Durrës, 11 dhjetor 2019: Siç duket poetit racist, austriakut Handke iu dhe Çmimi Nobel në letërsi për meritën e “përkrahësit dhe të mbështëtesit të kriminelit dhe të regjimit genocidist të Millosheviçit”.
Pra, kjo do të thotë se për të fituar Çmimn Nobel u dashka edhe plotësimi i një “standarti të ri”: atij që pavartësisht se mund të jesh letrar, shkrimtar e shkencëtar i mirë, duhet që te kesh përkrahur diktatorë e kriminelë siç është rasti në fjalë për austriakun Peter Handke, i cili ka qenë por edhe mbetet si përkrahës dhe mbështetës i krimit dhe genocidit serb mbi shqiptarët, kroatët e boshnjakët.
Pra, të gjitha ato shtete të cilat morën pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Nobel këtij letraxhiu thellësisht antihuman dhe të pandjesi shpirtërore përderisa ai ka përkrahur dhe mbështetur kriminelin më të madh të Ballkanit, tregon se në një masë të konsiderueshme ato shtete nuk e njohin, apo më sakt e paskan “harruar” apo bëjnë sikur e kanë harruar genocidin serb mbi shqiptarët.
Dhe prandaj duhet të falenderojmë Turqinë, Maqedoninë e Veriut e Afganistanin të cilat nuk morën pjesë në ceremoninë e vlerësimit me Çmim Nobel të këtij sharlatani racist, pasi ky akt vlerësimi për Handken është mohim i genocidit serb mbi shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët. Falenderim e mirënjohkje e vecantë i takon edhe Znj. Christina Doktare e cila e ktheu Çmimin Nobel të cilin ajo e kishte fituar në vitin 1988, e ktheu për shkak dhe si reagim e protestë kundër Handke-s, e ndërsa Serbia e feston cmimin për Handken sikur ta kishte fituar një serb.
Të shohim e të presim që Ismail Kadare a do e ndjek edhe ai shëmbullin e suedezes, znj. Doktare, të shohim se a do ta refozojë të paktën rastin e një rinominimi të tij për ta fituar Nobelin pasi ka 20 vite që atij nuk ia japin atë, dhe a do ta pranonte ai tani një dekoratë të tillë, dhe a do ta pranonte ai një Çmim në letersi nga një autoritet i cili ua ka dhënë ate edhe Handkes, edhe Andriqit , ketyre dy racistëve e shovinistëve , këtyre dy letrarëve antishqiptare te medhenj.
Të shohim se a do e ndjekin shëmbullin e saj edhe nobelistë të tjerë, dhe të shohim se a do të reagojnë edhe shtete e qeveri të vëndeve demokratike te cilat propagandojnë dhe e mbajnë veten si kampionë për mbrojtjen e lirive dhe të të drejtave universale njerëzore.
Por mos të harrojmë se me Çmimin Nobel është dekoruar edhe shkrimtari kriminel, racist e shovinist serb, Ivo Andriq.
Pra, Nobel-in e”fitoi” edhe sot një shkrimtar mbështetës i genocidit serb, dhe që ceremoninë e dhënies të së cilit e refuzuan shtete fqinje të Serbisë, e cila është autore e genocidit mbi popujt joserbë të Ballkanit si Kosova, Kroacia, Bosnja , por e refuzuan pjesëmarrjen edhe Maqedonia e Veriut, si dhe shtetet ballkanike Shqipëria e Turqia.
Kjo tregon se sa është e interesuar edhe Europa dhe demokracia perendimore për Ballkanin kur shtetet e BE-se pranojnë dhe nderojnë me pjesmarrjen e tyre ne ceremoninë e dekorimit të një individi i cili nuk ka ndjesinë elementare njerëzore: atë të dhimbjes e as të ndjesisë shpirtërore për tragjedinë , për traumat dhe për genocidin që ka ushtruar një kriminel si Millosheviçi, të cilin ai e ka mbështetur, e që ky është “nobelisti” i ri, austriaku Peter Handke.
Postime të Lidhura
BEHXHET SHALA BAJGORA: KUR DO TË FILLOJË “AKADEMIKU“ GECAJ TA MËSOJË SHKRIM – LEXIM “FILLORISTIN“ QOSJA ?!
Prishtinë, 25 prill 2017: (Demokracia e dhunuar nga njerëz të shantazhuar) – Bajram Gecaj është rast sui generis…
GJEKË GJONAJ: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI, MISION I PAMUNDUR!
Ulqin, 21 korrik 2020: Kanë mbetur më pak se një muaj e gjysmë deri në zgjedhjet parlamentare në…
VAKSINIMI KUNDËR KORONËS
VAKSINIMI KUNDËR KORONËS Çfarë duhet të dinë mjekët dhe pacientët? Beate Bahner Ky është libri i Avokates gjermane…
GJEKË GJONAJ: 37 VJETORI I TËRMETIT KATASTROFAL TË ULQINIT!
Ulqin, 02. 05. 2016: Ishte ditë e dielë. Dita e parë e Pashkëve katolike. Ditë feste e pushimi.…