Durrës, 27 shkurt 2021: Kur tradhtia, hajnia, rrenat dhe sidomos korrupsioni kapin jo vetëm politikën por edhe shoqërinë, atëhere është shumë zor dhe e vështirë që të dalë në dritë ndonjë gjë e mirë, dhe as që mund të ndërtohet dhe as që mund të funksionojë drejtësia e as shteti publik e republikan.
Një shoqëri e cila nuk lufton dhe nuk ndëshkon politikën dhe pushtetin e hajdutërisë, tradhtisë, krimit, të mashtrimeve dhe të korrupsionit atëhere vetë shoqëria është e kapur dhe e mbërthyer prej këtyre veseve.
Kur gjërat dhe të këqijat politike, demokratike, ligjore dhe ato shoqërore si krimi, vjedhja, abuzimi, droga, korrupsioni, pabesia, hipokrizia, dhe hajnia politike, institucionale dhe ato shoqërore përsëriten në mënyrë të vazhdueshme atëhere kemi të bëjmë me një shoqëri të sëmurë nga veset dhe me një shoqëri të pajtueshme e që bashkëjeton normalisht me to. Dhe prandaj një shoqëri e tillë dhe egoiste e ka të vështirë që të ndërtojë një drejtësi dhe një shtet ligjor e demokratik.
Një shoqëri që nuk ndëshkon padrejtësinë, mashtrimet, tradhtinë dhe korrupsionin ajo shoqëri vuan me meritë pasojat e tyre.
Kjo është gjëndja realisht në Shqipëri prej 100 vitesh shtet, ku gjërat e kanë shume të vështirë dhe deri tani të pamundur për të ndryshuar për nga përmirësimi dhe nga më e mira.
Por ndryshe është shoqëria dhe populli heroik shqiptar i Kosovës, i cili gjithmonë dhe vazhdimisht është shquar e dalluar se ai nuk pajtohet me të këqiat dhe me veset e politikës dhe prandaj edhe me 14 Shkurt 2021 e ndëshkoi elitën e keqe dhe të dëmshme politike, ashtu sikurse dhe mbi 100 vite kurrë populli i Kosovës nuk iu nënshtrua regjimit kolonialist barbar dhe genocidist serb derisa me qëndresë heroike e mbinjerëzore Kosova fitoi pavarësinë dhe shtetësinë e saj.
Postime të Lidhura
IBRAHIM KELMENDI: SI GËNJEU NË RUBIKON TË KTV’s – SPECIALISTI DHE ALTOPARLANTI I UDB’së, JUSUF BUXHOVI?!
Prishtinë, 11. 02. 2014 – Nuk prisja që pas kaq shumë viteve Jusuf Buxhovi, gazetar, shkrimtar, historian, themeluesi…
DILAVER GOXHAJ: KUR FJALA DHE PUSHKA BËHEN BASHKË
Tiranë, 13 janar 2018: Me rastin e 19 vjetorit të vënies në funksionim të agjensisë së lajmeve “Kosovapress”…
PROF.AGIM ZOGAJ: AKADEMIKËT SERBË DHE PËRGATITJA E LUFTËS NË KOSOVË (II)
Prishtinë, 2 gusht 2020: Peticioni kundër Kosovës Dobrica Qosiqi dhe rrethi i bashkëpunëtorëve të tij, në fillim të…
SHERADIN BERISHA: ALBIN KURTI I VV’së MBRËMË FOLI SI ISA MUSTAFA I LDK’së!!!
Pashtriku.org, 25 shtator 2018: Mbrëmë Albin Kurti i VV’së në Interaktiv të KTV’se, foli pikë për pikë sikur…