HAMDI HYSUKA: PËRKUJDESJA GJITHSHQIPTARE, INSTITUCION TEJSHTETËROR, TEJFETAR DHE TEJPARTIAK

Tiranë, 22 prill 2018: Më 19 prill 2018 në Tiranë u mblodh grupi nismëtarë për përgatitjen e dokumentacionit të Shoqatës “Përkujdesja Gjithshqiptare”, si institucion kulturor kombëtar, legalizim dhe regjistrim në Gjykatë.


 

Morën pjesë:
– Gjokë Dabaj,
– Gani Krasniqi nga Malisheva,
– Xhevat Bislimi nga Vitia,
– Dilaver Goxhaj,
– Demir Rusi,
– Murat Cara (jurist),
– Ali Dedolli,
– Hamdi Hysuka
.
Z. Gjokë Dabaj, nismëtar i parë, lexoi para pjesëmarrësve Projekt-Statutin e Shoqatës “Përkujdesja Gjithshqiptare”, ku bëri të njohur qëllimin e hartimit të Statutit, organizimin dhe përhapjen e Shoqatës, financimin, si dhe dispozita të veçanta. U lexua dhe përbërja e kryesisë së “Përkujdesjes Gjithshqiptare”, me detyrat dhe të drejtat e saj.
Juristi Murat Cara foli për të sanksionuar juridikisht selinë qëndrore të “Përkujdesjes Gjithshqiptare” dhe ushtrimin e veprimtarisë sipas referencave ligjore. Sipas tij, kërkohet kontratë qerajeje, ose një vend takimi. Akt themelimi dhe statuti nënshkruhen nga anëtarët themelues.
“Përkujdesja Gjithshqiptare” është një institucion kulturor kombëtar, i cili merr përsipërpër për t’u përkujdesur për secilin shqiptar kudo që të ndodhet. Është tejshtetëror, tejfetar dhe tejpartiak. Përfshin brenda vetes të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet që ndodhen, cilësdo fe që i përkasin dhe në cilëndo parti apo shoqatë që bëjnë pjesë.

Grupi nismëtarë për përgatitjen e dokumentacionit të Shoqatës “Përkujdesja Gjithshqiptare”.

***

Lexoni Projekt-Statutin e Përkujdesjes Gjithshqiptare në formatin PDF:
PROJEKT – STATUTI I PËRKUJDESJES GJITHSHQIPTARE – Gjokë Dabaj
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/statuti%20i%20perkujdesjes%20gjithshqiptare.pdf

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura