARROSJEN PRAPË VARROSSJE O DUKE BËRË HUMBJE DHE SHKRUMBJE ME HOLKOKASTE O, GJENOCIDALE PËR HUMBJEN DHE
    SHKRUMBJEN EDHE TË GJURMËVE TË KRIMIT, KURMËVE TË SHFRIMIT; TË NACIZMIT, FASHIZMIT,
    EDHE MË ZI, SE SA HITLERIANE, STALINIANE OUUUH, MILLSHEVIQIANE MOJ-HOJ, MË MEJRANE!.
    TË FALA REFUGJATË LUFTË TERORIZUAR NGA FASHIZMI: TËRBIM, MERGIM, PAKTHJIM-AMSHIM!
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura