SPIRO BUTKA: LASHTËSIA PELLAZGO – ILIRE DHE MANIPULIMI I HISTORISË NGA GREQIA (II)

Tiranë, 11. 10. 2014: (Dyndjet sllave) – Pas largimit të Vizigotëve drejt Italisë, në shekullin e V-të Gadishulli Ilirik u pushtua nga Hunët, të komanduar nga Atila. Krahas Hunëve banorët Ilirik të Epirit të Ri, u sulmuan nga Ostrogotët të udhëhequr nga Teodoriku, i cili me trupat e tij arriti deri në Durrës, e prej andej drejt perëndimit. Pas vitit 488, sulmet barbare nisën të shuheshin ndjeshëm. Kjo qetësi relative, zgjati gati gjithë dekadën e parë të shekullit VI-të, kohë kur në kufijtë veriorë të Ilirisë u sulën, Avarët, Asitët, Gepidët e mbi të gjithë Sllavët. Bizanti asokohe udhëhiqej nga Justiniani, Ilir nga Taurisiumi i Dardanisë, i cili e fuqizoi së tepërmi gadishullin Ilirik, duke ndërtuar 168 kështjella fortifikuese, 61 prej të cilave vetëm në Dardani, vendlindjen e vet. Sllavët duke plaçkitur trevat Ilirike, arritën deri në afërsi të Durrësit. Ushtria e Justinianit nuk u angazhua në luftime kundër Sllavëve, por i ndoqi veprimet e tyre në largësi. Pas vdekjes të Justinianit në vitin 565, hordhitë Sllave u lëshuan drejt jugut të Ilirisë, duke synuar pushtimin e Selanikut, Adrianopojës e Kostandinopojën. Në vitin 586 rrethuan Selanikun dhe pas kësaj u drejtuan për në Peloponez. Ata nuk u mjaftuan me kaq, por në vitin 592 kapën Lezhën e Shkodrën, duke vazhduar drejtë Dalmacisë në Provincën e Prevalit e Ulqinit. Dyndjet Sllave patën efekte të ndjeshme, sepse gjatë invazionit të kryer, nisën Sllavëzimin e tokave Ilire si në Thrakë, Maqedoni, Thesali, Beati dhe përgjatë luginës së lumejve Devoll e Osum. Në fund të shekullit VII-të Perandori Bizntin Herakli, lejoi vendosjen e fiseve Sllave të Kroatëve e Serbëve, të parët në bregdetin Dalmat buzë Adriatikut dhe Serbët në luginat e lumejve Lim, Drina, në Pivë, Tarë e Rashkë. Historianët e kohës theksojnë se provincat e Prevalit, Epirit të Ri e të Vjetër, ishin provincat më pak të prekura nga Sllavizmi, në krahasim me Dalmacinë, Rashën, Maqedoninë e Peloponezin. Grupëzimi Sllav në luginën e Lumejve Osum e Devoll, nuk gjeti mbështetje nga Bizanti, sepse Perandori Justinian i II-të, i shpërnguli Sllavët, për të pastruar bregun lindor të Adriatikut. Fuqizimi i Bullgarve në kohën e mbretërve Simon e Samuel, në Shekullin e IX-të e X-të, u shoqërua me depërtime të fiseve Sllave në brëndësi të Ilirisë, por më vonë u shpërngulën, duke u vendosur në Thrakë e Azinë e Vogël. Historia gjatë këtyre dyndjeve, tregon më së miri e me saktësi, jo vetëm kufijt e Ilirëve e vendosjen e tyre, por përmënd me rradhë Perandorët Bizantin Iliro-Shqiptar, që drejtuan e udhëhoqën atë Perandori. Për Grekët në këtë periudhë kohore, flitet se gjenden nëpër ishujt e detit Egje dhe në Azinë e Vogël, vërtetësi kjo që përputhet me realitetin e zbulimeve arkeologjike të asaj kohe historike.
Vitet ecën bri njëri tjetrit, duke përcjellë situatat luftarake, tashmë me përkatësi fetare, ku përballë njëri tjetrit u gjënden Krishtërimi dhe Islamizmi. Historia e kohës, i cilëson këto përplasje, si luftë të Kryqëzatave, ku të dy palët tentuan, për të realizuar qëllimet përkatëse, drejt një synimi të vetëm, pushtimin dhe zotërimin e Jeruzalemit. Ato ishin një rradhë fushatash pothuajse ushtarake, zakonisht të thirrura e inicuara nga Papa. Si të tilla, ato u emërtuan të shenjta dhe qëllimi i tyre ishte, marrja e qytetit të Jeruzalemit, vendi ku ishte kryqëzuar Krishti.

 Kryqëzata e Parë veproi në vitet 1096-1099 dhe themelimi i sajë u bë me bekimin e vet Papës. Ashtu si citon Giboni, ajo ishte e përbër nga hajdutë e kriminel të mirëfilltë të kohës, pasues të Këshillit të Klemontit në vitin 1095. Përballja e tyre e parë me Kostandinopojën, i tundoi ata me pasuritë e vyera, prandaj Perandori Kostandini i Parë, duke manovruar me krerët sajë, i nxori jashtë Bosforit. Në Hungari kryqëzata u përballë keqas dhe për pasojë, humbi rreth 50% të forcave. Papa i Romës, organizoi e dërgoi ndihma për forcimin e asaj kryqëzate, e cila në vitin 1099 pushtoi Jeruzalemin.
Kryqëzata e Dytë u organizua në vitet 1147-1192, 47 vite më vonë pasi u morë Jeruzalemi, për të mbështetur të mbijetuarit e asaj të Parë. Europa dhe Azia, u mbylli dyert Kryqtarëve të dytë, ku si pasojë e të ushqyerit keqas, shumë prej tyre gjetën vdekjen dhe Jeruzalemi ra në duart e Myslimanëve.
Kryqëzata e tretë, u udhëhoq nga Rikardi i Anglisë. I quajturi Zemërluani, nuk mundi të marrë Jeruzalemin dhe në vitin 1192 u kthye në Angli, bashkë me kryqëtarët e mbijetuar.
Kryqëzata e katërt u inkuadrua me veprimet e veta në vitet 1202-1204 nën udhëheqjen e Feudalve vandal, të cilët pasi pushtuan Kostandinopojën, e plaçkitën atë, duke vjedhur ikonat dhe reliket e vlefëshme kishtare, objekte këto që më pas, u kthyen në mjete biznesi e fitimprurëse, për kishën katolike të Perëndimit. Dëmi i madh ju shkaktua njerëzimit, nga djegja e biblotekave të Kostandinopojës, ashtu si ndodhi në rastin e djegjes së Aleksandrisë në Egjyptin e lashtë.
Kryqëzata e Pestë, përkon me kohën e viteve 1217-1221 dhe u drejtua kryesisht kundër Sirisë dhe Egjyptit. Nuk arriti suksesin e kërkuar dhe për pasojë kryqëtarët u larguan me humbje nga Egjypti.
Kryqëzata e Gjashtë i ndërmori veprimet e sajë në vitet 1228-1229, duke u udhëhequr nga mbreti Francez Luigji i IX-të, i cili u zu rob në luftë e sipër dhe që Francezët më pas, u detyruan të blejnë lirimin e tijë.
Kryqëzata e shtatë e udhëhequr nga mbreti Francez Luigji i X-të, pasoi pararendësin e vet në vitet 1248-1254 në drejtim të Egjyptit, por ajo dështoi, pa arritur qëllimin e sajë.
Kryqëzata e tetë, nisi veprimet e veta në vitin 1270 dhe u cilësua si më e rrezikshmja, sepse në të morën pjesë dhe të mitur, të cilët duke udhëtuar, plaçkitën të gjitha rrugët e komunikimit.
Historia numëron tetë kryqëzata, por pati dhe të tjera më të vogla aventureske, të cilat pothuajse u shpartalluan në krijim e sipër. Kryqëzatat u shuan ashtu si u krijuan. Ato dhe pse u nisën me qëllimin e shenjtë, shënjtëria e tyre, mbeti në kufijtë e interesave të ndësjellta politike e fetare. Gadishulli Ilirik u trazua së tepërmi, por Ilirët edhe pse u gjakosën ruajtën identitetin e vet, duke menduar se e ardhmja, do të afrojë zgjidhje të reja, me përkatësi të dukëshme e realiste. Perandoria Bizantine ishte dhe mbeti epiqendra kryesore, ku ata u përfshinë dhe luajtën rolin e tyre historik, duke e drejtuar atë me disa perandorë e personalitete të tjerë brenda kësaj perandorie. Grekët ishin dhe mbetën atje ku kishin qënë. Lëvizjet e tyre, tashmë nisën të kristalizohen së tepërmi, për një qëllim të vetëm e të përcaktuar mirë brënda politikës ekspansioniste, për pushtimin e zotërimin e Ballkanit. Lufta e tyre reale, pothuajse u kristalizua më konkretisht dhe synimi kryesor ishte dhe mbeti, okupimi i Bizantit dhe transformimi i tij në Megalidhe.
Ilirët, si populli autokton i gadishullit, megjithse të gjëndur brënda këtyre ndodhive të padëshirueshme, ecën në rrjedhat e kohës, për tu shkëputur gjithësesi, nga ato situata të rënduara, që u ishin imponuar. Në shekullin e dytë të Erës Sonë, Gjeografi Aleksandrin Ptolemeu, pranon se në teritoret e Ilirisë, janë përhapur në të gjitha hapësirat fiset Albai me kryeqëndër Albanopoli. Ndërkohë Bizanti nisi të udhëhiqej e drejtohej nga Iliro Shqiptari Anastasi (491-518) i ardhur nga qyteti i lashtë i Durrësit. Fiset Albai gradualisht nisën të përkufizohen me emrin Arbër, emër i trashëguar që nga kohrat antike.

KRYEQYTETI I ALBANËVE – DOKUMENTAR, ALBAN GURI

Këto fise në mesjetë, zunë një vënd të veçantë në gjithë hapësirën e Ilirike, veçanrisht në Ulqin, Nish, Shkup, Manastir, Selanik, Artë, Vlorë, Apolloni, Durrës, Lezhë, Shkodër e Drisht. Në shekullin e VIII-të, banorët e Ilirisë, nisën të njihen si Shqiptar (Albanes) dhe vendi si Shqipëri (Albania). Përplasjet midis Bizantit e Romës, nuk kishin të sosur, për zgjerimin e teritoreve të ndikimit, sidomos në kohën e sundimit të Justinianit (527-565), perandorit me origjin Shqiptare. Në vitin 732 të Erës Sonë, Perandori Leoni i III-të, mori vendim për të hequr ndikimin e Papës së Romës, në ato zona ku ishin vendosur, duke i kthyer ato teritore në Peshkopata Shqiptare. Megjithatë, ndikimi Romak në Preval, Dardani, Shkodër e Lezhë, u përfshi më tej në historinë e luftrave fetare, midis lindjes e perëndimit. Në këto vazhdimësi dyndjesh e përplasjesh luftarake, të ardhur nga drejtime të ndryshme të horizontit, Bizanti u përpoq duke manovruar me Romën dhe invaduesit, të ndalë në një farë mënyre kolonizimin e gadishullit Ilirik, duke pranuar deri diku përzierje të fiseve Sllave, brenda gadishullit Ilirik. Sulmet Sllave nga Veriu në Jug dhe ato Greke nga Jugu drejt Veriut, u bënë kryefjala e politikës pushtuese të kohës, për Ilirinë Lashtë e tashmë të re Shqipërinë. Këto plane ogurzeza, u prishën më 29 Maj 1453, kohë kur Sulltan Mehmeti II-të pushtoi Kostandinopojën, duke ia ndryshuar rrjedhën synimeve Sllavo-Helene.
Pushtimi osman
Pushtimi i viseve Shqiptare nga Osmanllinjët, nisi në mesin e viteve 80-të të Shekullit të XIV-të. Të udhëhequr nga Bejlerbeu i Rumelisë në vitin 1385, Turqit pasi zaptuan Sofjen, u futën në Shqipëri, duke pushtuar qytetet Shqiptare: Selanikun, Janinën, Kosturin, Manastirin, Prilepin, Shkupin e Nishin, qytete këto, të cilat sipas dokumenteve të Perandorisë Osmane të kohës, njihen sot e kësaj dite, si qytete të mirëfillta Shqiptare, të popullit autokton Shqiptar, trashëgimtar i Ilirëve pararendës. Duke u futur në thellësi të teritorit Shqiptar, pushtuesit Otoman sulmuan krahinën e Kosovës, rajon ku u përballën me rezistencën e një koalicioni gadishullor të kohës, që në histori quhet si beteja e Fushë-Kosovës. Përballja me Turqit, trumbetohet nga Serbët si veprim luftarak i tyre, synim ky që sipas Serbëve, bëhet për mbrojtjen atij vendi të quajtur nga ata, si djep i tyre. Një hamendësi brënda së cilës, përfshihet injoranca politike, e bashkuar kjo qëllimisht me atë ushtarake e historike. Pavarësisht hallakatjeve të studiusve Serb, Sllav e disa të shiturve rreth e rrotull, ka një të vërtetë të pamohushme për kohën e vendin e zhvillimit të saj, në qershor të vitit 1389 në Fushë Kosovë dhe drejtusin ushtarak të koalicionit, Shqiptarin Millosh Kopiliqi. Ndërsa për sa i përket, pjesmarrjes së forcave, drejtimit e komandimit, aktualitetit të kohës së zhvilluar dhe arsyetimit përllogaritës të pjesëmarrjes së forcave dypalëshe, në atë terren taktik për betejë, vërtetohet katërcipërisht se Serbët ashtu si dhe Grekët, janë të njohur botërisht si manipulator të historisë, vepër kjo që faktohet e argumentohet në këtë rast, për vetë qëllimin konkret të tyre, për arsyetim të pushtimit të tokave autoktone Shqiptare.
Nisur nga fakti i sasisë të pjesmarrjes së trupave dhe kapacitetit taktik mbajtës të asaj fushe luftimi, ku u zhvillua ajo betejë, cilido ushtarak e njohës i historisë, që e ka parë nga afër terrenin konkret, i nxjerr konkluzionet reale për forcat pjesëmarrëse, të cilat gjithësesi nuk bien ndesh, me ato që zotëron arhiva e kohës, sidomos ajo e Stambollit. Serbët pretendojnë, se kanë qënë forca kryesore, si në pjesëmarrje e udhëheqje. Por, nisur nga pjesëmarja e princave Shqiptar në atë betejë dhe rregullit kohor, për të patur në atë betejë seicili 5000 forca, (1/3 e tërësisë të forcave luftarake të Principatës), në atë përleshje luftarake, kapaciteti taktik mbajtës i vendit, ku u zhvillua beteja, të detyron të pranosh se afërsisht 2/3 e forcave të koalicionit, i zotëronin Shqiptarët. Mbështetur në këtë argument taktik, pjesëmarjen e Princave si drejtuesve kryesor të forcave Shqiptare, dhe vet Millosh Kopiliqit si udhëheqës e drejtues Shqiptar, të detyron të pranosh, se forca kryesore dhe udhëheqja e asaj beteje, ishin dhe mbeten vetë Shqiptarët. U theksua rasti konkret i kësaj beteje, jo vetëm për të vërtetuar të kundërtën e asaj që pretendojnë Serbët, por më tepër për të pyetur Grekët, se ku ishin në këtë betejë koalicioni dhe pse pretendojnë për teritorin që kanë zaptuar, në një kohë kur koha e shkuar e ruajtur në arhivat historike të Stambollit, flet dhe shkruan për Iliro-Shqiptarët dhe jo për Grekët e Greqinë.
Koalicioni i betejës të Fushë- Kosovës i vitit 1389, dështoi dhe për pasojë nuk u arrit synimi i atij veprimi të përbashkët luftarak. Kjo për shumë arsye, por ajo që duhet theksuar si thelbësore, është se ushtria e perandorisë osmane, ishte solide, e konsoliduar, e përgatitur ushtarakisht, e paisur materialisht me mjetet luftarake të kohës dhe për më tepër, për të arritur fitoren, vepronte me një terror të paparë, duke shfarosur çdo gjë, që gjente përpara. Edhe pse në këtë betejë, Millosh Kopiliqi i vrau perandorisë, Sulltanin, ajo nuk u ndal, por nën drejtimin e Sulltan Bajazitit (1389-1402), pushtoi krejt gadishullin Iliro-Shqiptar, që në atë kohë u pagëzua prej tyre me emrin Ballkan. Përballja luftarake e Iliro-Shqitarëve me pushtuesit osman, vazhdoi dhe më tej në kohë, deri në vitin 1415, kur sulltan Mehmeti i I-rë pushtoi Krujën dhe më pas me rradhë Beratin, Kaninën dhe Vlorën. Iliro-Shqiptarët tashmë të identifikuar si Arbër, ngritën krye kundër perandorisë në vitet 1419-1421. Në fillim më 1428 Gjon Kastrioti, e pas tij me rradhë Stefan Spani, Kolë Zaharia e Stefan Maramonti, në vitin 1430. Më tej Perandoria osmane, u përballë me kryengritësit Shqiptar të viteve 1431-1432 nën udhëheqjen e Gjergj Arianiti, të nxitur e ndihmuar nga Papa i Romës. Kundër Arianitit, Porta e lartë hodhi në veprim Ali Bej Vrenozin, i cili në luftë e sipër u tërhoq i humbur. Vala e këtyre kryengritjeve, u përhap në gjithë Shqipërinë, nën drejtimin – jo vetëm të Gjergj Arianitit, por dhe të Anndrea Topisë, i cili tentoi të hynte në lidhje me Hungarinë. Në vitin 1433, Turqit të udhëhequr nga Turhan Beu, sulmuan Gjirokastrën, duke drejtuar synimin e tyre drejt Epirit. Këto përballje luftarake të dyanëshme, vazhduan deri në vitin 1443, kohë kur në