(Pashtriku.org, 24. 04. 2012) – Qeveria e Republikës së Kosovës karakterizohet më shumë me mosveprim se sa me veprim shtetëror. Kjo Qeveri i dëmton interesat nacionale të vendit tonë edhe kur vepron, edhe kur nuk vepron. Qeveria e jonë në të dyjat rastet është në shpërputhje me vullnetin dhe nevojat e qytetarëve. Qeveria e Kosovës ka prodhuar pasuri për qeveritarët dhe varfëri për qytetarët. Ka pakësuar sovranitetin e shtetit tonë, duke e rritur influecën e shtetit të Serbisë në territorin tonë. Një Qeveri e tillë mund të bëjë vetëm një gjë të mirë, dhe kjo e mirë është dorëheqja e mënjëhërshme.
Situata e përgjithshme në Kosovë në kohën e fundit është përkeqësur në çdo pikëpamje. Problemet e mëdha sociale dhe ekonomike shpesh po mbeten nën hijen e problemit të sigurisë. Veriu i vendit duke qenë i braktisur nga mekanizmat e shtetit tonë, është bërë objekt i agresionit të vazhdueshëm të strukturave shetërore të Serbisë. Vrasjet, plagosjet, arrestimet, rrahjet dhe shpërnguljet e shqiptarëve që jetojnë në veri janë pasojë e politikës se mbrapshtë të Qeverisë së Kosovës.
Prej 25 korrikut të vitit të kaluar, ku Qeveria e Kosovës ndërmorri një aksion të pavendosur dhe të pa plan në veri, strukturat paralele serbe vetëm sa janë përforcuar. Vrasja e Selver Haradinaj dhe plagosja e fëmijëve të tij nga një bombë e sofistikuar që ishte vendosur në banesën e tyre është tregues i rritjes së mobilizimit dhe aftësisë vrasëse të grupeve ilegale serbe. Shqiptarët në veri duke e parë rrezikun real që paraqesin grupet e ndryshme kriminale dhe terroriste serbe, po shpërngulen më të madhe nga pjesët e ndryshme të veriut.
Mënyra dhe qëllimi i vrasjes se Selver Haradinajt përbënë një akt të pastërt terrorist. Këtë e ka pranuar edhe Qeveria, e cila nuk ka vepruar ashtu siç veprojnë shtetet e ndryshme kur goditën nga aktet terroriste. Qeveria e Kosovës sjelljet i ka shumë të zakonshme përballë gjendjes se pazakonshme në veri. Pas kërkësave për siguri të qytetarëve që jetojnë në lagjën ku u vra Selveri, Ministria e Brendshme i dërgoi vetëm dy policë të zakonshëm, të cilët u përzunë nga serbet për pesë minuta. Kjo tallje vjen pas talljes që ia bëri Bajram Rexhepi qytetarëve të veriut, duke thënë se nuk ka arsyeje për frikë dhe ata që kanë frikë kanë nevojë për hajmali.
Dihet që moskontrollimi i kufirit me Serbinë nga mekanizmat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë ka bërë që strukturat e Serbisë të hyjnë në shtetin tonë dhe të operojnë pa probleme logjistike dhe të natyrave tjera. Qeveria e Kosovës mund të thotë se ka policë kosovarë në kufi me Serbinë, por nuk mund të thotë se ata po e mbrojnë si duhet shtetin dhe territorin tonë, ashtu siç i obligon Kushtetuta. Të gjithë jemi dëshmitarë me pamjet poshtëruese të dy policëve tanë që ishin kidnapuar nga xhandarmëria serbe brenda territorit tonë. Me këtë poshtrim nuk u ndien të poshtëruar vetëm qeveritarët që janë përgjegjës për këtë poshtërim.
Në negociatat politike Prishtinë – Beograd që po mbahen në Bruksel, na u është thënë se është arritur marrëveshja në formë konkluze me Serbinë për lëvizjen e lirë. Çfarë marrëveshje është kjo, kur po rriten arrestimet ndaj shqiptarëve që kalojnë kufirin me Serbinë. Për më tepër, qytetarët tanë që kalojnë kufirin serbë po maltretohen me pritjet e gjata që po i shkaktojnë institucionet kufitare të Serbisë. Të gjitha marrëveshjet që janë bërë me Serbinë vetëm i mundësojnë këtij shteti armik që të ia nxijë jetën qytetarëve tanë në forma të ndryshme.
Cenimi i sovranitetit dhe territorialitetit të Kosovës nga Serbia bëhet edhe me mbjatjen e zgjedhjeve elektorale të Serbisë. Në veri të vendit me lehtësi po hyjnë zyrtar të lartë serbë, të cilët në fushata elektorale, po bajnë fjalime hegjemoniste dhe ultranacionaliste. Edhe ndaj kësaj shkelje Qeveria e Kosovës është tërësisht indiferente. Qeveria duke fajësuar KFOR-in dhe EULEX-in për dështimet e saja, po harron që këta mekanizma ndërkombëtar nuk e njohin pavarësinë e shtetit tonë e rrjedhimisht nuk e ndihmojnë as forcimin e saj.
Maksimumi i Qeverisë së Kosovës karrshi veprimeve terroriste të Serbisë kundër Kosovës, është vetëm kundërshtimi deklarativ. Qeveritarët dhe deputetët e koalicionit qeveritar mjaftohen vetëm duke e dënuar me retorikë Serbinë për atë që po e bënë në Kosovë. Fjalori i qeveritarëve tanë është i njëjtë me fjalorin e ndërkombëtarëve kur flasin për Kosovën. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në lidhje me situatën në veri, që u mbajt javën e kaluar, qëveritarët duke mos pasur se çka të raportojnë, flisnin tamam me gjuhen e organizatave joveqeritare.
Jetëgjatësia e Qeverisë së Kosovës është jetëgjatësi e planeve dhe veprimeve serbe kundër shqiptarëve në përgjithësi. Ndaj kësaj qëverie nuk duhet të kërkohet më asgjë, ngase edhe kur bënë diçka e dëmton Kosovën. Krejt çka duhet të kërkojmë nga kjo Qeveri tani e tutje është dorëheqja e mënjëhershme e saj.
Postime të Lidhura
VENDOSMËRIA E EDI RAMËS PËR “BALLKANIN E HAPUR” DHE ARMATOSJA E SERBISË NGA RUSIA DHE KINA!
VENDOSMËRIA E EDI RAMËS PËR “BALLKANIN E HAPUR” DHE ARMATOSJA E SERBISË NGA RUSIA DHE KINA! Nga Sheradin…
NEHAT MUSTAFA: MADHËSHTIA E NJËSITIT ‘MËRGIMI’
Pashtriku.org, 7 maj 2017: Më 5 maj 2017, në ditën kur u shfaq premiera e dokumentarit “Buka e…
MONIKA SHOSHORI STAFA: KASTA E NEVERITSHME E MASHTRIMIT TE MADH!
Tiranë, 09. 02. 2016: Teoria e tribadizmit, sipas së cilës, lufta politike në Shqipëri është shkaktuar dhe ushqyer…
KUDUSI LAMA: UÇK-ja, RAPORTI I DICK MARTIT DHE GJYKATA SPECIALE (VII)
Pashtriku, 17 gusht 2020: Raporti i Dick Martyt i nisur si punë e thjeshtë ka sjellë një ndërlikim…