SPIRO BUTKA: HALIT COKA – TRIMI KUKSIAN QË U PËRJETËSUA NË ALTARIN E LIRISË

Tiranë 03.04.2014 (Homazh historik kushtuar dëshmorit Halit Coka, në 15 vjetorin e rënjes së tij 3 Prill 1999 – 3 Prill 2014) – Mijëvjeçari i njëzetë e mbylli siparin e vet me ndryshime të mëdha politike, ku më tepër se kurrë spikasin, shpërbërja e perandorisë Sovjetike në disa shtete Sllave, bashkimi i kombit Gjerman në një shtet të vetëm dhe shkatërrimi i Jugosllavisë Federative, nëpërmjet disa luftrave mizore të një pasnjëshme brenda gjinisë improvizuese të vllazërimit Serbo-Sllav. Ndarja luftarake midis kësaj bashkësie mbretërore e socialiste të sajuar pas dy luftrave Botërore nga Europianët, nisi me Slloveninë, vazhdoi me Kroacinë dhe nga pas u ndoq nga Bosnje-Hercegovina, populli i së cilës në luftë e sipër për liri e pavarësi, e pagoi shtrenjtë shkëputjen përfundimtare nga Beogradi, me jetën e 250 mijë viktimave të pafajshme njerëzore. Konferenca e Dejtonit, miratoi aspiratat e popujve, duke lënë përsëri peng Kosovën Shqiptare, brenda kufijve të Serbo-sllavisë të improvizuar përsëri nga vetë filiolët kontinental. Duke shpalosur vendim marrjet e asaj konference para gazetarëve e medieve vizive, përfaqësuesi Amerikan deklaroi “se Kosova nuk ishte faktor”. Përgjigje plotësisht e bindshme e me arsyetime të bazuara. Popujt që derdhën gjak e fituan lirinë, ndërsa në Kosovë gandizmi vazhdonte të propagandonte rrugën paqësore, si e vetmja zgjidhje, fenomen ky që provoi të kundërtën, duke i lënë Shqiptarët përsëri nën vargojt e hekurt të Serbisë.
Koha eci në vazhdimësinë e vet dhe Shqiptarët e Kosovës Shqiptare, nisën të lëvizin në kërkim të zgjidhjes përfundimtare. Sinjalet e para të kushtrimit luftarak i dha Adem Jashari në Prekazin heroik pas viteve 90-të. Në Nëntor të vitit 1993 formohet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës. Hap pas hapi UÇK-ës u forcua dhe në Nëntor të vitit 1997, u shfaqë e uniformuar, fillimisht në Drenicë e më pas në gjithë teritorin e asaj treve etnike Shqiptare. Beogradi duke e ndjerë veten ngushtë para këtyre demonstrimeve luftarake, nisi sulmet kundër luftëtarve çlirimtar dhe më tepër kundër popullit të pa mbrojtur. Fillimisht në Drenicë në Prekazin Luftarak, ku baza kryesore ishte dhe mbeti Kulla e Jasharajve Legjendar. Qëndresa heroike e asaj familje legjendare për tre ditë rresht në 5,6 dhe 7 Mars 1998, përballë 5 mijë forcave ushtarake, policore e paramilitare të ushtrisë Serbe të blinduar e motorizuar deri në dhembë, ishte dhe do të mbetet në histori, si një nga betejat morale, politike e ushtarake me rëndësi të madhe historike, jo vetëm për popullin tonë, por dhe për krejt popujt tjerë të mbarë botë që aspirojnë e luftojnë për liri e pavarësi.

Dëshmori i Kombit, Halit Coka (21 korrik 1974 – 3 Prill 1999)

 Përjetësimi i Jasharajve Legjendarë familjarisht në altarin e lirisë në Mars të vitit 1998, u pasua me zhvillime të vrullshme politike të brëndëshme e të jashtme në trojet etnike të banuar nga Shqiptarët dhe në krejt botën demokratike. UÇK-ës gjatë këtyre zhvillimeve me përmasa e dimensione historike, u ristrukturua plotësisht nga luftëtari si element fillestar, deri lartë në udhëheqje, drejtim e komandim në Shtabin e Përgjithsëm të sajë, duke marrë formën e e duhur të një ushtrie të re e moderne, formim ky që u konkretizua jo vetëm me ndërtimin e ri strukturor të kohës së vet, por ajo u kompletua plotësisht me legjislacionin dhe kodin disiplinor të asaj lufte, në përputhje të plotë me kërkesat e konventave të ndryshme ndërkombëtare. Rradhët e asaj ushtrie çlirimtare, gjatë vitit 1998 e sidomos në fillimet vitit 1999, u shtuan së tepërmi me luftëtar vullnetar të ardhur nga krejt Europa, mërgimtarë Shqiptarë të nisur nga SHBA-ës dhe Australinë e largët në hemisferën Jugor të këtij rruzulli tokësor. Gjatë këtyre zhvillimeve transformuese në strukturë e legjislacion të UÇK-ës, në rradhët e sajë erdhën e u rreshtuan gradualisht 186 luftëtar nga qytete e rrethe të ndryshëm nga Shqipëria amë, pjesë e sëcilës u bë dhe një nga herojtë që përkujtojmë sot, trimi nga Kuksi atdhetar e patriotik Halit Riza Coka.
Dëshmori i Kombit, që na ka bashkuar sot, në ditën e rënjes së tij në altarin e lirisë, lindi në fshatin Arrën të Kuksit në 21 korrik 1974, në gjirin e familjes punëtore e atdhetare të Riza Cokës, i cili duke u bërë shembulli kryesor frymëzimi dhe edukimi për dy djemt e tij, gjatë ndërtimit të veprave të mëdha të hidrocentraleve mbi lumin Drin, ndikoi pozitivisht me qëndrimet e vprimet e tijë në formimin e djemëve me veti të rralla patriotike. Shkollën fillore, tetëvjeçare dhe atë të mesme agro-teknike Haliti i kreu në Shkodër, qytetin e luftëtarit patriotit të pavarësisë Luigj Gurakuqi dhe të pesë herojve të Vigut, që e pritën krahë hapur në hyrje të qytetit. Studjoi së tepërmi, por më shumë se kurrë ju përkushtua historikut të Kombit Shqiptar, përkatësisht luftës të përbashkët të gjith Shqiptarve, për të ndërtuar një shtet të vetëm Shqiptar. Ky ishte dhe mbeti ideali i Halitit patriot e atdhetar deri në pragun e luftës të Kosovës. Ai nuk erdhi vetëm në Kosovën e martirizuar nga Serbët nacionalist të Beogradit. Në atë luftë çlirimtare, ai u rreshtua bashkë Ymerin e Samin, dy kushërinjtë e tij afërm, të cilët gjithashtu si Haliti erdhën dhe u inkuadruan në rradhët e shumta të UÇK-ës, në Brigadën 134 “Bedri Shala”, të Zonës Operative të Dukagjinit. Edhe pse i ndarë nga vëllezrit e tij Shqiptar të Kosovës, u edukua dhe u brumos me ndjenjat e shenjta e fisnike të luftës për liri e pavarsi kombëtare, brënda gjirit të një populli të vetëm, të një kombi të ndarë e të coptuar, atij Shqiptar.
Nisur nga këto ndikime atdhetare të trashëguara brez pas brezi, Halit Riza Coka edhe pse i mërguar e larg mëmëdheut, e ndjeu shpirtërisht, se puna duhej nderprerë para asaj detyre madhështore kombëtare. Pa asnjë mëdyshje, u nis bashkë me të dy kushërinjtë e tij Ymerin e Samin në luftë për çlirimin e Kosovës, duke u bërë pjesë e pandarë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të asaj ushtrie, që me veprimet e sajë i tregoi Evropës dhe mbarë botës, se nuk mund të luhet më me fatin e Shqiptarve. Haliti u ndalë pak në Vlanë, sa për të marrë pak ajër të pastër e fuqi si Anteu nga toka Amë dhe në 18 Janar u mobilizu si pjesë e asaj ushtrie çlirimtare. Lufta eci në rrjedhat e veta dhe në 24 Shkurt 1999, Halit Coka rradhitet në përbërje të Brigadës 134 ”Bedri Shala”. Nisur nga pamja e jashtme fisnike e rinore e tijë, drejtues të luftës e pyetën “se a kish marrë leje nga prindërit për të ardhë në luftën e Kosovës”. Trimi i përgjigjet trimave burrërisht se “Prej kujt merni leje ju në Kosovë, për të luftuar kundër Shkjaut”. Ndjenja e lartë e përgjegjësisë e luftëtarit patriot e atdhetar Halit Coka, ishte dhe u bë pjesë e pa ndarë ndërgjegjes kombëtare në tërësinë e veprimtarisë luftarake të tijë, që nga momenti i nisjes për në Kosovë e deri në momentet e fundit të jetës së tij.
Rajoni ku vepronte Brigada 134 “Bedri Shala”, ishte një nga vatrat më kryesore të rezistencës të Zonës Operative të Dukagjinit, sepse nga mbajtja dhe qëndrushmëria e atij rajoni, sigurohej jo vetëm mbrojtja e popullatës Shqiptare, nga sulmet e mundshme të Ushtrisë Federative të Serbo-Sllavisë së re, por për më tepër se kurrë, luftëtarët e asaj njësie luftarake të UÇK-ës, me qëndresën e tyre heroike, krijonin kushte të favorshme, për të ndërmarrë sulme të befasishme e të suksesëshmme, duke zotëruar inisiativën kundër armikut pushtues. Trimi i fisit të Cokajve atdhetar, duke vepruar në përbërje të Brigadës 134 “Bedri Shala”, kreu e realizoi një seri detyrash luftarake, guerile e frontale, si drejtues i grupit special “Kobra”, në rrafshin e Dukagjinit, në Smolicë, Rekë të Keqe, Strelcë e në Ratishë të Epërme. Puna në veprim e drejtim e tij konsistoi, në ndërtimin vijave pozicionale dhe fortifikimin e tyre, duke sistemuar qëndra rezistuese për të ndalur e thyer sulmet e mundshme të ushtrisë Serbo-Sllave. Gjatë punimeve në njërën nga këto nyje të qëndrushme, një i moshuar e lavdëron për realizimin detyrës, duke i bërë vërejtje lidhur me mundsinë për tërheqje. Halit Coka dhe pse ende nuk i kishin djerësitur mirë mustaqet, u tregua më se i matur dhe pa e prekur në sedër të moshuarin i tha, “Axhë, nuk kam ardhur në Kosovë për tu tërhequr, por për të luftuar deri në fund për çlirimin e sajë”.
Duke vazhduar më tej luftimet, si të parët e vet në lashtësi, pushka e tij sokëlliu në Ratishë, sepse atij i buçiti oshëtima e të rënve të tjerë, të cilët lëshuan kushtrimin, se Shqiptarët nuk mund të jetojnë të ndarë. Lufta ndezi gjakrat dhe gjaku i Shqiptarit nisi të derdhet si lumë në çdo ditë luftimi në Ratishën tërësisht Shqiptare. Gjaku që u derdh, ngriti peshë Halitin, trimin e Cokajve heroike. Në Ratishë Halit Cika i tregoi Serbo-Sllavëve dhe filiolëve të tyre, se Ratisha e Kosovës dhe trojet etnike, kanë qënë e do të mbeten në jetë të jetëve toka Shqiptare, toka të të atyre që u lindën, u rritën dhe derdhën gjak. Lufta në Ratishë u ashpërsua së tepërmi, por Halit Coka nuk e ndali zjarrin e armës së tij, por së bashku me Ymerin, Samin e vëllezrit e tjerë Shqiptar të Kosovës, qëndruan si shkëmb graniti, duke i thënë armikut jo vetëm ndal, por kthehuni andej nga keni ardhur, se këtu i thonë Shqipëri.

Luftoi heroikisht për çdo pëllëmbë tokë të Atdheut dhe i tillë ngeli në histori. Me dëshirën shenjtë atdhetare e patriotike, për të çliruar tokën e lashtë Dardane, luftoi deri në pikën e fundit të gjakut, duke qëndruar si të gjithë trimat tjerë të popullit heroik Shqiptar. Në këto zhvillime e sipër në 3 Prill 1999, një plumb e mori në ballë. Ra heroikisht në Ratishën ku u betua se nuk do të tërhiqej, për të mbetur i gjallë në historinë e kombit Shqiptar. Luftoi si luan dhe ra si trim, se nuk deshi kufij imagjinar brënda Shqipërisë me Shqiptar. Gjaku që derdhi bashkë me 20017 dëshmorët e tjerë të asaj lufte madhore, i tregun Beogradit, se kufijtë midis Shqiptarve dhe Serbve, janë atje ku historia i ka piketuar vetë ajo dhe jo sipas orekseve nacionaliste Serbo-Sllave. Ai ra në fushën e luftës, por vepra e tij do të mbetet e gjallë në histori si vetë Haliti, i cili kur u nis në luftë për çlirimin e Kosovës, u tha prindërve, se “ Ja kthehem fitimtar, ja nuk vij i gjallë”. Dhe ndodhi ashtu si premtoi vetë heroi. U kthye fitimtar, por me veçori, se ai ndodhet këtu midis nesh, jo vetëm sot, por përjetësisht, këtu në qëndër të Shqipërisë në Tiranën ku ai forcoi më tej bindjet e tijë se liria fitohet me gjak dhe pikërisht me gjakun e tij u çlirua Kosova, si pjesë e pa tjetërsueshme e Shqipërisë dhe Shqiptarve Ilirian.
Duke përkujtuar sot rënien heroike të Halit Cokës, ne përkujtojmë me një nderim të veçantë 71 legjendarët e tjerë të kësaj pjese të Shqipërisë, që ranë në fushat e betejave anë e kënd trojeve etnike të atdheut tonë të dashur Shqiptar. Ne jemi e do tu mbetemi besnik deri në vdekje idealeve të shenjta të tyre. Në vazhdim të rrugës së nisur nga ata, ne nuk mund të na ndal asnjeri. Në krahun tonë është dhe qëndronë populli dhe shteti demokrat Amerikan. Evropianët e prapambetur Serbofil, nuk po na kuptojnë, sepse në thellësi të shpirtit të tyre nuk ekziston vullneti i duhur dhe i dëshiruar, për të pranuar fajësinë e krimit politik që kanë kryer ndaj popullit e kombit Shqiptar, duke e ndarë dhe coptuar qëllimisht në pesë pjesë. Në këtë ditë të shenjtë të përkujtimit të trimit Halit Coka, ne përulemi me një nderim të veçantë para gjithë dëshmorve legjendar të UÇK-ës, atyre të UÇPMB-it dhe gjithë dëshmorve të UÇK-re të rënë në trojet etnike të Shqipërisë Lindore, të pushtuar nga bullgarofolësit Sllav të vetquajtur Maqedonas. Dhe jo vetëm para këtyre trimave sy shqiponjë, por të gjithë të rënëve të tjerë në të gjithë Botën, duke filluar që nga Amerika e largët, Anglia, Gjermania, Franca, Italia, Turqia e vendet e tjera nëpër Botë, deri tek ata të ditëve të sotme, që po bien fli për ndërtimin e demokracive të reja në Azinë qëndrore, të ngelur pas në rrjedhat e historisë njerzore.
Duke përfunduar këtë përshëndetje në përkujtim të trimit Halit Coka, u premtojmë gjithë dëshmorve atje ku prehen dhe nëpërmjet tyre edhe Legjendarit Historik Adem Jashari e shokëve të tij, se do të luftojmë jo vetëm kundër armiqve, por dhe tradhëtarve të lidhur përjetësisht me Beogradin, agjentëve të U.D.B.-ës, të K.O.S.-it, përtë çuar deri në fund amanetin e tyre, për bashkimin e krejt kombit Shqiptar si një shtet i vetëm e unikal Shqiptar dhe vetëm Shqiptar.
– Lavdi veprës të heroit të Kombit Shqiptar Halit Coka!
– Lavdi veprës të pavdekëshme të dëshmorëve të luftës të UÇK-ës!
– Rroftë Shqipëria natyrale, populli dhe Kombi heroik Shqiptar!
– Autori është Ish zv/komandant i operacionit “Shigjeta” në luftën e UÇK’ës në Pashtrik. Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK’ës – Tiranë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura