SHERADIN BERISHA: FADIL HYSAJ – “RUGOVA NUK NJEH KËSHILLË QË I VJEN NË GJUHËN SHQIPE”

Pashtriku, 21 janar 2020: Një veti specifike e Ibrahim Rugovës!
Regjisori i njohur Fadil Hysaj, bashkëpunëtori shumëvjeçarë i presidentit Ibrahim Rugova, në një intervistë dhënë revistës “Kombi“ (më 05. 08. 200, flet shumanshëm për politikbërjen e Rugovës dhe sensin e komunikimit me oborrtarët e tij.

Në pyetjen e gazetarit: “Kuluareve politike flitet se Rugova në fakt nuk ka këshilltarë të mirë dhe se as që di çfarë ndodh rreth tij. A mendoni se është e vërtetë kjo?”
Fadil Hysaj përgjigjet (citoj):
“Rugova nuk njeh këshillë që i vjen në gjuhën shqipe. Ai nuk njeh këshillë që i flitet në shqip. Është kjo një sindromë e çuditshme. Ai të njëjtën këshillë mbase mund të dëgjojë nga dikush i cili nuk i flet shqip, por shqip jo. Ai nuk ka sens, nuk ka nerv dhe nuk mund të të dëgjojë që t´ia thuash mendimin deri në fund nëse i flet shqip. Unë e kam këtë përvojë të komunikimit me të. Ai bëhet nervoz kur të dëgjon sepse i flet shqip. Në të njëjtën kohë e kam dëgjuar se kur t´i vijë një administrator i huaj dhe ky ka pasur durim që ta dëgjojë me orë të tëra, edhe pse nuk ka thënë asgjë, ka folur bosh. Ndërsa nga ana tjetër edhe sikur Robert Doll t´i fliste shqip, Rugova kurrë nuk do ta dëgjonte. Unë pandeh se këtu ekziston një kompleks historik. Ai nuk e beson se ekziston shqiptar në rruzull që do të dinte këtij t´i jepte këshilla. Sepse ai mendon se është i vetmi shqiptar që di. Por, për të qenë fatkeqësia më e madhe, ka edhe mjaft shqiptarë që mendojnë se ky është shqiptari që di ndërsa shqiptarët tjerë nuk dinë asgjë. Kjo do të thotë se ne jemi viktimë e një koncepti injorant në politikë, të një mazohizmi në këtë plan, sepse ne mendojmë se jemi të mjerë dhe dikush tjetër duhet të na lëkundë e të na rrisë si jetimë. Pra, është ky kompleksi i jetimit”. – përfundon citati. (Burimi: revista “Kombi”, Viti IV Nr. 29, datë 05. 08. 2000, faqe 30).

Ibrahim Rugova dhe Fadil Hysaj

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura