XHEVAT BISLIMI: PROPAGANDA E SOJIT TË SURROJVE ME KOMANDANTËT E IMAGJINUAR KUNDËR LUFTËS SË UÇK’së DHE KOMBIT SHQIPTAR

Prishtinë, 13. 03. 2016: Ka dy javë që KTV-ja dhe “Koha Ditore” e surrojve dhe e sojit të tyre me të kaluar jugokosovare dhe kolaboracioniste i kanë (ri)ndezur motorat dhe po bëjnë propagandë të furishme kundër luftës së LPK-UÇK-së dhe të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës!! Ringjallja e kësaj propagande të shëmtuar kundër përpjekjeve titanike dhe kundër luftës për liri (ri)nisi fill pas zgjedhjes së Hashim Thaçit (ashtu si u zgjodhë, për faqe të zezë…)!
Sebeb për këtë u bë Rexhep Selimi, i cili i tha Hashimit se ” të dua për kryetar Kosove aq sa të do Familja Jashari”, etj. Menjëherë, pa një, pa dy, reagoi Ramiz Lladrovci, i cili “dëshmoi” se Rexhep Selimi nuk paska qenë i dëshiruar dhe mik i Adem Jasharit! Ndaj Ramizit reagoi Rexha dhe pas kësaj hyri në “polemikë” edhe Gani Geci, të cilit KTV-ja ia kushtoi më shumë se gjysmë ore pranë oxhakut!! Kaq mjaftoi që KTV-ja dhe gazeta “Koha Ditore” këtë polemikë t’ia prezantonin opinionit si një “luftë midis komandantëve të UÇK-së”!! Kaq mjaftoi që KTV-ja dhe “Koha Ditore” të rinisnin ose të vazhdonin me furi propagandën e tyre kundër përpjekjeve dhe luftës së UÇK-së e të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës, duke “dëshmuar” se kjo ishte një luftë për përfitime e hesape të grupeve të caktuara, por jo për lirinë e Kosovës!!

Prandaj, Lufta e LPK-UÇK-së dhe e kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës do të duhej të mbrohej me ligj, sepse në Kosovë ka akoma individë, familje dhe grupe të lidhura me të kaluarën e errët, me pushtuesit dhe forcat e tyre terroriste që mbillnin vdekjen kudo në Kosovë…
Këtu më poshtë po jap edhe komentin e sotëm të gazetës surrojane, “Koha Ditore” me titull: ‘Lufta mes komandantëve’, për t’u bindur sa spekulative dhe e pabazuar është kjo propagandë shoviniste ndaj UÇK-së dhe luftës së popullit shqiptar për liri!! Dihet sakt, nuk është më fshehtësi, se kush ishin komandantë zonash të UÇK-së:
– Për Zonën e Drenicës ishte Sylejman Selimi dhe më vonë, pasi ky u emrua Komandant i Pergjithshem i UÇK-së në vend të Azem Sylës, Sami Lushtaku.
– Komandant i Zonës së Dukagjinit ishte Ramush Haradinaj.
– Komandant i Zonës së Pashtrikut ishte Heroi i Kombit, Tahir Sinani.
– Komandant i Zonës së Shalës ishte Rrahman Rama, sot Komandant i FSK-së.
– Komandant i Zonës së Nerodimes ishte Shukri Buja dhe
– Komandnat i Zonës së Karadakut ishte Ahmet Isufi.

Ka patur edhe komandnatë brigadash, bataljonesh e togjesh. Asnjëri nga këta nuk është përfshirë në “luftën e imagjnuar midis komandantëve të KTV-së dhe Kohës Ditore të surrojve dhe të sojit të tyre!! Rexhep Selimi ka qenë njëri nga themeltarët, shtyllat dhe krerët kryesor të UÇK-së, por nuk ishte komandant, siç po e prezantojnë soji i surrojve!!
Ramiz Lladroci nuk ka qenë komandant (ishte pjesë e krahut politik të UÇK-së…). Ndërsa, kush ishte Gani Geci dihet. E ka thënë sa e sa herë edhe vetë! Atëherë, nga na doli kjo “luftë mes komandantësh të UÇK-së”?! FAMILJA Jashari dhe Komandanti Legjendar, Adem Jashari, e kanë përmbushur detyrimin e tyre ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar në mënyrën më shembullore të mundshme (si askush tjetër), prandaj kombi shqiptar ka vetëm një detyrim ndaj tyre: Të përulet me përkushtim të thellë para jetës, veprës, qëndresës, heroizmit, luftës, rënies dhe flijimit të tyre, si dhe të ulë kokën, të mbyll gojën e të mendoj dhe të punojë natë e ditë për përmbushjen e POROSISË (amanetit) të tyre për çlirimin dhe (ri)bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë!
Unë e kuptoj mllefin, inatin dhe urrejtjen që ka kjo shtresë jugokosovarësh edhe sot ndaj LPK-UÇK-së dhe përpjekjeve e luftës së popullit shqiptar për liri e (ri)bashkim kombëtar, por të bëhet një propagandë kaq shoviniste, kaq spekulative, kaq antishqiptare dhe kaq e paturpshme është e pafalshme për një medie apo shtëpi botuese që pretendon se njeh dhe respekton etikën e gazetarisë! Propaganda e këtillë ka edhe nuanca fashiste (gebelsiane): fol, fol…, shkruaj, shkruaj… e thuaj, thuaj… se mbetet diçka! Turp!
Në fund të fundit Kosova kontrollohej qind për qind nga Serbia pushtuese dhe bashkëpunëtorët e saj. Ndërsa LDK-ja (parti politike legale(!) në kohën e pushtimit të egër dhe të luftës!!) jo që nuk angazhohej dhe nuk vepronte kundër Serbisë pushtuese dhe terrorit të saj, por ishte aktive (sikur edhe surrojtë dhe soji i tyre) kundër çfarëdo përpjekjeje dhe veprimtarie çlirimtare-kundër Serbisë!! Në këto kushte dhe rrethana LPK-ja themeloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (krahun e saj të armatosur) dhe u përballë me makinerinë terroriste ushtarake e policore të Serbisë fashiste…
Edhe armata si ato amerikane kanë bërë dhe po bëjnë më shumë “gabime” se që ka bërë UÇK-ja e themeluar dhe e drejtuar nga LPK-ja, deri në kohën që u bë puçi me krijimin e një “drejtorie politike”!! Merreni luftën e Vietnamit, të Koresë, të Irakut, të Sirisë, të Libisë, të Jemenit (të gjitha pas Luftës së Dytë Botërore!) e shumë luftëra tjera që rezultuan me gabime, viktima civile, krime, dështime, humbje, shkatërrime të pallogaritshme… Ndërsa, i vetmi “krim” i LPK-UÇK-së dhe i luftës çlirimtare të kombit shqiptar është ÇLIRIMI i Kosovës nga Serbia!! Dhe, këtë “krim” nuk po ia falin lakejtë dhe bashkëpunëtorët e djeshëm e të sotëm të Serbisë, miqtë dhe mbështetësit e Serbisë (Rusia dhe aleatët e saj…)! Por, këtë e kemi ditur edhe atëherë, e dimë edhe sot e do ta dimë gjithmonë derisa sa Kosova të pavarësohet plotësisht nga Serbia dhe të ribashkohet me TRUNGUN e saj. Pra, asgje e re për ne shqiptarët…
Xhevat BISLIMI
(Autori është magjistër i diplomacisë, gazetar e publicist… Ka qenë njëri nga drejtuesit e LPK-UÇK-së, përfqësues politik i UÇK-së në Francë, anëtar i Këshillit Qendror të Fondit “Vendlindja Thërret”… Deputet në Kuvendin e Kosoës, etj.)
****
KY ËSHTË SHKRIMI I SOTËM I KOHËS DITORE!
Lufta e Komandantëve

Ish-komandantë të UÇK-së ka disa ditë që kanë kthyer “tytat” kundër njëri-tjetrit duke shkëmbyer akuza për vrasje, sabotim, tradhti e pabesi gjatë luftës së fundit. Në diskursin dhe polemikat e tyre kanë futur edhe Adem Jasharin dhe familjen e tij.
Megjithëse emri i tyre po përdoret, familja Jashari ka zgjedhur të heshtë. Por me rastin e Epopesë së UÇK-së ata kanë shprehur keqardhje që 17 vjet pas luftës Kosovës po i hapen plagë të panevojshme. Sebep për rikthimin e debatit për luftën u bë zgjedhja e ish-drejtuesit të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçi, në krye të Presidencës së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Protagonistë dhe njohës të rrethanave të funksionimit të UÇK-së kanë thënë se akuzat e fundit dëshmojnë që “motivet e komandantëve nuk ishin idealet për liri dhe pavarësi, por interesat personale”.
Ish-pjesëtarët e UÇK-së, Ramiz Lladrovci, Rexhep Selimi, Gani Geci, janë futur në një luftë virtuale për të bëmat e tyre gjatë periudhës së luftës. Njëri-tjetrin kanë akuzuar për tradhti e vendosje kurthesh, me qëllimin që disa luftëtarë t’i eliminojnë edhe fizikisht. Gjithçka rrodhi n
ga Kuvendi i Kosovës, në seancën ku Hashim Thaçi u votua për president… (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura