MR.SALIH SALIHU: NË PËRKUJTIM TË ATDHETARIT TË DEVOTSHËM AGRON RRAHMANI

Pashtriku.org, 19. 06. 2012 – (Me rastin e 14 vjetorit të kalimit në përjetësi, të rënjes heroike në përballje me forcat çetnike të Shkinisë në Lagjen e Muhagjerëve – në Prishtinën Pellazgo-Iliro-Shqiptare, të Agron Muharrem Rrahmanit – Naserit) – Sa herë që vie data 12 maj në kokat, në mëndjet dhe në veshët tanë, vinë krismat e rafaleve të automatikut dhe të bombave që po hudheshin nga zemra e çelikosur dhe e brymosur me idealin e lirisë dhe Bashkimit Kombëtar. Ishin këto krismat e atdhetarit, revolucionarit, strategut, ushtarakut e komandantit Agron Rrahmanit, i cili po luftonte pa u trembur, ballë për ballë me bandat e hordhitë barbare çetnike – të ushtarakëve të ashtuquajtur Shërbimi Kundër Informamativ Jugosllav, në qendrën Pellazgo-Iliro-Shqiptare, në Lagjën që atëbotë quhej Lagjja e Muhaxherëve. Pikërisht aty ia bëri forca e armatës jugosllave në agun e 12 majit 1998, duke lënë disa kërma të ngordhura, të KOSit, atdhetari, trimi dhe guximtari i popullit shqiptarë Agron Muharrem Rrahmani, i cili u lind me 20 prill të vitit 1971, në fshatin Ballsh, të Besianës.
Agroni rrjedhë nga një familje e njohur bujare mikëpritëse, arsimdashëse dhe atdhetare, nga fshati i Ramë Vllasës, Murat Xhakës, të cilët kurrë s’e ndalën pushkën, as pendën, kundër çdo pushtuesi që i shkeli këto troje.


Agron Muharrem Rrahmani – Naseri 1971-1998.

__________________________________

Prindëritë e Agronit, Muharremi e Sofia, kujdes të veçantë i kushtuan edukimit në frymën atdhetare dhe arsimore, të fëmijëve të tyre.
Agroni mësimet e para i mori në shkollën fillore të Ballshit dhe të Laberionit, ndërsa të mesmën në shkollën e mesme teknike “Fan S. Noli, në Besianë, aty ku u brymosën dhe u çelikosën shumë gjenerata revoluconarësh dhe atdhetarësh.
Elementet e para të atdhetarizmit i mori nga edukata familjare dhe qysh në vitin 1981 kur ndodhi Revolucioni i Madh Gjithëkombëtarë Shqiptarë, kur kishte vetëm 10 pranvera, kishte vrejtur që në truallin Pellazgo – Iliro – Shqiptarë, kishte ndodhur diçka e madhe dhe më kthim mbrapa nuk kishte, ishte tundur themeli i krijesës artificiale të ashtuquajtur Jugosllavi dhe se Shqiptaria po marshon drejtë pjesës së diellit që i takon.
Në vitin 1989, Agroni ishte në kreun udhëheqës të demostratave, të cilat po zhvilloheshin me moton, ose me nderë e dinjitet shqiptarë, ose vdekje për liri. Ishin këto çaste vendimtare, atëherë kur krijesa artificiale – e sëmura e Ballkanit po hudhte shqelmat e fundit, bashkë me disa shqipfolës dhe lakej të saj, para se të ngordhte.
Vërtet kush ishte Agron Rrahmani
Agron Muhrrem Rrahmani, ishte atdhetarë, revolucionar, largëpamës, komandant, strateg, ushtarak dhe vizionar. Me darë – çekan dhe thikë ndërtonte komplet revolën. Nëse dikush i është ofruar, ose ka qenë njeri pa të meta, ai ka qenë Agron Rrahmani.
Agron Rrahmani ka qenë ai që bashkë me Salih Salihun dhe Mustafë Llapashticën ka shtypur tërë natën Kumunikatën, në 500 kopje ku informohej opinioni shqiptarë, se është krijuar Ushtria Liruese Bashkuese Shqiptare, me 5 prill të vitit 1991 dhe i bëhej thirrje popullit shqiptarë që më asnjë djalë shqiptari të mos shkojë në ushtrinë Jugosllave. Kjo Komunikatë është shpërndarë në të gjitha trojet shqiptare.
Në Komandën e Ushtrisë Liruese Bashkuese Shqiptare, Agron Rrahmani ishte Zëvendës Komandant, aty ishin edhe Refik Shala, Nazmi Ajeti-Musteqja, Salih Salihu-Fisniku, Mustafë Llapashtica-Driton, H. Gjata, Premton Sh. Gjata – Kaqaku, Ferki Aliu-Fërra i Vicianumit, Qerim Kelmendi-Dema i Pejës, Zahir Pajaziti, Besnik Rastelica, Hakif Zejnullhu, Ilir Konushefci, Avdi Gjata, Mehë Uka – i Shalës, Ibush Llapashtica, Qamërie Shala, Valbonë Shala, Ali Rama, Jahir Gashi, Enver Osmani, Sejdi Veseli, Rrahman Bahtiri, Ramize Abdullahu-Drita, Flora Maloku-Rrahmani, Islam Bekolli, Melihate Ajvazi, Mehmet Visoka, Beqir Beqiri, Nysret Ahmeti, Qelë Gashi, Sadik Jashari, nga Medea – nip i Veli Dedit – hero i Spanjës, Francës dhe i Shqipërisë Enver Sylejmni, Lulëzim Namni-Turboja, Sabri Aliu, Rexhep Salihu-Shigjeta, Lutfi Salihu-Shpata Bajrush Behrami, Feti Aliu, Ramadan Rrustemi, Mr. Halil Alidema, Dr.Limon Rushiti, Gani Krasniqi i Malishevës, Dr. Shefki Sejdiu, Mulla Ramë Govori, Jonuz Zeneli, Emin Krasniqi i Dardanës etj.
Agron Rrahmani, ka qenë Komandant i Njësive Guerile në nivel të Kosovës dhe me 8 nëntorë të vitit 1992, është zgjedhur nga Shtabi Supremi ULBSH në Prishtinë. Ishte njëri ndër organizatorët e ushtrimeve ushtarak në Llap dhe në Shqipëri, në maj të vitit 1991 i cili kishte caktuar 11 baza ushtarake njëra ndër to ka qenë edhe shtëpia e Agron Rrahmanit.

____________________________

Bazë e parë ku është vendosur për ushtrime ushtarake ka qenë shtëpia e Enver Osmanit dhëndërr i Qerim dhe Zahir Pajazitit, bashkëfshatarë i Agron Rrahmanit në Ballsh. Në këto ushtrime kanë marrë pjesë 30 deri në 50 ushtarë, në mesin e të cilëve Agroni, Zahiri, Besniku, Mustafa, Salihu, Refiku, Tafil Rrahmani vëllai i Agronit, Lulëzimi, Enveri, Selim Osmani, Nezir Osmani, Avdi Gjata, Hysen Fazliu, Naim Kadriu, Ibush Llapashtica, Hysen Maqastena, Islam Bekolli, Melihate Ajvazi, Ramadan Rrustemi, Ilir Shala, Rafet Shala, Kadri Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Qamërie Shala, Faik Ajeti, Qelë Gashi etj.
Agron Rrahmani, arrestohet në mars-prill të vitit 1990, dhe dënohet me dy muaj vuajtje dënimi, gjatë hetuesisë UDBashët e maltretojnë aq shumë sa ia thyejnë tri brinjë, por ai qëndronte i pa epur. Kjo jo vetëm që nuk e thyen Agronin, as nuk i ja ndërron mëndjen, por, kjo vetëm çka ja përforconte mendimet se thundra çetniko barbare dhe spiujt e veglat e tyre të verbërta, duhet të pastrohen, një sahat e para. Menjëherë sapo delë nga burgu e vazhdon aktivitetin, aty ku e kishte lënë, atë ushtarak dhe politik, të cilat i cekëm më lartë dhe ato që do ti cekim në vazhdim, me takime, kontakte si me Nait Hasanin, në banesën e tij në Kodër të Diellit, ku përveç Agronit, ishin të pranishëm edhe Naser Pajaziti dhe Salih Salihu.
Aty nga Naiti, Agroni dhe Salihu, kërkuan që të fillojnë edhe ata me aksione kundër forcave të shkieve, por atë botë Naiti, patë thënë, shokët po thonë ende nuk është koha për diçka të tillë. Ndërsa Agroni dhe Salihu, kërkuan nga Nait Hasani, të mos i zë në gojë diku, për ndryshe nëse ndodhë, atëherë i shkon koka Naitit.
Në tetor pason takimi në shtëpinë e Sejdi Kryeziut në Lagjën Mirëditë, me Hydajet Hysenin, aty takohen Agron Rrahmani, Salih Salihu, Qamërie Shala, Ismail Latifi, nipi i Ukshin Hotit nuk më kujtohet emri i tij një djalosh tjetër i Rahovecit dhe dy vajza që banonin me Ismail Latifin, të gjithë këta të Rahovecit – ishin studenta të fak. të Bujqësisë, ishte edhe motra e Hydajet Hysenit dhe vete Hydajet Hyseni.
Në këtë takim po ashtu është kërkuar nga Hydajet Hyseni, ti mbath çizmet ta vëjë pushkën në krah dhe të dalë në Karadak. Një gjë e tillë nuk u aprovua nga ana e Hydajetit, me pretekst se gjoja këto punë duhet të bëhen nga institucionet dhe se gjoja ende nuk ishin shpenzuar të gjitha mjetet politike.
Të gjithë u ndamë të zhgënjyer me këto qëndrime të Hydajetit, në mënyrë të veçantë nga këto qëndrime të Hydës, u demoralizuan Agroni dhe Salihu.
Aksionin e parë Agron Rrahmani do ta ndërmarrë së bashku me Salih Salihun, Mustafë Llapashticën dhe Zahir Pajazitin me 19 maj 1991 në Besianë të stacioni i trenit, në ora 23, ku janë goditur tre policë shkie e ndoshta edhe ndonjë civilë që ishte me ta, te një ëmbëltore që e mbante një goran.
Pason aksioni tjetër, me 29 maj 1991 “te Suka” në Llabuc 12 kilometra nga Besiana, me goditje të një 101-shi të policisë me ç’rast automjeti ka humbur drejtimin dhe ka rënë në lumin Llap. Kanë marrë pjesë Agron Rrahmani, Mustafë Llapashtica, Salih Salihu dhe Lulëzim Namani.
Aksioni tjetër është ndërmarrë te vendi i quajtur “te Livadhi i Bejtushit”, në rrugën Besianë-Peran. Kanë marrë pjesë, Refik Shala, Agron Rrahmani dhe Salih Salihu, është shtënë në veturën në të cilën ka qenë Miqa i Llapiasit dhe dy udbash tjerë.
Ka pasuar aksioni “te varrezat e Kastratit”, ka qenë një Nivë, me oficerë e udbash, të cilët janë plagosur në mesin e të cilëve edhe djali i Millovanit të Boshkut – për këtë ka ditur edhe Mustafë Hoxha i Kastratit. Aksioni ka ndodhur në ora 21, kanë marrë pjesë Agron Rrahmani, Mustafë Llapashtica, Salih Salihu dhe Kadri Pajaziti.
Në nëntor të vitit 1991, është marrë vendim që të dilet nëpër baza ushtarake, pas takimit që kishte mbajtur Shtabi Suprem i Ushtrisë Liruese Bashkuese Shqiptare, fillimisht NJËSITET e ULBSH, janë dislokuar në fshatin Shamalluk, në shtëpitë e braktisura nga fshatarët, aty kanë qëndruar për 1 muaj, mirëpo për shkak se ishte dimër i ashpër dhe furnizimi i dobët, një pjesë që nuk kishte rënë shumë në sy kthehet nëpër shtëpitë e veta e pjesa tjetër streohet nëpër baza të sigurta.
Në mars të vitit 1992 kalohet në Baza Ushtarake në mes Dyzit dhe Kolajt, në Lagjen e Rukofcve nga aty Njësitet veprojnë për më tepër se 3 muaj e gjysmë edhe këtu dislokimi u bë në shtëpitë e braktisura nga fshatarët. Këtu u kryen ushtrime të rregullta ushtrake dhe merren një mori aksionesh nga Njësitë e Ushtrisë Liruese Bashkuese Shqiptare .
Nga këtu është marrë aksioni Besianë – Livadhi, është goditur një kamion i ushtarëve shkie, kanë marrë pjesë: Agron Rrahmani, Salih Salihu, Enver Sylejmani, Lulëzim Namani, Sabri Aliu dhe Feti Aliu.
Pastaj një aksion tjetër “te panda e Liqenit të Batllavës”, ku është goditur fugoni me rrjet i cili shkonte për ta bërë ndërrimin në Galab, ky fugon është goditur aq shumë sa që është ndeshur me pjesën anësore të rrugës shkambore. Kanë marrë pjesë: Salih Salihu, Agron Rrahmani, Lulëzim Namani, Mustafë Llapashtica, Enver Sylejmani, Sabri Aliu dhe Feti Aliu.
Në muajin prill 1992 Zahir Pajaziti, Agron Rrahmani, dhe Salih Salihu do ti provojnë disa armë në rrugën që shkonë për Lisnajë dhe Bederianë, një Shmajzer dhe disa granata dore dhe ato rezultuan të sukseshme.
Në 28 nëntor 1992 merret vendimi për futje në qytet të një pjese të Njësive të ULBSH, nga Shtabi i Përgjithshëm, ashtu edhe veprohet, në qytet hynë Agroni dhe Salihu, në Prishtinë. Në Prishtinë ndërmerren disa aksione, ku marrin pjesë Njësitet e ULBSH-së, si në Toukbashqe, të varrezat e dëshmorëve, në Ulpianë, në rrugën Besianë – Prishtinë dhe në Lagjën e Muhagjerëve.
Në korrik të vitit 1993, një pjesë e pjestarëve të Ushtrisë Liruese Bashkuese Shqiptare arrestohen, ndërsa Agron Rrahmani arrinë tu ik nga kthetrat udbashëve Bejtush Beka dhe Miqës, me pretekst se vetëm po vishet dhe do të dalë nga shtëpia menjëherë, me çka kalon në anën e kundërt të shëpisë dhe largohet për të kaluar në ilegalitet, një kohë bukur të mirë është strehuar te Enver Sylejmani ku shkonte nga njëherë edhe i ati Muharremi për ta vizituar – strehohet te Enver Sylejmani, pastaj në mënyrë ilegale pas një kohe agja i Enverit, Ramadan Sylejmani e dërgon për në Tetovë dhe pas një kohe të qëndrimit aty niset për në Tiranë dhe shkon në Golem. Atje do të takohet me Oficerët shqiptarë në mënyrë të veçantë me Adem Shehun dhe Sejdi Veselin dhe Nazmi Ajetin ku dotë fillojnë ushtrimet ushtarake për t’i përgatitur djemtë dhe vajzat për LUFTËN E ARDHSHME. Shi për këtë një bazë e Ushtrimeve ushtarake edhe sot e kësaj dite mbanë emrin e heroit të kombit Agron Rrahmani atje në Tiranë.

_______________________

Agroni në Tiranë do të shkoj së bashku me të fejuarën dhe shoqenë e idealit Florina Maloku – të cilën e kishte njohur përmes Ramize Adullahut-Salihu dhe përmes Salih Salihut, (ishte mbesë e Ramizes, vajza e motrës, Salihun e kishte bagjanak dhe shok të idealit dhe të luftës edhe Ramizen po ashtu.)
Agroni edhe pse jetonte në mënyrë ilegale asnjëherë së pushoi së vepruari, disa herë nga Tirana ishte futur për në Kosovë për të sjellur armë dhe gjëra të tjera për luftëtarët e lirisë. Herën e fundit futet në shkurt të vitit 1998 dhe vendos për të qëndruar në Kosovë, herën e fundit me shokun e idelit dhe shoqën e idealit Salihun dh Ramizen do të takohën kah fillimi i majit të vitit 1998 dh do ti raportojnë njëri tjetrit se çfarë kishte ndodhur ndër kohë, kjo ndodhi në Prishtinë në rrugën e Kasollave, aty ku banonte familja e Agronit, në kushte mizore, pa dritë pa ajër të mjaftueshëm, pa kushte minimale për jetë. Aty Agroni u tregoj Salihut dhe Ramizes që kishte një valigje plotë armë dhe granata dore, ky ishte takimi I fundit në mes të shokëve të idealit dhe luftës – Agronit, Salihut dhe Ramizes.
Agroni, pas një aksioni që kishte organizuar me shokët në Qyqavicë, duke u kthyer në bazë në Prishtinë, në Lagjën e Muhagjerëve, kur futen mbrenda, në derën e shtëpisë pjestarët e KOS-it tentojnë ta kapin, por, ku kapet shqiponja e malit, Agron Rrahmani arriti ti hedh granatat e dorës dhe të shkrep të tërë rafalet e automatikut, duke lënë të ngordhur një mori kosistësh, në të njejtën kohë edhe Agronin e kapin plumbat dhe do të kalojë në përjetësi, për bashkimin e dheut të nënës Shipëri, për të mos vdekur kurrë dhe për të mbetur i pa harruar dhe i perjetshëm kujtimi për te.
Agron Rrahmani, pas vete la prindëritë: Muharremin dhe Sofijen, vëllezërit Rrahmanin dhe Tafën si dhe motrat Valbonën, Lirien dhe Metijen. Valbona, Metija dhe Tafa, janë me fakultete të përfunduar, ndërsa Liria është Magjistre e Artit. Muharremi i pasionuar pas leximi dhe pas pune ashtu si edhe Rrahmani, ndërsa nëna Sofije e dhënë pas nipave dhe mbesave dhe pak e lodhur nga sëmundja.
Po ashtu Agroni, la pas vete edhe shoqën e vetë të jetës dhe idealit Florie Maloku – Rrahmani, me fakutet Juridik dhe pritet të kryej magjistraturën dhe vajzën Çlirimtaren, në klasën e nëntë. Është prej familjeve të rralla që edhe sot e kësaj dite po arrinë ta ruaj me nderë dhe respekt veprën madhështore të heroit të Kombit Agron Rrahmani.
Lavdi i qoftë për jetë dhe motë dhe qoftë i pa harruar kujtimi për Heroin e Kombit Agron Muharrem Rrahmani. Rrofshin të gjitha trojet shqiptare të bashkuar me shtetin nënë Shqipëri!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura