Durrës, 12 dhjetor 2019: Të lumtë Distria! Na bëre krenar çdo shqiptar, pasi sot triumfuat jo vetëm Ju dhe trajneri i madh Kuka, por triumfoi edhe kombi, edhe Kosova.
Kjo, pasi e Arta që stolise Kosovën është fitore jo vetëm sportive, por edhe politike, prestigji dhe imazhi kombëtar për Shtetin Kosovës, sepse Ju triumfuat në Kinë, në shtetin e madh i cili nuk e njeh akoma Shtetin e Kosovës, triumfuat në shtetin i cili mohon genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.
Vëndi i parë dhe e Arta që fituat Ju e detyroi Kinën që të njohë e të respektojë himnin dhe flamurin e Shtetit të Kosovës, flamur cili u valvit mbi atë të Rusisë në vend të tretë, e cila edhe ajo nuk e njeh Shtetin e Kosovës.
Sot sporti kosovar i xhudos solli një fitore të madhe për të gjith shqiptarët, dhe është si një sfidë e menjëhershme kundër asaj paturpësie që bëri Komisioni i Çmimit Nobel i cili ia dha atë çmim mbështetësit të regjimit kriminal e genocidist të Millosheviçit ashtu sikurse janë dhe mbajnë qëndrim antiKosovë edhe Kina e Rusia të cilat i mposhti krenaria jonë kombëtare, xhudistja Distria Krasniqi.
Kjo bën që të ndjehet krenar çdo shqiptar, dhe kjo shërben edhe si frymëzim, shëmbull e model kombëtarizmi edhe për politikën e pushtetarët shqiptarë
Postime të Lidhura
NJË SISTEM PSIKOEMOCIONAL …
Një sistem psikoemocional i larmishëm rrezikon reduktimin apo njësimin Nga Majlinda Sota Mullaj, Pashtriku 15 shkurt 2023 Provoni…
PETRIT BAJRAKTARI: PATURPËSIA E QEVERISË NDAJ TURPIT
(Drenas, 17. 04. 2012) – Institucionet ndërkombëtare por edhe ato vendase të sigurisë i dinë më emër e…
GJOKË DABAJ: UNË PO U LUTEM SHQIPTARËVET!
Durrës, 8 gusht 2020: Në këtë moshë që, dua apo s’dua unë, po shkoj drejt fundit, unë po…
DR.FADIL MALOKU: ASOCIACIONI QENKA MË SHTET SE REPUBLIKA SRBSKA!
Prishtië, 21 pürill 2018: Gjuriq, sot na paska qu selam… se; ASOCIACIONI (alias:Zajednica), do ketë kompetenca shumë më…