Pashtriku.org, 06. 10. 2016: Sulmet e 11 shtatorit 2001, ishin një seri goditjesh në SHBA që vranë rreth 3.000 njerëz dhe shkaktuan një dëm të pronës dhe infrastrukturës me vlerë rreth 10 miliardë dollarë. Zyrtarët amerikanë pohojnë se sulmet janë kryer nga terroristët e al-Kaedës, por shumë ekspertë kanë ngritur pyetje në lidhje me llogarinë zyrtare. Ata besojnë se elementë mashtrues brenda qeverisë amerikane kanë orkestruar sulmet e 9/11 në mënyrë për të përshpejtuar makinën e luftës amerikane në lindjen e Mesme.
Stephen Lendman, një shkrimtar amerikan, gazetar dhe analist politik në nëj intervistë për ‘Press TV’ ka thënë: “Sulmet e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork ishin një akt terrorizmi i sponsorizuar nga SHBA, i kryer në bashkëpunim me Izraelin” dhe “Dyshimi im është që përgjegjës ishin CIA dhe Mossad’.
“Sauditët kanë kryer shumë, shumë krime në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, ndoshta dhe më gjerë, por ata nuk kanë të bëjnë aspak – e përsëris, aspak – me 11 shtatorin” – ka thënë z.Lendman
“I gjithë skenari i prezantuar në mediat amerikane, dhe qëndrimi zyrtar për 9/11, është në kundërshtim me ligjet e natyrës, në lidhje me mënyrën se si ranë ndërtesat. E vetmja mënyrë që ndërtesat të mund të rrëzoheshin poshtë nuk ishte me aeroplan, apo dy aeroplanë, apo ndoshta me një flotë avionësh. E vetmja mënyrë që do mund t’i rrëzonte ndërtesat poshtë do të ishte në qoftë se do ishin manipuluar me eksploziv, atëherë ato do të rrëzoheshin me rënie të lirë” – deklaroi ai.
‘Benzina e avionëve, pa marrë parasysh sa nxehtësi merr, nuk mund të shkrijë ndërtesa çeliku,’ – ‘Oh, kjo ndodhi për herë të parë në 11 shtator 2001.’ – nënvizon Stephen Lendman.
_____________
Referencat (burimet):
9/11 was US state-sponsored terrorism: American writer
http://www.presstv.com/Detail/2016/10/01/487239/911-US-statesponsored-terrorism
***
9/11 was US state-sponsored terrorism: American writer