Durrës, 21 shkurt 2019: Kosova shqiptare qindra e mijë vjeçare më 17 shkurt mbushi 11 vjet Pavarësi. Sot këtë shkrim të shkurtër në këtë Ditë të Madhe Kombëtare do t‘ia kushtoj faktit të asaj se po flitet e përflitet shumë për mundësinë e korigjimit te kufijve apo të ndarjes së Kosovës.
Ata të cilët janë për ndryshim, korigjim apo shkëmbim territoresh të cilat çojnë në ndarje apo coptim të Kosovës ata janë kundër interesave kombëtare shqiptare, janë kundër kombit shqiptar dhe historisë së tij.
Kjo sepse nuk ka asnjë pëllëmbë tokë serbe në Kosovën e sotme të pavarur, por përkundrazi, Serbia ka nën sundimin kolonial të saj akoma edhe shumë troje shqiptare të Toplicës, Kosovën Lindore dhe të Sanxhakut.
Kush është për ndarje të Kosovës dhe për shkëmbim territoresh me Serbinë bën tradhëti, pasi shkëmbim territoresh nuk mund të bëhen, sepse nuk mund të shkembehen troje shqiptare të Kosovës shqiptare me troje shqiptare të cilat janë padrejtësisht akoma nën Serbi.
Kush është për shkëmbim trojesh dhe për ndarjen e Kosovës është edhe kundër UÇK-së, kundër luftës së saj e cila lindi si ushtri dhe që luftoi për Çlirimin e Kosovës, pra luftoi për Kosovën dhe jo për një Kosovë të ndarë siç mundohen ta bëjnë armiqte e Kosovës edhe tani pas 20 vitesh të Çlirimit të saj.
Kush është për ndarje apo për shkëmbim territoresh është edhe kunder SHBA-ve dhe kunder NATO-s sepse edhe ato luftuan për çlirimin dhe për Pavarësimin e Kosovës. Dhe ata të cilët janë për ndarjen e Kosovës apo edhe për shkëmbim territoresh me Serbinë janë kundër Pavarësisë së Kosovës dhe kundër simbolit të saj, kundër Flamurit të Kosovës i cili ka hartën e Shtetit të Kosovës, ka kufijt e saj, të gjithë territorin e saj.
Dhe meqenëse shumica e shteteve e kanë njohur Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran, ata kanë pranuar dhe njohur edhe simbolet e Shtetit të Kosovës, kanë njohur edhe Flamurin e saj i cili ka edhe hartën e territorit të shtetit të Kosovës, ka kufijt e saj. Pra Kosova është njohur ndërkombëtarisht nga të gjitha shtetet demokratike të botës, nga shumica e shteteve të BE-së dhe nga shumica e Shteteve të OKB-së dhe për nga rëndësia: së pari është njohur nga SHBA, e cila është superfuqia globale dhe Aleati strategjik i deklaruar i shqiptarëve.
Prandaj askujt dhe asnjë politikani e asnjë pushtetari shqiptar nuk duhet, që as të deklarohet madje, për shkëmbim territoresh sepse kjo përbën tradhëti të rëndë kombëtare.
Nuk është e domosdoshme që Kosova të njihet nga Serbia sepse Kosova e fitoi luftën kundë saj dhe sot ka Shtetin e vet të pavarur.
Edhe poqese Serbia nuk do e njihte kurrë Kosovën, Kosova nuk ka nevojë për njohjen e saj, dhe Kosova nuk duhet që të diskutojë kurrë me Serbinë për kushte dhe për marrëveshje për shkëmbim territoresh sepse në Kosovë nuk ka asnjë pëllëmbë tokë serbe, por ka vetëm kolonë serbë të cilët i ka vendosur dhe instaluar aty kolonizatori pushtues dhe genocidist serb.
UÇK, SHBA dhe NATO sollën Lirinë, Pavarësinë dhe Shtetësinë e Kosovës, e cila ka Territorin e vet, ka Parlamentin e vet, ka Kushtetutën e vet, ka Qeverinë e vet dhe ka Flamurin e Ushtrinë e vet.
Pra, askush dhe asnjë politikë, asnje diplomaci dhe asnjë individ as i brëndshëm dhe as i jashtëm sado pushtet dhe sado i veshur me pushtet dhe me autoritet që ata të jenë ,ata nuk mund të dalin mbi Shtetin e Kosovës, as mbi institucionet e tij dhe as mbi sakrificat, as mbi vullnetin dhe as mbi pushtetin e popullit sovran të Kosovës.
Postime të Lidhura
XHEVAT BISLIMI: RROFTË KOMBI SHQIPTAR E RROFTË AMERIKA, POSHTË MIQTË E RREJSHËM ‘KOSOVARË’!
Viti, 19 Mars 2020: Të majtë e të djathtë apo shqiptarë e “kosovarë”? Debat i madh është hapur…
GJOKË DABAJ: NJË THIRRJE – PËR SHQIPTARËT KATOLIKË TË TIVARIT DHE PËR SHQIPTARËT ORTODOKSË TË PREVEZËS
Durrës, 28. 06. 2012 – Jam një shqiptar nga Tivari, i përkatësisë konfesionale katolike. Në këtë javë qershori…
VALI QYRFYҪI: GJETJE TË REJA ARKEOLOGJIKE NË DURRËS. PROKURORIA VIJON HETIMET (FOTO)
Pashtriku.org, 11. 02. 2017: Gjetjet e reja historike në Durrës i kanë bërë arkeologët të vlerësojnë se kjo…
BRAHIM I.AVDYLI: KUSH E TRONDITË OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR,…?!
Zvicër, 30. 01. 2017: Opinioni ndërkombëtar tronditet prej datës 15 janar 2017 edhe njëherë, me rrëfimet hegjemoniste të…