Shqipëri, u vu në krye të rezistencës kundër Turqëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Gjergj Kastrioti, i pagëzur nga vetë Sulltanati i kohës me emrin e dytë Skender Beu, në kujtim të Shqiptarit tjetër historik Aleksandri i Madh, lindi sipas kronikanëve të kohës, në 6 Maj 1405 dhe vdiq në 17 Janar 1468. U muar peng nga Sulltani, kur ishte fëmij fare i vogël, dhe u rrit e edukua si jeniçer nën kujdesin e portës së lartë. Koha në vazhdimësi e stërvitjeve dhe përballjeve me veprime luftarake konkrete, nxori në dukje virtytet dhe aftësitë e tij si organizator, udhëheqës e drejtues i mirëfilltë ushtarak. Në 3 Nëntor 1443, ushtria Osmane u përballë me forcat Hungareze të Huniadit dhe Skënderbeu duke shfrytëzuar rastin e humbjes nga Turqit të kësaj beteje, zbatoi planin e tij të përgatitur me kohë dhe me 300 kalorës u nis drejt e në Krujë, ku me anë të një fermani të lëshuar nga vetë Sulltani, mori në dorëzim kështjellën. Në 28 nëntor 1443 në Krujë u hoq nga bashi i kalasë flamuri osman e në vend të tij, u ngrit flamuri Shqiptar kuq e zi, ai që kemi dhe sot me shqiponjën dy krenare. Prej asaj dite, e derisa sa ai dha shpirt, lufta për çlirimin e zotërimin e trojeve Shqiptare, brënda një shteti të vetëm Shqiptar, nuk u ndal. U rrethua Kruja disa herë, por perandoria nuk mundi të ripushtoj Shqipërinë e Shqipëtarët. Betejat e Sfetigradit, Domosdovës, Beratit, Fushës së Kasharit, Vajkalit, e të tjera në tërësinë e tokave Shqipëtare, nuk mundën të mposhtin Skëndërbeun e popullin e tij, deri sa ai dha shpirt në 17 Janar të vitit 1468.
Madhështia e këtij prijësi legjendar Shqiptar, të asaj periudhe kohore, të trazuar me konflikte dy dhe shumë palëshe, është shumë herë më e lartë nga sa shkruhet e flitet, nga kronikanët e kohës e studjuesit e huaj gadishullor, kontinental e botëror. Kjo për shumë arsye, por ajo që është më kryesore, qëndron në atë pse ai është Shqiptar, e duke qënë i tillë, historianëve kronikan fqinj dhe të tjerëve që u shkojnë pas avazit, këtyre të fundit, nuk u vjen mirë, që një Shqiptar të jetë një figur e përmasave të mëdha historike, si është në realitet heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti. Ai luftoi 25 vite kundër një perandorie tepër të fuqishme për kohën, duke i treguar popujve të mbarë botës, se Shqiptarët nuk mund të nënshtrohen e asimilohen nga asnjë pushtues, sado i madh në numër qoftë ai, e i fuqishëm ekonomikisht. Ai realizoi mobilizimin, organizimin dhe bashkimin e Shqiptarve, duke i hapur rrugë krijimit të një shteti, të vetëm të pavarur Shqiptar, gjë këtë që e bëri dhe e mbajti me një qëndueshmëri për një çerek shekulli. Skënderbeu i kushtoi një rëndësi të veçantë burimeve të brëndshme ekonomike, mbi bazën e të cilave mbështeti luftën e shtetit Shqiptar, kryesisht kundër Perandorisë Osmane, por dhe të tjerëve që vepronin në hije. Gjatë 25 viteve luftarake, ai fuqizoi mbrojtjen e brezave kufitar të Shqiptarëve në jug e veri, e brënda kësaj pune serioze, vazhdoi luftën për çlirimin e tokave Shqiptare, që ishin nën sundimin e të huajve. Kjo çoi më tej forcimin e marrëdhënjeve të popullit me shtetin dhe ngriti në nivele të qëndrushme, stabilitetin politik të krejt vendit të Shqiptarve.

Veprimi luftarak i tij, ishte dhe mbeti një sfidë thelbësore, e përfshirë brënda strategjisë që ndërtoi e zbatoi Krutani i Shqipërisë Ilirike – Gjergji i Kastriotëve, arenë kjo ku taktikat e përdorura prej tij, vërtetuan se fitorja nuk i përket vetëm, numrit të shumtë të ushtarëve në fushën e luftimit, por dhe të mënçurisë taktike të përdorimit të forcave të pakta me kriter, në çastin, kohën dhe vendin e duhur, atëhere kur situata e kërkon e ka nevojë. Futja në kurthe, mbajtja nën tension, goditjet e tërthorta, sulmet e fuqishme e të befasishme, ishin e mbetën në histori si norma, kritere e parime kryesore të taktikës e strategjisë të legjendarit tonë kombëtar. Vepra dhe figura e tij mori përmasa e u dimensonua në analet e njohura historike të kohës, si strategu ushtarak, politikani udhëheqës dhe diplomati manovrator, i cili për 25 vite, luftoi bashkë me popullin, për të mbrojtur vendin e vet, deri në momentin e fundit të ndarjes nga kjo jetë. Ai nuk ishte thjeshtë një ushtarak i përkushtuar vetëm i kësaj fushe, por duke qënë në krye të shtetit të Shqiptarëve të sapoformuar, udhëhoqi dhe zbatoi një politikë shtetërore të jashtme, e cila konsistoi në lidhjen, shtrirjen e forcimin e marrëdhënjeve ndërkombëtare në gadishull e kontinent, si një kërkesë e rëndësishme, e domosdoshme e jetike, gjatë përballjes aktuale të kohës me perandorinë osmane. Mënçuria luftarake e Skënderbeut, ishte e pandarë nga ajo politike dhe nëpërmjet kësaj, ai i tregoi Europës, se rreziku invazionist otoman, nuk ishte vetëm për Shqiptarët e popujt e tjerë të Ballkanit, por një kërcënim real e tepër i madh për krejt Europën. Skënderbeu, ishte dhe mbeti brënda historisë botërore, si kryqtari i vetëm e kryesor mbrojtës i krishtërimit Europian. Në të kundërt, nëse kjo figurë emblematike e arenës ndërkombëtare, nuk do të ishte shfaqur në kohën e tij, sot kjo Europë, jo vetëm që nuk do të kish ato katedrale që ka në Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, Angli e gjetkë, por do të ishte shkombëtarizuar, minaret do të kishin zëvëndësuar këmbanat e zaptuar qiellin, ndërsa popujt e tyre do të flisnin vetëm arabisht.
***
Historia e kësaj periudhe u përfshi brënda kësaj teme, për të treguar ku ishin Greqia dhe Grekët, kur perandoria osmane nisi invazionin e gadishullit Ilirik, qëndrimi i heshtur i tyre gjatë këtij invazioni, dhe për më tepër mosangazhimi i forcave të atij vendi, kur Skënderbeu e populli Shqiptar u përballën me rrethimet e herë pas herëshme nga forcat e asaj perandorie. Greqia dhe Grekët, u strukën brënda guaskës së tyre, për të pritur kohën dhe momentin e duhur për Megalidhenë Helene.
Koha ndoqi rrugën e vet, drejt zhvillimit cilësor e saisor, por popujt e gadishullit Ilirik e në veçanti Shqiptarët, nuk arritën të qetësohen, sepse lufta për çlirim kombtar, kundër perandorisë Otomane, nuk u ndal asnjëherë, por vazhdoi si dhe më parë në kohën e shkuar. Brënda kësaj periudhe kohore tepër të trazuar, u shfaqën dhe Helenët, të cilët dhe pse huazuan emrin nga Pellazgët, nën pagëzimin e vetevetes si Grekë, duke e përfshirë veten në trazirat revolucionare të vitit 1821, u hodhën në luftë kundër Perandorisë osmane dhe në 21 Mars 1821 shpallën shtetin e pavarur Grek, me toka plotësisht Iliro-Shqiptare, të organizuar e drejtuar në këtë revolucion nga vetë Shqiptarët. Kjo është vërtetuar nga koha e shkuar dhe ajo e sotme historike, ku nga 100 drejtuesit kryesorë të kohës luftarake për shpalljen e asaj pavarësie Greke, 90 prej tyre ishin e mbetën vetëm Shqiptar, ndër të cilët më të përmëndurit janë: Gjergji Kundurioti, Kiço Xhavella, Andon Kryeziu, Teodor Kollokotroni, Marko Poçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Konari, Gjergji Karaskuqi, Odise Andruço, Andrea Mivuli, Teodor Griva, Dhimitër Plapata, Nikollajq Kryezoti, Athanas Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhurdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Ҫali, Ago Vasiari e të tjerë, të rradhitur pas këtyre, që më pas u bënë udhëheqësit kryesor të atij shteti. Parlamenti i parë foli në gjuhën Shqipe dhe kryeministri i parë o zgjodh një Shqiptar. Mirpo ortodoksia e rrasove të zeza Greke, duke i paraprirë e parandaluar ecurinë Shqiptare brënda atij shteti, ndërhyri ashtu si kanë ndërhyrë gjatë gjithë historisë mijëra vjeçare dhe me ndihmesën direkte të perëndimit Europian, i cili u tundua para shkëlqimit të arit Athinas, rregulluan e sistemuan me toka Shqiptare atë të quajtur, Greqia kallp e kohës sotme.
Video Greqia eshte shqiptare
Përpjekjet luftarake të Shqiptarëve pas vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, ishin të shumta, por jo të një kohëshme. Deri në 28 Nëntor të vitit 1912, kur u ngrit Flamuri Kombtar në Vlorë, zhvillimi i tyre rrodhi i shpërndarë në kohë e treva të ndryshme, të lidhura njëra me tjetrën e të arsyetuara në synime e vendime të deklaruara brënda asaj mungese kordinimi të veprimit të përbashkët. Serbët, Sllavët dhe Grekët, duke shfrytëzuar konfuzitetin midis Iliro-Shqiptarve, të ndarë në Principata e Vilajete, u hodhën në sulm për të krijuar shtetet e tyre, duke i zgjeruar kufijtë nëpërmjet zaptimit e pushtimit me barut e zjarr të tokave Shqiptare.
Ata nuk mjaftuan me dhunën e mjeteve luftarake të kohës, por vunë në zbatim mjetin e paqes, politikën, e cila ashtu ”urtë e butë” kohë pas kohe sanksiononte, uzurpimet me anën e forcës. U aplikua teoria, se lufta përfundonte me traktate, e këto të fundit hartoheshin me sanksione e vendime, në favor të fituesve, që nuk ishin gjë tjetër veçse pushtues të afirmuar nga këto aktmarrëveshje. Zbatimi i kësaj politike uzurpatore, nisi në Shën-Stefan pas luftës Ruso-Turke në 3 Mars 1878, ku Perandoria osmane humbi rreth 80% të zotërimeve perandorake të gadishullit Iliro-Shqiptar. Humbën më shumë se kushdo Shqiptarët, të cilët nuk i pranuan vendimet e atij traktati dhe ju kundërvunë atij me lëvizjen politike, (Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878 – 1881), të cilat ngjallën reagime e kundërshtime, në kancelaritë perëndimore të fuqive të mëdha politike Europiane, ku për pasojë u thirr Kongresi i Berlinit. Ai u mblodh në 13 qershor 1878 dhe zgjati një muaj rrjesht deri në 13 Korrik të po atij viti. Vendimet e atij kongresi u dirigjuan nga fuqitë e mëdha dhe vendimet që u muarën ishin dhe mbetën në interes të atyre fuqive. Shqiptarët nga ky kongres, dolën sërish të zhgënjyer, nga vendimet që u muarën në dëm të tyre. Në kongresin e Berlinit, Turqia i shiti Shqiptarët për interesat e sajë dhe për më keq ata u injoruan nga megallomani Gjerman Otto Bismark, i cili arriti deri atje, që me padijen e tij të deklarojë, se ”Shqipëria është një shprehje gjeografike”.
Luftrat invazioniste kaluan nga njeri shekull te tjetri dhe pasojat e tyre rënduan më shumë se kurrë Shqiptarët, të cilët në vazhdimësinë e shekullit të njëzetë, u përballën me Traktatin e Fshehtë të Londrës, traktat i cili pranoi një minishtet Shqiptar me një të tretën e Shqipërisë reale e historike, ndërsa me dy të tretat e sajë u plotësuan orekset ekspansioniste të Serbve, Sllavëve, Malazezëve dhe Helenve Grekë, ku këta të fundit kishin zaptuar plotësisht brigjet jugore të gadishullit Mesdhetar Ilirik dhe po synonin për të dalë mbi vijën e lumit Shkumbin, për të zhdukur përfundimisht Shqiptarët nga harta e Ballkanit.
Londra hapi plagë të mëdha e me pasoja të rënda, dhe për ti dhënë fund asaj katrahure politike, në 18 Janar 1919 u mblodhën në Versaj të Parisit, pesë fuqitë e mëdha, SHBA, Anglia, Rusia, Franca dhe Italia, të cilat hartuan traktatin e ri të pagëzuar me mrin e Versajes. Ky traktat u nënshkrua në 28 Qershor 1919 nga Franca, Britania e Madhe, Belgjika nga njëra anë dhe Gjermania nga pala tjetër. Bota në dy dekadat e para të shekullit të 20-të, gradualisht afirmoi një fuqi të re politike, SHBA-në, e cila nuk ra në një mëndje për nënshkrimin e Versajës nga shtetet e mësipërme, sepse vendimet e marra, bëheshin shkak për burime e konflikte të tjera në vazhdimësi. Kështu, vendimarrja e Versajës (Parisit) u shty deri në vitin 1921, kur mori formën e prerë në bazë të pikave kushtëzuse, për të drejtat njerëzore e të kombeve, që u propozuan nga Presidenti Amerikan Vundrou Uillson. Megjithë ngulmimet Serbo-Sllave e ato Heleno-Greke, për copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë, falë qëndrimit të SHBA-ës e Presidentit të tyre, Shqiptarët e tanishëm jetojnë në këtë Shqipëri që është sot. Shqipëria ngeli ajo që përcaktoi Londra, sepse u plotësuan orekset Serbe, Sllave dhe ato të Helenëve Grekë, të cilët nuk hoqën dorë nga manipulimi i historisë e përvetësimi i sajë, për interes të zgjerimit të kufijve Helenë, në funksin të Megalidhesë Greke, të sajuar nga rrasot e zeza të Ortodoksisë obskurantiste Athinase.

Bota, përparimtare demokratike, tashmë po kritalizon mendimin e sajë historiko shkencor dhe për pasojë po del në dukje më tepër se kurrë, realiteti Pellazgo-Ilir i lashtësisë historike, i trukuar dinakërisht nga Grekët në funksion të legjitimitetit të pushtimeve të tokave Shqiptare, që kanë uzurpuar. Koha në rjedhat e sajë të deritanishme, ka vërtetuar katërcipërisht, se Grekët aty ku janë vendosur, mund ta quajnë veten Grekë, por vendi i vendosjes së tyre, ka vetëm një emër të lashtë Pellazgo-Iliria, që sot në gjithë botën njihet, quhet e thirret me emrin e madh Shqipëri dhe vetëm Shqipëri. Si do të ndreqen, përmirësohen e rregullohen këto padrejtësi historike, të shkaktuara qëllimisht e me synime të caktuara nga vetë Grekët, e mbështetësit e tyre Serbo-Sllav, u takon lojtarëve të politikës kombëtare e ndërkombëtare, për të mbështetur e çuar përpara mendimin e përpunuar historiko-shkencor, i cili me faktet konkrete e dokumentimin argumentues, të mbledhur nga e shkuara historike, po paraqet e vërteton para botës përparimtare e demokratike, se cilët janë Shqiptarët e deri ku shtrihen kufijt e tyre natyral.
– Autori ishte Ish drejtues në operacionin ‘Shigjeta” të UÇK-ës. Aktualisht është Kryetar i SHVL e UÇK’ës në Tiranë.

– FUND – 

………………………………………………..

– PJESA E PARË –
SPIRO BUTKA: LASHTËSIA PELLAZGO – ILIRE

DHE MANIPULIMI I HISTORISË NGA GREQIA (I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=3197

======================================

(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura